AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Kujtime dëbore dhe gjaku në Sarajevë

Dzana BrkanicngaDzana Brkanic
11 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lajmërimet e vdekjes për fëmijët që u vranë në vitin 1994.

Gjashtë djemtë dhe vajzat që vdiqën duke luajtur në dëborë kur Forcat Serbe të Bosnjës bombarduan një lagje rezidenciale të Sarajevës në vitin 1994, ishin vetëm disa prej fëmijëve të vrarë gjatë rrethimit të qytetit.

Lajmërimet e vdekjes për fëmijët që u vranë në vitin 1994.
Lajmërimet e vdekjes për fëmijët që u vranë në vitin 1994.

22 janari 1994 ishte një ditë me diell në Sarajevë, dhe moti i mirë tunduar bijtë e Alipasino Fushë për të rrëshqitur në dëborë. Një prej tyre ishte nëntë-vjeçar Muhamed Kapetanovic, i cili doli për të luajtur atë ditë me mikun e tij Danijel Jurenic – një nga gjashtë fëmijët, të cilët u vranë kur ushtria serbe e Bosnjës gjuajtur predha në lagje.

22 janari 1994 ishte një ditë me diell në Sarajevë dhe moti i mirë i tundoi fëmijët e Fushës Alipasino të dilnin të rrëshqisnin me slitë në dëborë. Njëri prej tyre ishte nëntë-1vjeçari Muhamed Kapetanovic, i cili atë ditë doli të luante me mikun e tij Danijel Jurenic – një nga gjashtë fëmijët që u vranë kur Ushtria Serbe e Bosnjës bombardoi lagjen.

“Mbaj mend kur u ktheva dhe pashë që atij i ishte prerë koka. Në dëborë kishte gjak. Ishte e tmerrshme. Tani kur e kujtoj, ishte si një skenë e shkëputur nga një film horror, përveçse kjo ishte e vërtetë,” risjellë në mendje Kapetanovic, 21 vjet më pas.

Atë ditë u vranë gjithashtu edhe pesë fëmijë të tjerë. Viktima më e re ishte Jasmina Brkovic, e cila ishte vetëm katër vjeçe. Motra e saj 11 vjeçare Indira, tetë vjeçari Mirza Dedoviç, nëntë vjeçari Admir Subasic dhe Nermin Rizvanbegovic, më i madhi nga të gjitha, 13 vjeç, ishin viktimat e tjera. Gjashtë fëmijë të tjerë u plagosën rëndë.

Kapetanovic thotë se kur ra predha e parë, fëmijët u përpoqën të arratiseshin në një ndërtesë, por pastaj ra një tjetër predhë.

“Unë nuk dëgjova ndonjë zhurmë. Thjesht ndjeva një valë të madhe nxehtësie dhe u hodha në ajër. Rashë në tokë. Ndjeva një gumëzhimë të fortë në vesh. U përpoqa të ngrihesha përsëri, por rashë. Kisha veshur çizme të verdha dhe kur pashë këmbët, pashë se taka e çizmes time ishte këputur e gjitha,” thotë Kapetanovic, i cili humbi një pjesë të këmbës si rezultat i sulmit.

Babai i tij, Hamed Kapetanovic, thotë se ai e pa sulmin nga dritarja e apartamentit të tij. Gruaja e tij, në një gjendje shoku, u përpoq të hidhej nga kati 11-të i ndërtesës, e bindur se djali i saj kishte vdekur.

“E pashë si e hodhi në ajër predha. Në fakt, kishte shumë tym dhe zjarr nga predha e madhe. Dëgjuam ulërimat e fëmijëve. Kur zbrita, pashë një fqinj që mbante Muhamedin nga krahët, këmbët e tij ishin varur. Ai ishte plagosur keq. Pashë gjithashtu shumë nga të tjerët. Trupat e tyre ishin bërë copa,” tha Hamed Kapetanovic.

Barbara Jurenic, nëna e Danijelit, kujton se si djali i saj shkoi të rrëshqiste me slitë në dëborë bashkë me motrën e tij Ivanën atë ditë. Ivana kthye në shtëpi më herët, sepse kostumi i saj i skive u lag dhe prindërit e saj nuk e lejuan të dilte përsëri jashtë. Pastaj dëgjuan sulmin.

“Dëgjova britmat e fëmijëve. I dëgjova të gjitha. Pasi copëzat e predhës ranë, zbrita poshtë. Pashë fëmijët e rreshtuar dhe Muhamed Kapetanovicin e vogël që ishte plagosur në një qoshe, ku e kishte hedhur shpërthimi. Iu afrova dy vëllezërve, Admirit dhe Elvirit, dhe i pyeta se ku ishte im bir Danijeli. Njëri prej tyre tha: “Është atje poshtë.” Hodha sytë dhe e pashë atë me fytyrë poshtë, por pa kokë,” thotë ajo.

Admiri, djali i Esadit dhe Zehra Subasic, u vra së bashku me fëmijët e tjerë. Zehra Subasic thotë se ajo dëshiron të takohet personi i cili qëlloi me predha atë ditë dhe të marrë vesh se përse ai e bëri këtë.

“Do të doja ta takoja atë njeri, ta pyes nëse ka fëmijë e familje. Ata s’ishin ushtarë apo luftëtarë. Ishin thjesht djem dhe vajza të mitur,” thotë ajo.

Sipas një grupi të viktimave të quajtur Shoqata e Prindërve, gjatë rrethimit të Sarajevës u vranë rreth 1600 fëmijë. Shumica e tyre u vranë nga predha ose snajperë ndërsa luanin.

Autorët e sulmit në Fushën Alipasino nuk u nxorën kurrë para drejtësisë, por dy ish-komandantë të Ushtrisë Serbe të Bosnjës janë dënuar për kryerjen e një fushate bombardimi, me qëllim përhapjen terrorit në mesin e popullatës civile gjatë rrethimit të Sarajevës.

Gjykata e Hagës dënoi Stanislav Galicin me burgim të përjetshëm dhe Dragomir Millosheviçin me 29 vjet burg, ndërsa ish-udhëheqësi politik serb i Bosnjes Radovan Karaxhiç dhe shefi ushtarak Ratko Mlladiç aktualisht po gjykohen në gjykatën e krimeve të luftës të mbështetur nga OKB-ja.

Zehra Subasic, si shumica e prindërve të tjerë që humbën fëmijët atë ditë, ende e ka të vështirë të përballojë atë që ndodhi në janar të vitit 1994. Ajo është end enë gjendje të dobët shëndetësore dhe duhet të përdorë qetësues për të kontrolluar tensionin e saj.

Barbara Jurenic, nëna e Danijelit, thotë se vetëm vajza e saj Ivana i dha asaj fuqi për të jetuar dhe se ajo filloi të qeshte përsëri vetëm pas lindjes së dy nipërve të saj.

“Sa herë që dëgjoj djemtë duke luajtur futboll poshtë dritares, ose kur bie dëborë, mendoj se sa i madh do të ishte Danijeli sot,” thotë ajo.

Pranë varrezave të Sarajevës, ku janë varrosur Danijeli dhe Admiri, miku i tyre Muhamed Kapetanovic ka arritur të ndërtojë një jetë pavarësisht plagëve të tij, dhe tani ai është një anëtar i ekipit kombëtar boshnjak të volejbollit për njerëzit në karrige me rrota.

Por ai thotë se sa herë që shikon dëborë të bjerë ose fëmijë që rrëshqasin më slitë, kjo i rikujton atij përsëri 22 janarin 1994, atë ditë në Fushën Alipasno.

Etiketa: BurgFamiljeGjykataGjykatëMillosheviçOKBParaSarajevëSHtë miturUshtriaviktimaZjarr
Tjetri
Greqia po luan për të humbur

Greqia po luan për të humbur

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.