AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A mund të shpëtohet Jemeni?

Barak BarfingaBarak Barfi
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorët e Jemenit protestuan kundër milicive të armatosura Houthi të cilat morën pushtetin me dhunë në kryeqytetin Sana’a më 11 shkurt 2015. (AP Photo/Anees Mahyoub)

Jemeni është zhytur në kriza që nuk mund t’i zgjidhë i vetëm. Nëse aleatët e vet ndërkombëtarë nuk i hedhin një litar, ai rrezikon të gëlltitet nga një det trazire që mund të rrezikojë të gjithë rajonin.

Banorët e Jemenit protestuan kundër milicive të armatosura Houthi të cilat morën pushtetin me dhunë në kryeqytetin Sana’a më 11 shkurt 2015. (AP Photo/Anees Mahyoub)
Banorët e Jemenit protestuan kundër milicive të armatosura Houthi të cilat morën pushtetin me dhunë në kryeqytetin Sana’a më 11 shkurt 2015. (AP Photo/Anees Mahyoub)

Jemeni nuk është i panjohur me krizën. I ekspozuar ndaj një lufte rajonale  të deleguar midis Iranit dhe Arabisë Saudite, i rrënuar nga një degë e rrënjosur e al-Kaedës, i ndarë prej mosmarrëveshjeve fisnore dhe prej një lëvizjeje separatiste, vendi është bërë një shembull i gjithçkaje që shkon keq në botën arabe.

Jemeni ka treguar elasticitet të mrekullueshëm në të shkuarën. Për t’u siguruar që përmbysja e fundit e qeverisë nga lëvizja rebele shia Houthi nuk e përball Jemenin me goditjen vdekjeprurëse që ka shmangur deri më tani, komuniteti ndërkombëtar nuk duhet ta braktisë vendin në atë që mund të jetë ora më në nevojë.

Origjina e lëvizjes Houthi daton në vitin 1991, kur u krijua për të mbrojtur Zaidizmin, një formë e moderuar e Shiizmit, nga cenimi i islamikëve suni. Pas sulmeve në Nju Jork dhe Uashington DC, më 11 shtator 2001, beteja e grupit mori një dimension gjeopolitik, teksa luftëtarët e tij e refuzuan vendimin e Jemenit për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe për të rritur bashkëpunimin bilateral të inteligjencës.

Nga 2004 deri në 2010, grupi luftoi gjashtë luftëra kundër qeverisë të Jemenit dhe madje luftoi me Arabinë Saudite. Megjithatë nuk ia doli të zgjerojë ndikimin e vet përtej bastioneve në veri të vendit. Kjo ndryshoi në 2011, kur protestat popullore dhe kaosi politik që buronte nga Pranvera Arabe çoi në paralizimin e gjerë të institucioneve, duke e lejuar Houthis të marshonte krah një ushtrie që refuzoi ta luftonte atë.

Marrja e pushtetit nga ana e grupit i ka frikësuar kundërshtarët e tij, duke i detyruar ata të kërkojnë aleanca të reja që mund të vënë në rrezik sigurinë e shtetit. Në rajonin qendror Marib, shtëpi e impianteve të naftës dhe gazit mbi të cilat mbështetet Jemeni për valutën e jashtme, disa fise janë betuar të luftojnë Houthisët. Rajoni ka qenë bastion i al-Kaedës në Gadishullin Arab (AQAP), një degë e organizatës terroriste globale. Nëse ushtria refuzon të ndihmojë fiset – siç janë gjasat – ata mund të tundohen të kthehen te AQAP.

Situata nuk është më pak e pasigurt në provincat jugore, ku një lëvizje e shkëputur ka qenë aktive që prej 2007. Jugorët janë indinjuar sepse rebelimi Houthi i pengoi planet për përshtatjen e një sistemi federal, që do t’i jepte rajonit më shumë autonomi. Në përgjigje të kësaj, grupet e armatosura kanë zaptuar postblloqet dhe kanë mbyllur portin e Adenit. Rreziku i shkëputjes është shumë real.

Sunitë jugorë janë margjinalizuar që prej një lufte të 1994 që i dha veriorëve kontrollin e shumicës së institucioneve politike të vendit. Shumë në rajon shqetësohen se Houthisët do t’i diskriminojnë ata përsëri. AQAP ka zënë mirë rrënjë në këtë rajon po ashtu, duke nënkuptuar se ekziston mundësia që vendasit të kërkojnë ndihmë për mbrojtje kundër një sulmi të pritshëm Houthi.

Ndërkohë, Jemeni vazhdon të shërbejë si një fushëbetejë në një luftë të deleguar midis Iranit dhe Arabisë Saudite. Irani ka armatosur dhe stërvitur Houthisët, dhe, ndonëse shiizmi i rebelëve ka pak të përbashkëta me atë që praktikohet në Teheran, ata kanë nderuar themeluesin e Republikës Islamike, Ayatollah Ruhollah Khomeini, dhe kanë mbajtur të deleguarin libanez të Iranit, Hezbollahun, si një model për t’u rivalizuar.

Kur Houthisët morën Sana’a, kryeqytetin, në shtator, Arabia Saudite i ndërpreu ndihmat për vendin. Për t’i bërë punët më keq, çmimet në rënie të naftës dhe sulmet mbi gazsjellësit vunë në rrezik një industri hidrokarburesh që siguron 63 për qind të të ardhurave qeveritare. Rënia e fitimeve e çoi Jemenin të parashikojë një deficit buxhetor 3.2 miliard dollarë vitin e shkuar. Nëse trazira nuk pakësohet dhe nëse sauditët nuk vazhdojnë pagesat që kanë siguruar për shumë kohë funksionimin e vendit, Jemeni mund të mos jetë në gjendje t’i mbulojë shpenzimet e veta.

SHBA-ja ka ndjekur rrugën e Arabisë Saudite, duke mbyllur ambasadën e vet dhe duke ngrirë bashkëpunimin e inteligjencës dhe operacionet e kundërterrorizmit. Ky është një gabim. Ushtria e Jemenit është kryesisht e pacenuar, e mbetur në barakat e veta teksa Houthisët marshuan në kryeqytet, dhe ka pak prova që njësitë që punojnë me amerikanët janë besnikë ndaj qeverisë së re rebele. Pezullimi i bashkëpunimit rrezikon t’i japë AQAP dorë të lirë në një vend ku ishte në gjendje të bënte kërdinë edhe kur ishte nën fre.

Jemeni është zhytur në kriza që nuk mund t’i zgjidhë i vetëm. Nëse aleatët e vet ndërkombëtarë nuk i hedhin një litar, ai rrezikon të gëlltitet nga një det trazire që mund të rrezikojë të gjithë rajonin.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Can Yemen Be Saved?

Etiketa: Arabia SauditeBanorëBEGrupet e armatosuraIraniKrizaLuftembrojtjeProject SyndicateProtestatPunërajonrajonirrezikSHSHBAshtatorShtetet e BashkuaratraziraUshtria
Tjetri
Dështimi i administrimit vendor në Shqipërinë e tranzicionit

Dështimi i administrimit vendor në Shqipërinë e tranzicionit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.