AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Foshnja boshnjake mposht sistemin e ndarë etnikisht

Elvira M. JukicngaElvira M. Jukic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Elvira dhe Kemal Salaka me fëmijët e tyre Tarik, Lamija
dhe Faruku. Foto: Elvis Barukcic, AFP

Prindërit e djalit nëntë muajsh Faruk Salaka janë bërë të parët që e kanë regjistruar kombësinë e djalit të tyre si ‘i Bosnjës’, duke mposhtur një sistem që këmbëngul mbi përkufizimet strikte etnike.

Kemal Salaka dhe djali i tij Faruku. Foto: Elvis Barukcic, AFP
Kemal Salaka dhe djali i tij Faruku.
Foto: Elvis Barukcic, AFP

I sapolinduri Faruk Salaka nga Sarajeva nuk ishte në dijeni të debatit publik që ai shkaktoi kur prindërit e tij shijuan fitoren e tyre kundër sustemit etnikisht të ndarë të Bosnjes.

Si fëmija i parë i regjistruar me kombësi “i Bosnjës”, ai krijoi një precedent ligjor që tani i lejon prindërit e tjerë dhe fëmijët e tyre të porsalindur të ndjekin shembullin e tyre.

Lajmi nuk frymëzoi vetëm raporte mediatike në Bosnje dhe Hercegovinë, por në të gjithë botën, në përgjithësi si një histori “besoje ose jo”.

“I pari nënshtetas me kombësi nga Bosnja i lindur 22 vjet pas pavarësisë,” thuhej në një artikull të publikuar në të gjithë botën nga agjencia franceze e lajmeve AFP.

Kur lindi Faruku në prill të vitit 2014, prindërit e tij Kemal dhe Elvira Salaka donin që ai të regjistrohej si boshnjak. Por në një vend ku kushtetuta e të cilit njeh vetëm tre grupe konstitutive etnike, fëmijët e porsalindur mund të regjistrohen vetëm si boshnjakë, kroatë, serbë ose “të tjeraë”.

Babai i Farukut, 39 vjeçari Kemal Salaka, tha për BIRN se ai kishte ngritur një sfidë ligjore sepse ai ishte patriot.

Ai tha se ishte regjistruar në mënyrë vullnetare në Ushtrinë Boshnjake në moshën 16 vjeçare kur kishte filluar lufta në fillim të viteve 1990 për të njëjtën arsye – për të mos lejuar që vendi të ishte i ndarë etnikisht.

“Unë e mbrojta Bosnjen dhe Hercegovinën nga ekskluziviteti etnik kur serbët po e bënin këtë. Tani kur muslimanët po bëjnë të njëjtën gjë, duhet ta luftoj këtë gjë,” tha ai.

“A është e mundur që ne që kemi lindur në Bosnje të mos kemi asgjë të përbashkët?” pyeti ai.

Salakasët kanë më shumë se 10 vjet që janë të martuar dhe dy fëmijët e tyre të mëdhenj, djali Tariku, tani nëntë vjeç, dhe vajza e Lamija, gjashtë vjeçe, nuk kanë asnjë shtetësi regjistruar, sepse kjo u bë e detyrueshme vetëm në vitin 2012.

Pas lindjes së Farukut vitin e kaluar, Salakasët ishin të detyruar, si të gjithë prindërit e tjerë, të shkonin në zyrën e bashkisë dhe të regjistronin lindjen e tij.

Elvira dhe Kemal Salaka me fëmijët e tyre Tarik, Lamija dhe Faruku. Foto: Elvis Barukcic, AFP
Elvira dhe Kemal Salaka me fëmijët e tyre Tarik, Lamija
dhe Faruku. Foto: Elvis Barukcic, AFP

Gjatë procesit, prindërit pyeten nëse duan apo jo të deklarojnë kombësinë e fëmijës së tyre.

Kemal Salaka kujton se kur ai tha “po” dhe shkroi ‘i Bosnjës’, i thanë se kjo nuk ishte e pranueshme dhe se rregullat kërkonin që ai duhet të shënonte boshnjake, kroate, serbe ose ‘tjetër’ – kategoria e përdorur zakonisht nga pakicat etnike ose ata që refuzonin të etiketoheshin sipas përkatësisë etnike.

Por Salakas kishte këmbëngulur dhe i kërkoi ndihmë një avokati, i cili ishte i specializuar në ligjin kushtetues.

Përfundimisht, në fund të janarit të këtij viti, komuna e Qendrës së Sarajevës vendosi se nuk kishte kufizime ligjore që pengojnë askënd të regjistrojë kombësinë si “i Bosnjës”.

Komuna tha se në javët pas këtij vendimi, tashmë ka pasur edhe pesë kërkesa të tjera nga prindërit për fëmijët e tyre, që ata të regjistrohen si boshnjakë.

Historia ka nxjerrë në pah se si 22 vjet pasi Bosnja u njoh ndërkombëtarisht si një shtet i pavarur, shumë njerëz në vend janë ende të ndjeshme ose të hutuar për identitetet kombëtare, etnike dhe fetare.

Kemal Salaka tha se gjatë muajve të fundit, ai ka marrë me dhjetëra emaile mbështetëse – por ka pasur edhe shumë reagime kritike.

“Unë nuk i shoh boshnjakët si komb, por si një përshkrim gjeografik,” tha një lexues i cili komentoi në faqen e internetit të Radio Evropa e Lirë.

Pasi djali i tyre nëntë muajsh u regjistrua si boshnjak, Salaka paraqiti një kërkesë që të ndryshojë zyrtarisht edhe kombësinë e tij, dhe tani planifikon të dorëzojë edhe aplikimet për gruan dhe dy fëmijët e tjerë.

Ai këmbënguli se ai kishte të drejtë të luftonte një sistem që bazohej në ndarjet etnike.

“Autoritetet ranë dakord ta ndajnë vendin tonë dhe mendojnë se jemi të gjithë budallenj dhe se nuk e kuptojmë këtë,” tha ai.

Etiketa: BIRNBosnjaBosnjeEvropakufizimeLuftaSarajevëSHVendimi
Tjetri
Kursimet fiskale përkundrejt Shoqërisë Europiane

Kursimet fiskale përkundrejt Shoqërisë Europiane

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.