AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Refugjatë boshnjakë urdhërohen të paguajnë banorët e përligjshëm serbë

Denis DzidicngaDenis Dzidic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Muniza Oprasic. Foto nga FTV

Një refugjate e moshuar boshnjake, e cila u kthye pas luftës, u urdhërua t’i paguante kompensim një familjeje serbe, e cila zuri shtëpinë e saj në një fshat afër Visegradit dhe e ka rinovuar atë në mungesë të saj.

Muniza Oprasic. Foto nga FTV
Muniza Oprasic. Foto nga FTV

Gruaja 71-vjeçare Muniza Oprasic ka bërë thirrje për ndihmë pasi gjykata e qarkut në Sarajevën Lindore e urdhëroi atë t’i paguajë 10,000 € një familjeje serbe që jetonte në shtëpinë e saj në fshatin Okrugla, në entitetin e  Republikës Srpska ku mbizotërojnë serbët, për gati shtatë vjet deri në vitin 2003, ndërsa ajo ishte refugjate.

“Nuk e kuptoj si mund të ndodhë kjo,” tha Oprasic për BIRN.

“Kjo ishte shtëpia ime. Pse u futën në shtëpinë time ata? Ata jetuan atje për shtatë ose tetë vjet dhe tani duan që t’i paguaj. Kjo është e tmerrshme dhe kështu po jetojmë në Republikën Srpska ne të rikthyerit në Visgrad,” tha ajo.

Oprasic tha se ajo nuk kishte mjaftueshëm para për të paguar kompensimin, kështu që gjykata vendosi t’i marrë një pjesë të pensionit.

“Kam një pension prej 320 markash boshnjake, (160 euro) dhe ata thanë se do të marrin gjysmën ose ndoshta 100 marka (50 euro). Nuk e përballoj dot këtë. Unë kam nevojë për ilaçe, kam fatura për të paguar. Po kërkoj ndihmë nga kushdo,” tha ajo.

Almir Salihovic nga Koalicioni i 1 Marsit, i cili përfaqëson të rikthyerit në Republikën Srpska, tha për BIRN se ai e sheh vendimin si një “tregues të diskriminimit sistematik ndaj të rikthyerve boshnjakë”.

“Ky nuk është i vetmi rast kur ligjet përdoren për të diskriminuar të drejtat e jo serbëve. Dimë rastet në Gacko dhe Bijeljina, ku po merret toka boshnjake. Sistemi serb po na bën presion,” tha Salihoviç.

Ai tha se ai ishte i frustruar nga mungesa e përgjigjes së vendimit të gjykatës nga ana e politikanëve boshnjakë dhe komunitetit ndërkombëtar.

“Ne si koalicion nuk mund të bëjmë asgjë substanciale.Do të përpiqemi të mbledhim fonde për të ndihmuar këtë grua në një farë mënyre. Ndoshta për të blerë dru, por nuk mund të bëjmë më shumë,” tha Salihovic.

Presidenti i asamblesë së komunës së Visegradit, Suljo Fejzic, tha gjithashtu për median vendase se ai nuk ishte aspak i lumtur me vendimin.

“Kjo dërgon një mesazh shumë të keq – boshnjakëve të rikthyer po u thuhet se nuk janë të mirëpritur,” tha ai.

Sipas vendimeve në gjykatën e Hagës, forcat serbe të Bosnjës morën kontrollin e Visegradit në maj të vitit 1992 dhe filluan një prej fushatave më famëkeqe të konfliktit, të hiqnin qafe popullsinë boshnjake të qytetit. Disa qindra prej tyre mendohet të janë kthyer që nga koha e luftës.

Etiketa: BanorëBIRNEuroFondeGjykataGjykatëGjykatëskompensimParaRefugjateSarajevëToka
Tjetri

Mali i Zi ka mangësi në punësimin e pakicave etnike

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.