AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Axhenda e rrezikshme dixhitale e Kinës

Robert D. AtkinsonPaul HofheinzngaRobert D. AtkinsondhePaul Hofheinz
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kur gjiganti kinez i blerjeve elektronike Alibaba u radhit në Bursën e Këmbimit të Nju Jorkut vitin e shkuar, ai u bë brenda natës e 17-a kompani e publike në botë, me një kapital tregu prej 230 miliard dollarë, më shumë sesa Amazon, eBay apo Facebook. Europa, megjithatë duket se i ka humbur lajmet.

Në fakt, në vend që t’i përgjigjej ngritjes dixhitale të Kinës, Bashkimi Europian ka mbetur i fiksuar në suksesin global të platformave amerikane si Amazon, Facebook dhe Google, madje duke kërcënuar veprime ndëshkuese kundër tyre.  Disa muaj pas ofertës fillestare publike të Alibaba-s, Parlamenti Europian kaloi një rezolutë jo-bashkimi për të parandaluar që kompanitë online si Google të “abuzojnë” me pozicionin e ty në treg. Rezoluta bënte thirrje për “ndarjen e motorëve të kërkimit nga shërbimet e tjera komerciale.”

Por ka provë në rritje se sfida e vërtetë konkurruese për Europën do të vij nga Perëndimi, veçanërisht nga Kina, që po merr një qasje mbrojtëse dhe ekspansioniste për të siguruar dominimin e vet dixhital në të ardhmen. Nëse Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara nuk bashkëpunojnë për të kufizuar Kinën në këtë front, ata rrezikojnë ta lënë fushën e lojës të ekspozuar ndaj një regjimi rregullator bazuar në parimet që bien në kontradiktë me vlerat fundamentale që kanë të përbashkëta dy ekonomitë më të mëdha të perëndimit.

Nuk ka dyshim për suksesin e Kinës në ekonominë e internetit. Me Alibaba-n, Kina ka 27 të ashtuquajtur njëbrirësh (kompani që vlerësohen me 1 miliardë dollarë sipas një oferte fillestare publike, shitjes apo fondeve të deklaruara publikisht), ndërsa Europa ka vetëm 21. Kina lavdërohet edhe për katër nga dhjetë uebsajtet më të vizituara të botës. Baidu, motori kryesor i kërkimit në vend, parashikon se gjysma e të ardhurave të tij do të vijnë prej jashtë kinës brenda gjashtë viteve.

Për të qenë të sigurt, Kina ende mbetet pas SHBA-së, me 79 njëbrirëshit e saj, në sferën dixhitale. Por paraqet një kërcënim më të madh në hapjen dhe konkurrencën e sektorit, teksa liderët e saj mbështeten mbi merkantizmin dhe proteksionizmin për të çuar përpara synimet e tyre të teknologjisë së lartë.

Për shembull, plani nga Këshilli i Lartë Kinez i Shtetit për t’u siguruar se vendi do të udhëheqë botën në prodhimin e gjysmëpërçuesve deri në 2030 do të përfshijë depozitimin e të paktën 20 miliard eurove në subvencionet qeveritare te firmat shtetërore kineze, si dhe prokurim diskriminimi për të lënë jashtë konkurrentët e huaj. Në mënyrë të ngjashme, qeveria kineze i ka dhënë 640 miliardë euro në vit për pesë vjet vetëm shtatë ‘industrive strategjike në zhvillim”, përfshirë teknologjinë informacionit dhe komunikimeve.

Për më tepër, Kina i përdor standardet teknologjike si një barrierë tregu, ndërsa përdor ligjet e veta anti-monopol për të diskriminuar kompanitë amerikane dhe europiane. Shtoji kësaj vjedhjen e pronës intelektuale të vlefshme evropiane dhe amerikane, përfshirë piratimin e mbështetur nga qeveria të kompjuterëve të kompanive evropiane dhe kërcënimi që Kina paraqet për konkurrencën e lirë mund të mos jetë i qartë.

Por problemi nuk është i izoluar në kufijtë e Kinës. “Konsensusi i Pekinit” – qasja statike politike e Kinës, shpesh në kontrast me “Konsensusin e Uashingtonit” për politikat miqësore me tregun gjerësisht të favorizuara nga Europa dhe SHBA-ja, po frymëzon një numër në rritje shtetesh të mbulojnë me privilegje dhe subvencione kampionët vendas të teknologjisë. Ndoshta më problematike, ndikimi kinez po nxit mbështetjen për ballkanizimin e internetit – ndarjen e internetit global në rrjete kombëtare më të vogla, të mbyllura – në një numër vendesh, përfshirë aktorët kyç si Brazili, Rusia dhe Turqia, dhe madje ka simpatizantë në Europë.

Një lokalizim i tillë i të dhënave mund të tingëllojë i padëmshëm, veçanërisht kur prezantohet si një përgjigje ligjore ndaj shpalljeve të survejimit depërtues sipas shijeve të Agjencisë Amerikane të Sigurisë.  Dhe, në premtim të një reje kombëtare ‘të sigurt’, kjo është saktësisht çfarë po përpiqen të bëjnë politikëbërësit. Por që janë baza të dobëta për të penguar një nga shpikjet më të mëdha të sotmet dhe motorët më efektivë të rritjes ekonomike, veçanërisht duke marrë parasysh se piratimi ndodh nga kudo. Në fakt, krimet më të rënda kibernetike e kanë origjinën nga ato vende, përfshirë Kinën dhe Rusinë, që po drejtojnë lëvizjen e ballkanizimit.

Mënyra më e sigurt për të përshpejtuar rritjen dixhitale të Kinës është një përçarje transatlantike mbi çështjet relativisht të vogla. Pavarësisht nëse është të dhënat apo e drejta e autorësisë, Interneti i Gjërave, apo privatësia, BE-ja dhe SHBA-ja duhet të bien dakord mbi një rrugë të përbashkët – bazuar në vlerat e përbashkëta si demokracia, sundimi i ligjit dhe liria e fjalës. Ndryshe, Kina do të diktojë së shpejti kushtet e tregtisë në sektorin ekonomik me rritjen më të shpejtë në botë. Nëse shoqëritë e hapura dhe pluraliste nuk mbrojnë një internet të hapur dhe tregti të bazuar në tregje, kush do ta bëjë?

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. China’s Dangerous Digital Agenda

Etiketa: AmazonBashkimi EuropianBEBrazilidemokraciaEuroEuropaFacebookGoogleKibernetikeKinaLiriaMonopolpaktParlamenti EuropianProject SyndicateQeveriaRezolutaRusiaSHSHBAShtetet e BashkuarasubvencioneTregtregtiTreguTurqiazhvillim
Tjetri
Toka thërret sektorin financiar

Toka thërret sektorin financiar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.