AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Interpoli kërkon arrestimin e 17 luftëtarëve jugosllavë

Marija RisticIvana NikoliçngaMarija RisticdheIvana Nikoliç
11 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Interpoli ka nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar për 17 ish-anëtarë të forcave serbe, përfshirë një deputet të partisë në pushtet, për akuzat se ata kanë kryer krime lufte në Kosovë në prill të vitit 1999.

momir, stojanovicInterpoli të mërkurën nxori një lajmërim duke bërë thirrjebpër arrestimin e kreut aktual të komisionit parlamentar për sigurinë në Serbi, Momir Stojanovic.

Interpoli të mërkurën nxori një lajmërim duke bërë thirrje për arrestimin e kreut aktual të komisionit parlamentar për sigurinë në Serbi, Momir Stojanovic, dhe 16 persona të tjerë që ishin pjesë e forcave të Beogradit gjatë luftës në Kosovë, duke i akuzuar ata për krime lufte kundër civilëve.

Ata dyshohen për përfshirje në vrasjen e më shumë se 300 shqiptarëve të Kosovës në fshatrat Mejë dhe Korenicë, afër qytetit të Gjakovës në zonën e Rekës e Keqit, pranë kufirit shqiptar, në fund të prillit 1999.

Përveç Stojanovicit, njerëzit që kërkohen janë Nikola Micunovic, ish-kreu i Departamentit Ushtarak të Gjakovës, Momcilo Stijovic, një ish-oficer policie, vëllezërit Momcillo, Milutin dhe Miladin Novakovic, gjithashtu ish-oficerë policie, Muharem Ibraj, ish-komandant policie në Gjakovë, Sreten Camovic, një ish-oficer i sigurimit të shtetit, Dimitrije Rasovic, ish-inspektor policie, dhe një sërë luftëtarësh të tjerë serbë: babai dhe djali Dragan dhe Aleksandar Pekovic, Zivko Vuksanovic, Miras Gegovic, Predrag Stojanovic, Miso Popovic, Lazar Draskovic dhe Zoran Mirkovic.

“Kartelat e kuqe”, të konsideruara si gjëja më e përfërt me një urdhër arresti ndërkombëtar, janë lëshuar në bazë të një kërkese nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Stojanovic, tani deputet i Partisë Progresive Serbe, i ka mohuar akuzat duke thënë se lëvizja kishte për qëllim vetëm të frikësonte serbët në mënyrë që ata të mos kthehen në Kosovë.

“Shpresoj të kem shtetin pas meje dhe se ai do të thotë fjalën e tij për këtë gjë,” u tha ai gazetarëve në parlament të mërkurën.

Ai sugjeroi gjithashtu urdhërat ishin lëshuar në reagim ndaj krijimit të pashmangshëm të një gjykate speciale të mbështetur nga BE-ja për të gjykuar anëtarët e UÇK-së për krime gjatë dhe pas luftës.

Në prill të vitit 1999, sipas grupit ndërkombëtar ‘Human Rights Watch’, i cili dokumentoi krimet e luftës në Kosovë, ushtarët jugosllavë dhe forcat speciale serbe të policisë rrethuan fshatra në rajonin e Rekës dhe Keqit, i rrethuan banorët dhe i detyruan ata të iknin në rrugën drejt Gjakovës .

Shumë prej fshatrave u dogjën sistematikisht.

HRW gjithashtu identifikoi disa prej autorëve të dyshuar, përfshirë vëllezërit Novakovic. Tre dëshmitarë thanë për HRË-në se ata panë Milutin Novakovic, i njohur si Stari, i cili ishte një polic në atë kohë, në një pikë kontrolli pranë fshatit kur ndodhën vrasjet më 27 prill. HRW-së u tha gjithashtu se vëllai i tij Miladini ishte atje.

Vrasjet në Gjakovë janë listuar gjithashtu në padinë kundër ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç dhe pesë zyrtarëve të tjerë serbë nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë.

Një dëshmitar i mbrojtur, i cili dëshmoi në gjyqin e Millosheviçit, tha se arsyeja e sulmit ishte hakmarrja për pesë policë serbë që u vranë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në një pritë në afërsi të qendrës së Mejë më 22 prill 1999.

Nike Peraj, një ish-oficer i Ushtrisë Jugosllave, i cili dëshmoi në gjyqin e Millosheviçit si dëshmitar të brendshëm, tha se deputeti aktual serb Stojanovic ishte ndër ata që pas këtyre vrasjeve i dha urdhër vartësve të tij se të paktën 100 njerëz duhet të vriteshin për të marrë hak.

Sandra Orlovic, drejtoreshë e Qendrës për të Drejtën Humanitare, e cili ka dokumentuar krimet në Gjakovë, tha se kërkimi i saj dhe dokumentet e gjykatës së Hagës tregojnë se njësitë përgjegjëse për sulmin ishin Brigada 549 e Motorizuar e Ushtrisë Jugosllave, e udhëhequr nga Bozidar Delic, gjithashtu anëtar i partisë serbe në pushtet dhe ish-deputet, si edhe Brigada 125 e Motorizuar, e udhëhequr nga gjenerali tashmë i dalë në pension Dragan Zivanovic, i cili është aktualisht po hetohet nga prokuroria serbe për krime të dyshuara lufte pranë qytetit të Pejës në Kosovë.

Orlovic tha se vrasjet Gjakovë përfaqësonin vrasjet më të madh në masë të konfliktit të vitit 1999. Shumica e trupave më vonë u gjetën në një varr masiv në qendrën e trajnimit policor të Batajnicës pranë Beogradit.

“Ky ishte një operacion i gjerë që përfshinte ushtrinë dhe policinë speciale, nuk synon vetëm dëbimin e civilëve, por edhe largimin dhe fshehjen e trupave,” tha ajo për BIRN.

Deri tani Serbia nuk i ka hetuar krimet, pavarësisht një njoftimi të disa vite më parë se do të hapej një çështje, tha Orlovic.

“Ndjeshmëria e kësaj çështjeje është se për shkak të numrit të njësive të përfshira, hetimi do të çojë në vënien para përgjegjësisë të zyrtarëve të lartë aktualë,” tha ajo.

Etiketa: BanorëBEBIRNdeputetgazetarGjykatëGjykate specialeGjykatësHRWHuman Rights WatchInspektorKontrolliKosovëKrimekrime lufteLufteMASMillosheviçoperacionpaktParaparlamentPejëProkuroriaSerbiSerbiaSHStariUshtriavarrvarr masiv
Tjetri
Rruga e myslimanëve shqiptarë drejt xhihadit në Siri

Dosja e xhihadit: roli i imamëve në rekrutimin e militantëve shqiptarë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.