AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Banka Botërore akordon kredinë e re për shëndetësinë pas dështimit të të vjetrës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Analiza, Vendi
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mjedis i repartit të djegieve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, fotografuar më 19 mars 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA

Afro një vit pasi mbylli një projekt me konkluzionin “Relativisht i pakënaqshëm”, Banka Botërore i jep Shqipërisë 32 milionë euro kredi për një projekt të ngjashëm në sektorin e shëndetësisë.

Mjedis i repartit të djegieve në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, fotografuar më 19 mars 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA
Mjedis i repartit të djegieve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, fotografuar më 19 mars 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA

Drejtorët Ekzekutivë të Bankës Botërore në Uashington miratuan të premten (27 shkurt) një kredi prej 32.1 milionë eurosh për Shqipërinë me synimin për të Përmirësuar Sistemin Shëndetësor në Shqipëri. Kredia synon të rrisë eficencën e kujdesit shëndetësor në disa spitale në Shqipëri përmes përmirësimit të menaxhimit të fondeve.

“Reformat në sistemin shëndetësor janë komplekse dhe ka ende një pjesë të madhe të papërfunduar në axhendë,” deklaroi Tahseen Sayed, menxhere për Shqipërinë në Bankën Botërore. “Aktivitetet e projektit në mbështetje të reformës së sektorit spitalor në Shqipëri përfshin krijimin e një sistemi të informimit mbi menaxhimin shëndetësor, reformimin e sistemit të financimit të shëndetësisë, përfshirë vlerësimin e opsionit të zgjerimit të mbulimit me sigurime shëndetësore brenda hapësirës së disponueshme fiskale,” thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar nga banka.

Projekti premton reduktimin me 25 për qind të çmimeve mesatare për 10 ilaçet më të përdorura me recetë dhe 10 ilaçeve më të shtrenjta spitalore. Projekti premton gjithashtu rritjen me mbulimin me sigurime shëndetësore për të varfërit deri në 65 për qind.

Banka Botërore i ka akorduar Shqipërisë deri më sot 84 projekte me një total prej 2.1 miliardë dollarësh kredish dhe grantesh. Një pjesë e këtyre projekteve janë kredituar nga vetë Banka Botërore dhe pjesa tjetër janë bashkëfinancime nga donatorë të tjerë. Aktualisht Shqipëria i detyrohet grupit të Bankës Botërore mbi 1 miliardë euro borxhe.

Për sektorin e shëndetësisë, ky është projekti i katërt. Dy nga projektet e së shkuarës janë vlerësuar me rezultat “relativisht të pakënaqshëm”.

Dështimi i projektit të kaluar

Banka Botërore zbatoi një projekt tjetër për sektorin e shëndetësisë nga viti 2006 deri në vitin 2014, projekt që u vlerësua nga vetë banka me rezultatin: “relativisht i pakënaqshëm”.

Kur ky projekt i konceptua pas në vitin 2005, projekti premtoi përmirësime të përgjithshme të sistemin shëndetësor në Shqipëri përmes ndërhyrjeve me një kosto të përgjithshme prej 19 milionë dollarësh, nga të cilat, 15.4 milionë qenë kredi nga Banka Botërore.

Në qershor 2014, Banka Botërore kreu vlerësimin final zyrtar për rezultatet e këtij projekti. Grupimi i Vlerësimit të Pavarur gjeti se vlerësimi fillestar i situatës dhe aftësia e bankës për të bërë analiza të thelluara qe shumë i mirë. Por rezultati final, si sa i përket sjelljes së kredimarrësit, (qeverisë shqiptare) ashtu edhe menaxhimit nga ana e bankës, rezultoi “relativisht i pakënaqshëm”.

Vlerësimi i situatës i kryer në vitin 2006 zbuloi se Shqipëria po përballej me rënie të sëmundjeve infektive dhe rritje të sëmundjeve joinfektive si shkaqe të vdekshmërisë si dhe me mungesën e përgatitjes së sistemit shëndetësor për t’u përballur me këtë ndryshim, përfshirë mungesën e elasticitetit në alokimin e burimeve. Struktura spitalore nuk i qe përshtatur (në fakt ende nuk është përshtatur) me ndryshimet, qoftë demografike, qoftë të llojit të sëmundjeve të 25 viteve të fundit. Një numër i madh spitalesh periferike ruanin kapacitete në punësim ndërkohë që kishin norma shumë të ulëta përdorjeje dhe zënieje, dmth nuk kishin klientë. Kjo qe e kundërt me situatën në qendrat e mëdha të banuara ku barra mbi kapacitetet spitalore qe shumë e lartë. Në vitin 2008, projekti pati financuar një studim për racionalizimin spitalor por rezultatet e studimit nuk u zbatuan nga qeveria.

Një nga problemet më të mëdha të sistemit duket se qe kostoja shumë e lartë e ilaçeve të rimbursueshme, të shkaktuara pjesërisht nga mungesa e transparencës në rrjetin e blerjeve dhe shpërndarjes së ilaçeve.

Shqiptarët vlerësohej se shpenzonin 6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për kujdes shëndetësor, shifër kjo e barabartë me vendet në nivel të ngjashëm zhvillimi, nga ku gjysma e shpenzimeve mbulohen nga sistemi i taksave dhe kontributeve të sigurimit shëndetësor dhe gjysma tjetër nga pagesat e drejtpërdrejta, qoftë në formën e kujdesit shëndetësor privat, qoftë në formën e parave nën dorë.

Por mekanizmat e zgjedhura nga hartuesit e projektit për zgjidhjen e problemeve të identifikuara u vlerësuan si “modeste” dhe “me probleme”. Ndërkohë, projekti iu nënshtrua dy ristrukturimeve, me devijime në aktivitete, ristrukturime që nuk ndryshuan shumën totale të borxhit, por sipas vlerësimit, dobësuan më tej zinxhirin e arritjes te rezultatet.

“Ristrukturimi i parë u krye vetëm pesë muaj para datës së caktuar të mbylljes së projektit ndërkohë që vetëm një e treta e fondeve qe disbursuar,” thuhet në vlerësimin final.

Vlerësuesit e rezultateve të projektit paraqitën disa arsye që sollën problemet me zbatimin e këtij projekti. Problemi i parë qe që gjatë kohës së zbatimit të projektit, “ndryshoi mesatarisht një ministër shëndetësie në vit”. Siç ndodh rëndom, ndryshimi i ministrave shoqërohet me ndryshime të tjera. “Ndryshimet në stafin e nivelit të lartë brenda Ministrisë qe i gjithëpërhapur, shkaktuar më së shumti nga faktorë politikë, duke shkaktuar humbjen e eksperiencës dhe kujtesës institucionale ku të emëruarit e rinj nuk kishin gjithmonë kapacitetet e nevojshme,” thuhet në raportin e vlerësimit.

Gjatë periudhës së projektit, ndryshimet e aleancave në qeveri sollën ndryshimet në drejtimin e ministrisë. Në vitet 2005-2007, ministër qe Maksim Cikuli. Më 2007, u bë ministër Nard Ndoka. Më 2008, iku Ndoka dhe ministre u bë Anila Godo. Më 2009, ministrinë e mori Petrit Vasili nga LSI. Më 2012, Vangjel Tavo e mori ministrinë po për LSI. Pas largimit të LSI nga koalicioni qeveritar, për një periudhë të shkurtër, ministër u bë Halim Kosova. Në vetëm tetë vjet, pati gjashtë ministra nga katër parti të ndryshme politike.

Gjatë të gjithë zbatimit të projektit, thuhet në raport, kishte një tension të vazhdueshëm mes Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Si të mos mjaftonin këto probleme, projekti hasi në një problem tjetër. Në vitin 2012, Instituti i Statistikave kreu Vrojtimin Për Matjen e Standardeve të Jetesës. (Njohur nga akronimet në anglisht LSMS). Qeveria e kohës refuzoi të publikojë rezultatet. Ky qe vetëm një nga problemet. Statistika të tjera që duhej të mblidheshin për të vlerësuar performancën e sistemit shëndetësor thjeshtë nuk mblidheshin. Një nga problemet e raportuara qe fakti që ndryshimet e mëdha në stafin e drejtimit të spitaleve, bëri që numri i të trajnuarve për përmirësimin e menaxhimit të tejkalohej, por përmirësimi nuk u pa asgjëkundi. Stafet e trajnuara pushoheshin ndërsa një pjesë e drejtorëve të spitaleve qenë emëruar për arsye politike, gjë që sugjeron që qenë të pakualifikuar për të bërë këtë punë.

Në përgjithësi, puna e stafit të bankës u vlerësua “relativisht e kënaqshme” ndërsa sjellja e autoriteteve shqiptare u vlerësua “Relativisht e pakënaqshme.”

Por pati edhe një “keqprokurim”. Sipas raportit të vlerësimit, Banka Botërore shpalli gjendjen e “keqprokurimit” në një rast blerjeje pajisjesh mjekësore me vlerë 1.1 milionë dollarë. Komisioni i vlerësimit të ofertave pati skualifikuar ofertuesin më të lirë bazuar në një kriter vlerësimi të paspecifikuar në dokumentet e prokurimit dhe ia dha kontratën një konkurrenti tjetër në dhunim të rregullave të bankës.

Probleme të pazgjidhura që nga 1994

Banka Botërore pati zbatuar një projekt tjetër në sistemin e shëndetësisë që pati nisur në vitin 1994. Raporti final në vitin 2001 e vlerësoi projektin si me rezultat të “kënaqshëm”, por qëndrueshmëria e projektit, (aftësia për t’i patur rezultatet jetëgjata) u cilësua si “e limituar”. Problemet e identifikuara në projektin e parë mbetën edhe 20 vjet prapa. Në Shqipëri ka spitale nëpër qyteza të vogla me kapacitete shumë më të mëdha nga sa nevojiten për shkak të ndryshimeve demografike.

Në vitin 1998, Banka Botërore dha edhe një projekt tjetër për Shqipërinë, i cili kishte mbivendosje me projektin e vitit 1994. Ky projekt përmbante një kredi me vlerë 17 milionë dollarë. Edhe ky projekt u vlerësua në fund si me rezultat “relativisht të pakënaqshëm”.

Në total, Shqipëria mori së paku tre projekte me vlerë të përgjithshme prej rreth 50 milionë dollarësh, dy nga të cilat janë të vlerësuara si me rezultat “relativisht të pakënaqshëm”. Ndërsa Banka Botërore ndërmori projektin e radhës, edhe më të madh se sa projektet e të shkuarës, shqiptarët janë aktualisht duke paguar kreditë e marra për projektet e dështuara të së shkuarës.

Etiketa: BorxheEuroFinalHalim KosovaInstituti i StatistikaveKosovakostokredikrediakujdes shëndetësorLSImbështetjeMjedisMjekmjekëParaPetrit VasiliPunaPunëQeveriaraportRaportiSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareVangjel Tavo
Tjetri
Shqipëria bëhet gati t’i japë lamtumirën teksteve shkollore alternative

Shqipëria bëhet gati t’i japë lamtumirën teksteve shkollore alternative

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.