AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pabarazia e financuar publikisht

Kemal DervişngaKemal Derviş
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një nga faktorët që drejtojnë rritjen në masë të pabarazisë globale dhe përqendrimin e pasurisë te maja e shpërndarjes së të ardhurave është bashkëveprimi midis inovacionit dhe tregjeve globale.

Në duart e një sipërmarrësi të zoti, një zbulim i madh teknologjik mund të vlejë miliarda dollarë, për shkak të mbrojtjeve rregullatore dhe natyrës fituesi i merr të gjitha të tregjeve globale. Çfarë neglizhohet shpesh, megjithatë, është roli që luajnë paratë publike në krijimin e këtij përqendrimi modern të pasurisë private.

Siç e theksoi ekonomisti i zhvillimit Dani Rodrik së fundmi, shumica e investimit bazë në teknologjitë e reja në Shtetet e Bashkuara është financuar me fonde publike. Financimi mund të jetë direkt, përmes institucioneve si Departamenti i Mbrojtjes apo Institutet kombëtare të Shëndetit (NIH) ose, indirekt, përmes uljes së taksave, praktikave të sigurimit dhe subvencionimet për laboratorët akademikë ose qendrat e kërkimit.

Kur një kërkim arrin një pikë të vdekur – siç ndodh në mënyrë të pashmangshme me shumë – sektori publik përballon koston. Për ata japin frute, gjithsesi, situata është shpesh tepër e ndryshme. Sapo krijohet një teknologji e re, sipërmarrësit privatë, me ndihmën e kapitalit të sipërmarrjes, e përshtatin atë me kërkesën e tregut global, ndërtojnë pozicione të përkohshme ose afatgjata të monopolit dhe kështu kapin fitime të mëdha. Qeveria, që mbajti barrën e një pjese të madhe të zhvillimit të saj, sheh pak ose aspak shpërblim.

Një shembull, i paralajmëruar nga ekonomisti Jeffrey Sachs, është Sovaldi, një ilaç i përdorur për të kuruar hepatitin C. Siç shpjegon Sachs, kompania që e shet atë, Gilead Sciences, mban një patentë për mjekimin që nuk do të skadojë deri në 2028. Si rezultat, Gilead mund të përdorë çmime monopoli: 84,000 dollarë për një trajtim 12-javor, më shumë se disa qindra dollarët që është kosto e prodhimit të ilaçit. Vitin e shkuar shitjet  Sovaldi dhe Harvoni – një tjetër kompani ilaçesh shet 94,000 dollarë – u llogaritën në 12.4 miliardë.

Sachs vlerëson se sektori privat shpenzoi më pak se 500 milionë në kërkim dhe zhvillim për të zhvilluar Sovaldi – një sasi që Gilead mundi ta rikuperonte në disa javë shitje. NIH dhe Departamenti Amerikan i Çështjeve të Veteranëve, megjithatë, kishte financuar shumë fillimin që zhvilloi ilaçin dhe që më vonë u fitua nga Gilead.

Nuk ka dyshim që imagjinata, mendja e marketingut dhe aftësitë e menaxhimit të sipërmarrësve privatë janë thelbësore në aplikimin me sukses të një teknologjie të re. Dhe çmimet më të ulëta, produktet më të mira dhe teprica e konsumatorit e ofruar nga komercializimi i shumë inovacioneve dukshëm ofron fitime të mëdha shoqërore. Por nuk duhet neglizhuar roli i qeverisë në këto suksese.

Të dhënat e përbashkëta OECD-Eurostat tregojnë se shpenzimet qeveritare direkte llogariten për 31 për qind të shpenzimeve për kërkim dhe zhvillim në SHBA në 2012. Duke shtuar shpenzimet indirekte, si uljet e taksave, kjo shifër arrin 35 për qind. Falë shpenzimeve të tilla publike, disa lojtarë privatë shpesh bëjnë kthime të majme, që janë një shkak madhor i përqendrimit të tepërt të të ardhurave.

Ka disa mënyra për të ndryshuar një sistem të tillë. Rodrik propozon krijimin e firmave kapitale me sipërmarrje publike – fonde sovrane të pasurisë – që marrin pozicione të paanshme në shkëmbim të përparimeve intelektuale që krijohen nga financimi publik. Një tjetër zgjidhje do të ishte të reformohet kodi tatimor për të pakësuar rikthimet kur një individ ose firmë po arkëton në kërkime të financuara publikisht.

Të dyja zgjidhjet hasin vështirësi. Fondet sovrane të pasurisë do duhet të mbulohen nga politika partizane, ndoshta duke i dhënë atyre vetëm aksione pa të drejtë vote. Rritja e taksave në përfitim të kërkimit të financuar publikisht do të ishte një sfidë, duke marrë parasysh lidhjen midis zbulimit origjinal dhe pasurisë që krijoi mund të jetë e vështirë të matet. Ekziston edhe komplikimi i lëvizshmërisë së kapitalit global dhe shmangies së taksave, që vetëm G-20 po fillon t’i diskutojë.

Qasje të tjera janë gjithashtu të mundshme: ngushtimi i ligjeve për patentën ose imponimi i kontrolleve të çmimit për industritë monopol, si farmaceutika, si shumë ekonomi tregu kanë bërë. Çfarë nuk do të ishte një zgjidhje, megjithatë, do të qe kanalizimi i më pak burimeve publike në kërkim dhe inovacion – nxitësit kyç të rritjes ekonomike.

Nuk duhen vlera të larta rikthimesh për të mobilizuar shumë talent; diçka si një kufi fitimi 50 për qind për disa vite do të ishte një shpërblim i pranueshëm për sipërmarrje veçanërisht të mirë.

Shumëfisha të asaj sasie, megjithatë, thjesht përfundojnë si dhurata nga publiku te disa individë. Një kombinim i masave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare duhet të gjendet që të lejohen taksapaguesit të marrin mbrapsht rikthime të konsiderueshme për investimet e tyre, pa hequr iniciativat që sipërmarrësit me mend të komercializojnë produktet inovative.

Serioziteti i këtij problemi nuk duhet të nënvlerësohet. Sasitë e përfshira kontribuuan për krijimin e një aristokracie të re që mund ta kalojë pasurinë e vet përmes trashëgimisë. Nëse shuma të mëdha mund të shpenzohen për të mbrojtur privilegjin duke financuar fushata elektorale (si tani në rastin e SHBA-së), pasojat e këtij problemi, si për demokracinë, edhe për efiçensën ekonomike afatgjatë, do të mund të bëheshin sistematike. Zgjidhjet e mundshme janë jo të thjeshta, por ato ia vlejnë të  kërkohen.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Publicly Funded Inequality

Etiketa: ekonomiEurostatFondefushatakostoKufiMASMonopolOECDPabaraziaProject SyndicateQeveriaSHSHBAShtetet e BashkuarateknologjiTreguzhvillim
Tjetri
Telenovelë, thriller apo thjesht lojë pushteti

Telenovelë, thriller apo thjesht lojë pushteti

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.