AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të realizosh ëndrrën indiane

Jim O NeillngaJim O Neill
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

A është gati ekonomia e Indisë të ndërmarrë hapat e duhura që do ta çojnë në vendin e tretë si ekonomia më e madhe pas Kinës dhe SHBA-së? Jim O’Neill analizon për Project Syndicate.

Nuk ndodh shpesh të vesh dy kapela njëkohësisht. Por kjo është saktësisht çfarë ndodhi më herët këtë muaj, kur kalova disa ditë në Nju Delhi. Isha në Indi kryesisht si pjesë e rolit tim aktual si kryetar i një këqyrje për kryeministrin britanik mbi rezistencën anti-mikrobiale (AMR). Por vizita ime rastisi me prezantimin e buxhetit të Indisë për vitin 2015-2016, i pari nën kryeministrin Narendra Modi. Duke marrë parasysh disa nga interesat dhe eksperiencat e mia të tjera, më rezultoi prezantim shumë interesant.

Duke ndjekur rishikimet e fundit të shifrave të PBB, ekonomia e Indisë është rritur së fundmi – në kushtet reale – pak më shpejt se e Kinës. Një pikë kyçe e kërkimit tim për ekonomitë BRIK (Brazil, Rusi, Indi dhe Kinë) më shumë se dhjetë vite më parë ishte se në një farë pike gjatë kësaj dekade, India do të fillonte të zhvillohej më shpejt se Kina dhe do të vazhdonte ta bënte këtë për dhjetëra vjet.

Arsyetimi është i ndershëm. Demografikat e Indisë janë konsiderueshëm më të mira sesa të Kinës dhe masa e shkalla e rritjes së forcës së punës së vendit janë një nga dy faktorët kyç që vënë në lëvizje performancën afatgjatë ekonomike – tjetri është produktiviteti. Midis të tashmes dhe 2030, shkalla e rritjes së forcës punëtore të Indisë do t’i shtojë stokut ekzistues të punës po aq sa katër ekonomitë më të mëdha të kontinentit të Europës të marra së bashku. India është më pak e urbanizuar se Kina dhe është në fazat e para të përfitimit nga forcat e mira që shoqërojnë zakonisht procesin.

Këtu ka një kleçkë. Kur vjen puna për produktivitet, India ka qenë një e prapambetur. Nëse nuk gjen një mënyrë për t’u përmirësuar, profili demografik i shtetit mund të bëhet një barrë në vend të një përfitimi.

Në këtë kuptimi, buxheti i parë i plotë i Modit nuk përfshin asgjë dramatike. Por nëse një numër i iniciativave zbatohen me sukses, ekonomia duhet të marrë një zhvillim real. Në fakt, karakteristika kryesore e buxhetit është zotimi i saj te investimet në infrastrukturën e sektorit publik, edhe në kurriz të deficitit në rritje të vitit të ardhshëm nga 3.6% në 3.9% të PBB.

Kam argumentuar për disa vite se India duhet ta vërë theksin mbi shpenzimet për investim, ndaj mirëprita këtë ndryshim. Buxheti gjithashtu përfshin disa masa të tjera ndihmëse, si reduktimi i normës së taksës së korporatës dhe përpjekjet për të përmirësuar mjedisin e biznesit.

Vizitat e mia si kryetar i këqyrjes së AMR më lejuan gjithashtu të jem dëshmitar i disa shenjave inkurajuese. Në librin tim Harta e Rritjes, unë përshkrova vizitën time të parë të paharrueshme në Gurgaon, një komunë pranë Delhit që shërben si një qendër rajonale financiare dhe industriale. Gurgaon është shtëpi e shumë firmave teknologjike që po zhvillohen shpejt, dhe në këtë udhëtim unë vizitova një nga kompanitë kryesore indiane të diagnostikimit, SRL Diagnostic, që po zhvillon pajisje që mund të përmirësojnë përdorimin e antibiotikëve.

Herën e fundit që bëra udhëtimin nga hoteli Oberoi në Nju Delhi për në Gurgaon, u deshën mbi 2.5 orë për të udhëtuar 30 kilometrat. Ndonëse një autostradë e re ishte në ndërtim, kantieri ishte plot me makina dhe kafshë. Si rezultat, trafiku ishte në gjendje kaosi dhe qe e pamundur të bëhej ndonjë punim në rrugë.

I kisha premtuar gjithnjë vetes se herën tjetër që do të bëja udhëtimin, do të përsërisja disi të njëjtin udhëtim. Jam i lumtur të them se udhëtimi tani merr më pak se një orë dhe eksperienca ishte më pak dramatike. Për më tepër, makina e hotelit që bëri udhëtimin ofronte Wi-Fi falas – hera e parë që e kisha hasur këtë kudo në botë.

Është ndoshta shumë shpejt për ta thënë me siguri që India do të zërë së shpejti vendin si ekonomia e tretë më e madhe e botës, pas Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Por, duke marrë parasysh që klima e investimit në Indi duket se po përmirësohet, çasti mund të mos jetë shumë i largët. Deri në 2017, India mund të tejkalojë Italinë dhe Brazilin, për t’u bërë ekonomia e shtatë më e madhe e botës; deri në 2020, ka mundësi të arsyeshme që do të kalojë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar për t’u bërë e pesta më e madhe.

Tejkalimi i Gjermanisë dhe Japonisë, megjithatë do të kërkojë hapa më të mëdhenj, veçanërisht në arsim, shëndetësi dhe politikat ekonomike. India do të duhet të përmirësojë ndjeshëm sistemin e saj të arsimit, si nivelin dytësor dhe terciar, dhe të bëjë përparime po aq të mëdha në higjienën publike bazë (pa përmendur zbatimin e rekomandimeve të këqyrjes sime për luftimin e AMR).

Këto zhvillime, së bashku me një kornizë më të qëndrueshme për politikat monetare dhe fiskale, do të çonin në llojin e rritjes dyshifrore që Kina ka shijuar për tre dekadat e shkuara. Është në dorë të politikëbërësve të Indisë për të realizuar këtë ambicie.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate.Realizing the Indian Dream

Etiketa: autostradBrazilbuxhetiEkonomiaIndiIndiaKinakryetarMakinaMasaModiParaPBBProject SyndicatePunaPunëRusiSHSHBAtrafikuvizitazhvillim
Tjetri
Rumania burgos manjatin e medias për shantazh

Rumania burgos manjatin e medias për shantazh

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.