AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Folësit e fundit të gjuhës istro-rumune në Kroaci luftojnë t’u vihet veshi

Sven MilekicngaSven Milekic
11 years më parë
në Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Istro-rumunët. Foto: Youtube.

Istro-rumanishtja ose gjuha vllahe, një nga gjuhët më të rralla në Europë dhe njëkohësisht një nga disa gjuhët kroate që u ka kaluar koha, po lufton të mbetet në fshatrat e Istrias.

Istro-rumunët. Foto: Youtube.
Istro-rumunët. Foto: Youtube.

“Mušåt ȃj šti ganęj limba de noštri betȃri ši ȃnmecavęj čelji tirari neka nu se uta,” shpall Viviana Brkaric.

Çfarë po thoshte ajo, është: “Është bukur të njohësh gjuhën e paraardhësve tanë dhe t’ia mësosh atë fëmijëve që të mos harrohet”.

Megjithatë, ishte e vështirë për një kroat-folës të kuptonte ndonjë fjalë të kësaj. Ajo po fliste në istro-rumanisht.

Brkaric është një nga numri në zvogëlim i folësve të gjuhës së njohur zakonisht si vlleh, një nga disa gjuhët në vdekje në Kroaci.

Lindur në Rijeka, pranë gadishullit Istrian, Brkaric jeton në fshatin e vogël Istrian të Nova Vas, rrëzë malit Uçka.

Në fëmijëri, ajo shpenzonte çdo pushim dimëror apo veror në fshat, duke mësuar gjuhën gjysmë të harruar vendase.

“E mësova gjuhën vllahe si fëmijë nga stërgjyshja dhe gjyshja,” kujton ajo.

“Në kohët e shkuara gjuha kalohej nga prindërit te fëmijët, por ky kalim natyror është ndërprerë, ndaj fëmijët sot nuk dinë më Vllahisht,” shton ajo.

Brkaric është kryetare e një OJQ-je të vogël të quajtur Podno Ucke, që është dedikuar ndaj ruajtjes së gjuhës dhe trashëgimisë kulturore.

OJQ-ja ka mban të përjavshme, përqendruar te mbajtja gjallë e gjuhës dhe promovimi mes brezit të ri.

OJQ-ja e Brkaric është gjithashtu aktive në një projekt të gjerë, të quajtur “Ruajtja e gjuhëve Vllahe dhe Zheyanski”, që përfshin edhe OJQ të tjera nga fshatrat në Istrian jugore.

August Kovacec, një ekspert kroat në gjuhët e pakicave, tha për BIRN se ekspertët ende debatojnë nëse istro-rumanishtja është një gjuhë më vete apo thjesht një dialekt i rumanishtes.

“Ndonëse është një lloj i rumanishtes, të paktën 800 deri në 1000 vjet e ndajnë atë nga pema gjuhësore e rumanishtes origjinale” thekson ai.

Harta e gjuhëve me rrënjë rumune. Foto: istro-romanian.com
Harta e gjuhëve me rrënjë rumune. Foto: istro-romanian.com

Folësit e kësaj gjuhe erdhën fillimisht në ishullin kroat Krk në veri të Adriatikut dhe më pas në Istria në fund të shekullit 15 dhe 16, thotë ai.

Por gjurmë dhe pellgje të gjuhës vllahe mund të gjenden në të gjithë brendësinë dalmate, në juglindje të Bosnjës dhe në Serbi, shpjegon Kovacec.

Robert Doricic, president i OJQ Zejane, nga fshati Zejane në verilindje të Istrisë, po lufton gjithashtu për ta mbajtur gjuhën gjallë.

“Pozdraves toc čelji če beres Balkan Insight e posebi Žejånci ši čellji če-s legåc ku sta selište,” thotë ai, që do të thotë “përshëndetje për të gjithë ata që lexojnë Balkan Insight, veçanërisht të gjithë njerëzve nga Zejane dhe për ata që janë të lidhur me këtë fshat.

“Në Zejane, kjo gjuhë konsiderohet zhejanski, pasi është e ndryshme nga ajo vllahe, por ne po i promovojmë të dyja ato në projektin tonë të përbashkët,” thekson ai.

“Istro-rumanishtja”, vëzhgon ai, është term i ekspertëve, i përdorur për të përfshirë si vllahishten dhe gjuhën zhejanski.

“Zhejanski dikur përdorej përditë nga folësit në fshatin Zejane,” kujton ai. “Por sipas llogarive të mia, vetëm 36 folës vendas kanë mbetur në fshat,” thotë ai.

Doricic shpjegon se shumica e folësve të mbetur janë në fund të të dyzetave ose më të mëdhenj, pavarësisht disa të rinj kanë mësuar gjuhën.

Shumë folës janë shpërndarë prej kohësh në Amerikë dhe Australi saqë numri më i madh i njerëzve që e dinë gjuhën tani jetojnë larg.

“Fillova ta mësoj gjuhën kur isha pesë ose gjashtë, teksa qëndroja me gjyshërit në Zejane, gjatë pushimeve të shkollës,” thotë ai.

“Në atë kohë, isha vazhdimisht i ekspozuar ndaj gjuhës si në familje edhe në fshat”.

“Megjithatë, mendoj se sikur të mos kishte qenë një interes personal, nuk do të kisha mësuar ta flisja,” thekson ai.

“Sot, në familjen time, i vetmi person me të cilin mund të bisedojnë në gjuhën zhejanski është babai im dhe e bëjmë këtë sa herë të mundemi,” shton Doricic.

Zhejanski është thuajse e humbur te fëmijët, gjë që  është një çështje që organizata e tij po përpiqet ta zgjidhë përmes projekteve dhe eventeve për fëmijë.

Ndonjëherë, gjyshërit që e dinë ende gjuhën i sjellin fëmijët në takime dhe e përdorin gjuhën në biseda të përbashkëta, shpjegon ai.

Brkaric dhe Doricic të dy morën pjesë në Panairin e Gjuhës të organizuar në komunën Alcanena në Portugali në tetor 2013, ku ata prezantuan gjuhën zhejanski dhe vllahe te vizitorët.

Zvjezdana Vrzic, një profesoreshë e linguistikës në Universitetin e Nju Jorkut dhe themeluese e kryetare e një projekti “Ruajtja e gjuhëve vllahe dhe zhejanski”, i mësoi gjuhët ndryshe, si një e rritur që është e interesuar në fatin e gjuhëve të vogla në shuarje.

“Mësova vllahisht dhe zhejanski përmes punës sime shkencore në projekt në këto vitet e fundit,” thotë Vrzic, duke shpjeguar se ajo e nisi projektin për të dokumentuar gjuhën dhe kulturën e saj, ndërsa përpiqej ta ruante atë njëkohësisht.

“Brezat më të rinj nuk e mësojnë atë nga prindërit,” vëzhgoi ajo, ndonëse “disa prej tyre mësojnë ndonjë fjalë ose shprehje nga pjesëtarët më të vjetër të familjes”.

Në një kërkim të vogël  që ajo kreu në vendet ku istro-rumanishtja mbijeton, gjashtë nga tetë njerëz të moshës 20 deri 30 vjeç thoshin se e dinin pak a shumë gjuhën por e përdornin rrallë ose fare.

Ajo ka frikë se numri i folësve aktivë vendas ka rënë tani në disa qindra.

“Sipas një kërkimi të kryer në vitin 2009, kishte në total 130 folës të rrjedhshëm dhe aktiv të istro-rumanishtes në gjashtë fshatra,” thotë ajo, duke listuar Zejane, Susnjevica, Nova Vas, Jesenovik, Letaj dhe Bardo.

“Sipas të njëjtave vlerësime mund të ketë trefish të atij numri folës në rajonin Istria dhe Rijeka, ndërsa rreth 500 folës janë në SHBA, Australi dhe Itali. Gjithsej mund të bëhen rreth 1000 folës,” shpjegon Vrzic.

Ka po aq – ose më shumë – folës në Nju Jork sa në Istria sot.

Komuniteti në Nju Jork, i formuar nga emigrantët që shkuan në qytet mes fundit të viteve 1940 dhe 1960 numëron disa qindra anëtarë.

Vrzic shqetësohet se një pjesë e vyer e historisë dhe kulturës gjuhësore kroate është në rrezik të humbjes pa u vënë re.

“Nëse mbetet kështu, në pak dekada numri i folësve të rrjedhshëm dhe aktivë – dhe çdo folësi – do të bjerë në mënyrë drastike,” paralajmëron ajo.

Etiketa: BIRNFamiljeItaliKroacipaktpresidentPunërrezikSerbiSHSHBAvdekje
Tjetri
Serbia përgatit paradë ushtarake madhështore për vizitën e Putinit

Rusia në Ballkan: Perceptime dhe realitete

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.