AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Logu i Shkëndijës, qendra sociale e frymës së re

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarë të Organizatës Politike, lexojnë poezi në qendrën sociale Logu i Shkëndijës, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Një grup të rinjsh i janë drejtuar filozofisë së të majtës radikale dhe poezisë për të gjetur një kuptim në Shqipërinë e kohës sonë.

Disa anëtarë të Organizatës Politike marrin pjesë në aktivitetin poetik në qendrën sociale, Logu i Shkëndijës, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Disa anëtarë të Organizatës Politike marrin pjesë në aktivitetin poetik në qendrën sociale, Logu i Shkëndijës, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Në një rrugicë të errët të Tiranës, një portë e hapur e një ndërtese modeste njëkatëshe me oborr të bollshëm fton këdo t’i bashkohet Shkëndijës që sinjalizohet prej gumëzhimës së bisedave të gjallëruara që vijnë nga brenda. Kjo ndërtesë mbahet prej një grupi të rinjsh të Organizatës Politike të së majtës radikale që kanë vendosur të themelojnë një qendër sociale sipas nevojave dhe ideologjisë së tyre.

Brenda ndërtesës së vjetër futesh në botën e pazakontë të një grupi të rinjsh të cilët kanë pasione të harruara tashmë, të tilla si filozofia apo… poezia.

“Logu i Shkëndijës, lindi si një hapësirë për t’u mbledhur e grupit të së majtës radikale që është Organizata Politike. Ajo ka shërbyer jo vetëm si hapësirë e organizatës, por edhe si qendër komunitare ku kultivohet të menduarit publik, organizohen mbrëmje kulturore si projektimi i filmave, dokumentarëve, mbrëmjet poetike dhe ku bëhen diskutime për autorë të caktuar,” thotë për BIRN, Deni Sanxhaku, një aktiviste e Organizatës Politike.

Por ndryshe nga qendrat e tjera sociale të kryeqytetit që për të qëndruar aktive u duhet të mbajnë anën e biznesit të tipit bar apo ekspozitë, çdo gjë që të zë syri në Logun e Shkëndijës,  është rezultat i kontributit financiar vullnetar dhe individual i anëtarëve që gjejnë këtu veten. Një organizatë me donatorë vetë anëtarët është diçka që haset rrallë në Shqipërinë e sotme.

“Logu, është një hapësirë me të cilën ne të gjithë identifikohemi dhe që duam ta mbajnë gjallë”, shton aktivistja Sanxhaku.

Sot këta të rinj janë mbledhur në kuadër të Ditës Botërore të Poezisë, 21 mars. Disa metra më larg qendrës gjendet si për t’i dhënë më shumë kuptim aktivitetit, shkolla që mban emrin e poetit më të dashur shqiptar, rilindësit Naim Frashëri. Në korridorin e Logut të Shkëndijës qëndrojnë varur poezi të poetëve shqiptarë dhe të huaj, poetë që mund të cilësohen si disidentë me vullnet të hekurt dhe pa kompromis.

Anëtarët e qendrës sociale janë ulur përreth një dhome me ndriçim të kufizuar, që i jep ambientit nuancë më poetike. Në duar grupi prej rreth dhjetë vetësh që shtohet e pakësohet lirisht, mban vargje të përzgjedhura që secili i interpreton dhe i analizon me radhë. Teksa njëri prej tyre lexon me dashamirësi një poezi të Ndoc Gjetes, të tjerët kthejnë nga një gotë konjak (prodhim vendi) dhe duket sikur të gjithë bashkë njomin buzët e thara të jetës kulturore formale në kryeqytet.

“Mbrëmja poetike lindi si domosdoshmëri në kushtet ku poezia në Shqipëri është pothuajse në grahmat e saj të fundit. Kjo mbrëmje poetike nuk ekziston vetëm për të diskutuar për poezinë, por me gjasat që herët a vonë t’i japë jetë një rryme të re letrare, pasi në Log ka artistë,” tha për BIRN Klodi Leka, një student dhe njëkohësisht aktivist i Organizatës Politike.

Logu i Shkëndijës do të thotë fjalë e menduar që sjell një veprim real për një ndryshim botëkuptimi me në qendër individin dhe shoqërinë. Pjesëmarrësit e qendrës sociale janë më së shumti studentë që i përkasin Lëvizjes Për Universitetin dhe Organizatës Politike, të gjitha këto pjesë e një bashkimi studentor që kërkon të bëjë një ndryshim fillimisht në mendësi dhe në terren. Këta janë të rinjtë që keni parë të protestojnë në dyert e fakulteteve në kërkim të një zëri në politikëbërjen e arsimit të lartë dhe të kushteve e tarifave më të mira të shkollimit.

Por në Log të Shkëndijës mund ta gjejnë veten lirisht edhe ata që ndajnë të tjera pikëpamje politike veç të majtës radikale. Dy janë kushtet e pjesëmarrjes në qendrën sociale: së pari duhet të kesh dëshirën e mirë për të qenë aktiv e për të bërë një ndryshim dhe së dyti kontributi në njërën prej mënyrave të mbajtjes në këmbë të qendrës: ide për përmirësimin e saj, kontribute kulturore, dhurime librash ose kontribute modeste financiare.

“Logu i Shkëndijës brenda jetës së zhurmshme të kryeqytetit plotëson një sërë aktivitetesh që janë të pagjindshme. Ai përfaqëson për mua një lloj kuptimësie në të gjithë pakuptimësinë që mbizotëron në Tiranë,” tha për BIRN, Armel Kasemi,  pjesëtar i ri i Logut dhe student i stomatologjisë në Universitetin e Tiranës.

Me të përfunduar edhe vargu i fundit i poezive të përzgjedhura, pjesëmarrësit ndahen në grupe më të vogla dhe rrahin idetë për të gjetur rrugën e të mesmes së artë mes fjalës dhe veprimit për ndryshimin që ndër ta mund të lindë nga çdo drejtim, qoftë ai politik apo artistik. Në Log për këta të rinj është e dukshme që ka themele, por jo kufij.

Anëtarë të Organizatës Politike, lexojnë poezi në qendrën sociale Logu i Shkëndijës, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Anëtarë të Organizatës Politike, lexojnë poezi në qendrën sociale Logu i Shkëndijës, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Numri i përdyjavshëm i gazetës Universitari është ekspozuar në ambientet e qendrës sociale Logu i Shkëndijës, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN,
Numri i përdyjavshëm i gazetës Universitari është ekspozuar në ambientet e qendrës sociale Logu i Shkëndijës, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN,
Anëtarët e Organizatës Politike diskutojnë në aktivitetin për Ditën Botërore të Poezisë në qendrën sociale Logu i Shkëndijës. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Anëtarët e Organizatës Politike diskutojnë në aktivitetin për Ditën Botërore të Poezisë në qendrën sociale Logu i Shkëndijës. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Disa poezi të poetëve të ndryshme qëndrojnë të varura në korridorin e Logut të Shkëndijës. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Disa poezi të poetëve të ndryshme qëndrojnë të varura në korridorin e Logut të Shkëndijës. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Etiketa: aktivistBIRNDokumentarIvana DervishiKESHKlodi LekakonjakOrganizata PolitikeprodhimSHshkollashqipShqipëristudentTiranë
Tjetri
Çastet më të bukura të ndeshjes Real Madrid-Barcelonë (Foto)

Çastet më të bukura të ndeshjes Real Madrid-Barcelonë (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.