AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Si të ulim tensionin në politikën Europiane të fyerjeve

Yanis VaroufakisngaYanis Varoufakis
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Financave të Greqisë Yanis Varoufakis në Bruksel më 20 shkurt 2015. (AP Photo/Petros Giannakouris)

Më 2010, Greqia nuk kishte të drejtë të merrte hua nga taksapaguesit gjermanë – apo europianë – ndërsa borxhi i saj publik qe i papërballueshëm. Pesë vjet më pas, pasojat e atij vendimi – armiqësia e hapur drejt dhe nga Gjermanisë, një krizë humanitare dhe një mali me borxhe të pashërbyeshme – nuk mund të jenë më të qarta se kaq.

Ministri i Financave të Greqisë Yanis Varoufakis në Bruksel më 20 shkurt 2015. (AP Photo/Petros Giannakouris)
Ministri i Financave të Greqisë Yanis Varoufakis në Bruksel më 20 shkurt 2015. (AP Photo/Petros Giannakouris)

Një prezantues televiziv gjerman së fundmi publikoi një video të redaktuar timen, para se unë të bëhesha ministër i financave të Greqisë, duke e përshëndetur vendin e tij me gishtin e mesit. Debati i shkaktuar pas kësaj tregoi ndikimin potencial të një shenje të aluduar të tillë, veçanërisht në kohë të turbullta si sot. Në të vërtetë, sherri që u hap nga publikimi nuk do të kishte ndodhur para krizës financiare të vitit 2008, e cila vuri në dukje defektet e bashkimit monetar Europian dhe ktheu vende krenare kundër njëra-tjetrës.

Kur, në fillim të vitit 2010, qeveria e Greqisë nuk qe më në gjendje të shërbente borxhet e veta ndaj bankave franceze, gjermane e greke, unë bëra fushatë kundër përpjekjes së Greqisë për një kredi të re të stërmadhe nga taksapaguesit eurpianë, kredi që u përdor për të paguar këto borxhe. Unë dhashë tri arsye.

E para, kreditë e reja nuk përbënin një shpëtim nga falimenti të Greqisë se sa qenë një transfertë cinike e humbjeve nga bankat private për të shpatullat e nënshtetasve më të dobët të Greqisë. Sa prej taksapaguesve Europianë, të cilët financuan faturën e këtyre kredive, e dinë se më shumë se 90 për qind e të gjithë 240 miliardëshit të eurove që mori hua Greqia shkuan për te institucionet financiare dhe jo te shteti i Greqisë apo populli i Greqisë?

E dyta, qe e dukshme se nëse Greqia nuk qe sakaq e aftë të ripaguante kreditë e saj ekzistuese, masat e kursimit mbi të cilat u premtua “shpëtimi nga falimenti” qenë të tilla sa do t’i shkatërronin edhe më tej të ardhurat nominale të grekëve, duke e bërë borxhin publik edhe më të rëndë. Kur grekët nuk qenë më në gjendje të bënin pagesa për malet e tyre me borxhe, taksapaguesit gjermanë apo europianë duhej të ndërhynin sërish. (Grekët e pasur, natyrisht, sakaq i kishin transferuar depozitat e tyre nëpër qendra financiare si Frankfurti dhe Londra.)

Në fund, duke keqinformuar njerëzit dhe parlamentet përmes prezantimit të një shpëtimi nga falimenti të bankave si një akt “solidariteti”, ndërkohë që grekët e zakonshëm nuk u ndihmuan – përkundrazi, u vunë në një pozitë edhe më të rëndë – qe e destinuar që të minonte kohezionin brenda eurozonës. Gjermanët u kthyen kundër grekëve’ grekët u kthyen kundër gjermanëve; dhe, ndërsa më shumë vende po përballen me vështirësi fiskale, Europa është kthyer kundër vetes së vet.

Fakti është që Greqia nuk kishte të drejtë të marrë hua nga taksapaguesit gjermanë – apo europianë – në një kohë kur borxhi i saj publik qe i papërballueshëm. Para se Greqia të merrte ndonjë kredi, ajo duhej të kishte iniciuar ristrukturimin e borxhit dhe duhej t’i nënshtrohej një falimentimi të pjesshëm mbi borxhet që i detyrohej kreditorëve të sektorit privat. Por ky argument “radikal” u injorua në atë kohë.

Në mënyrë të ngjashme, nënshtetasit e Europës duhej të kishin kërkuar nga qeveritë e tyre të refuzonin, madje duhej të kishin kërkuar që as të mos e mendonin idenë e transferimit të humbjeve private mbi shpatullat e taksapaguesve. Por ata nuk ia dolën ta bënin këtë dhe  rrjedhimisht transferta u krye.

Rezultati qe krijimi i kredisë më të madhe të financuar nga taksapaguesit në histori, dhënë me kushtin që Greqia të ndjekë një politikë të rreptë kursimi, politikë që bëri që qytetarët e Greqisë të humbasin një të katërtën e të ardhurave të tyre, gjë që, në fund, e bëri të pamundur ripagimin e borxheve, qofshin këto private apo publike. Kriza humanitare që u krijua nga kjo dhe që po vazhdon ka qenë tragjike.

Pesë vjet pasi u krye shpëtimi i parë nga falimenti, Greqia mbetet në krizë. Armiqësia mes Europianëve është në nivelin më të lartë në të gjitha kohërat, ku grekët dhe gjermanët në veçanti kanë mbërritur në pikën e fodullëkut moral, po ia drejtojnë gishtin njëri-tjetrit dhe janë në antagonizëm të hapur.

Nga kjo lojë helmuese e hedhjes së fajit përfitojnë vetëm armiqtë e Europës. Kjo duhet të ndalojë. Vetëm pas kësaj Greqia mundet – me mbështetjen e partnerëve të vet europianë, të cilët kanë një interes të përbashkët rimëkëmbjen ekonomike – të përqendrohet në zbatimin e reformave efektive dhe politikave që nxisin rritjen ekonomike. Është thelbësore ta vendosësh Greqinë në një pozicion të aftë për të ripaguar borxhet dhe për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve të vet.

Në terma praktikë, marrëveshja e Eurogrupit e 20 shkurtit, e cila dha një zgjatje katërmujore të afatit të ripagesës së kredive, ofron një mundësi të rëndësishme për progres. Siç kanë kërkuar edhe udhëheqësit e Greqisë në një takim informal në Bruksel javën e kaluar, ajo marrëveshje duhet të zbatohet menjëherë.

Në terma afatgjatë, udhëheqësit e Europës duhet të punojnë sëbashku për të ridizenjuar bashkimin monetar në mënyrë që ky bashkim të mbështesë mirëqënie të përbashkët në vend që të nxisë armiqësi të ndërsjelltë. Kjo është një detyrë shumë e rëndë. Por nëse kemi ndjenjën e fortë të qëllimit, përqasjen e përbashkët dhe ndoshta, një apo dy gjeste pozitive, ajo mundet të realizohet.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Deescalating Europe’s Politics of Resentment

Etiketa: BankatBorxheBorxhiBrukselEuropaGreqiahuakrediKrizaMaliMarrëveshjamarrëveshjeParaprogresProject SyndicateQeveriaSHTransfertaVendimivideoYanis Varoufakis
Tjetri
Greqia përkujton ditën e pavarësisë me paradë ushtarake (foto)

Greqia përkujton ditën e pavarësisë me paradë ushtarake (foto)

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.