AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Normalja e re e Kinës dhe zakonet e vjetra të Amerikës

Stephen S. RoachngaStephen S. Roach
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ekonomia e Kinës është simbol i ekonomive të vendeve në zhvillim. Foto ilustruese

Normalja e re e Kinës dhe përpjekjet amerikane për të mos e ndihmuar atë, në një analizë nga një anëtar i Universitetit të Jellit.

Kina po gjeneron shumë konfuzion në ditët e sotme, si në shtëpi, ku zyrtarët e lartë tani shesin me këmbëngulje ‘normalen e re’ të ekonomisë, dhe jashtë, ilustruar nga taktikat e Luftës së Ftohtë të përqafuara prej Amerikës për të përmbajtur rritjen e Kinës. Në të dyja rastet, shkëputjet po godasin duke i shtuar një dimension të ri rreziku ndikimit të ‘faktorit Kinë’ në një botë të brishtë.

Pikëpamja zyrtare në Kinë është se ekonomia e saj ka rritur tashmë në Tokën e Premtuar të ‘normales së re’. Në fakt, ky ishte lajtmotivi i Forumit të Zhvillimit të Kinës (CDF) të sapokryer – një platformë e rëndësishme për debat mes zyrtarëve të lartë të Kinës dhe një grupi të gjerë pjesëmarrësish ndërkombëtarë që ndodh menjëherë pas Kongresit Kombëtar Popullor që mbahet çdo vit.

Që prej zanafillës së CDF në 2000, qeveria kineze e ka përdorur eventin për të sinjalizuar prioritetet e veta politike. Në 2002, për shembull, CDF u përqendrua në ndikimin e pranimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë – një pararendës i një vale spektakolare rritjeje të drejtuar nga eksporti. Në 2009, theksi ishte mbi strategjinë agresive të Kinës për stimulin post-krizë. Dhe eventi i vitit të shkuar iu adresua zbatimit të të ashtuquajturave reforma të Plenumit të Tretë.

Kjo sugjeron se ‘normalja e re’ e Kinës do të jetë prioriteti kryesor i qeverisë këtë vit. Por mbetet mëdyshje e konsiderueshme se çfarë sjell saktësisht normalja e re – ose nëse është arritur.

Në fjalimin e tij kryesor në CDF, Zhang Gaoli, një nga shtatë anëtarët e Komitetit i Përhershëm Politburo (organi më i lartë vendimmarrës i Partisë Komuniste Kineze), deklaroi se kryesia e lartë kishte përcaktuar ‘gjykimin strategjik që ekonomia e Kinës kishte hyrë në fazën e normales së re’. Ende, në seancën përmbyllëse të CDF, kryeministri Li Keqiang sugjeroi, me më pak vendosmëri, se Kina në thelb po ndjek ekonominë botërore në tranzicionin e saj te një normale e re.

Shkurt, qeveria e Kinës po ngatërron një rrugë me destinacionin përfundimtar – një pikë që unë e theksova në vërejtjet e mia në CDF, në të cilët argumentova se Kina është në fazat e para të rebalancimit të ekonomisë së saj drejt shërbimeve dhe konsumit. Në fakt, Kina është larg nga arritja e një normale të re.

Mënyra më e mirë për të matur sa larg i mbetet Kinës për të ecur është të konsiderohet zhvillimi i sektorit të shërbimeve – infrastruktura e kërkesës së konsumatorit në një ekonomi. Lajmi i mirë është se shërbimet tani po rriten më shpejt se çdo sektor tjetër, duke arritur 48 për qind të PBB në 2014 (duke e kaluar synimin për fundin e 2015 prej 47 për qind  përpara afatit). Lajmi jo i mirë është se kjo mbetet ndjeshëm më poshtë se 60-65 përqindëshi tipik për një ekonomi më ‘normale’.

Duke marrë parasysh këtë, është shqetësuese që liderët e Kinës besojnë se kanë arritur tashmë normalen e re. Ideja që ky tranzicion kritik ka ndodhur rrezikon të gjenerojë  vetëkënaqësi në një kohë kur Kina duhet të përqendrohet në procesin e dhimbshëm, por thelbësor, të rregullimit strukturor – një që do të marrë të paktën një dekadë tjetër për t’u përmbushur.

Vazhdimi i zhvendosjes në modelin e rritjes së drejtuar prej shërbimeve është i rëndësishëm për disa arsye. Me shërbimet që në Kinë punësojnë 30 për qind e më shumë punonjës për njësi prodhimi më shumë sesa fabrikat apo ndërtimi, ekspansioni i sektorit do të ndihmojë ruajtjen e stabilitetit social, edhe nëse rritja ekonomike ngadalësohet në 7 për qind. Vëzhguesit në Perëndim, u përqëndruan më së shumti në ngadalësimin e rritjes kryesore të PBB, duke vazhduar të mos kuptojnë këtë pikë kyç. Për më tepër, për shkak se sektori i shërbimeve gjithashtu kërkon më pak mallra të përdorimit të gjerë dhe më pak energji, ky tranzicion do ta ndihmojë Kinën të zgjidhë problemet e veta serioze mjedisore.

Ndërkohë, Kina përballet me një tjetër sfidë po aq të frikshme: vendosmërinë në rritje të Shteteve të Bashkuara për të përmbajtur ndikimin e vet në rritje. Në CDF-në e këtij viti, tensionet midis hegjemonit dhe fuqinë në rritje u diskutuan gjerësisht, si në seancat formale edhe në ato mënjanë.

Tre zhvillime ia vlejnë të theksohen: Rezistenca e SHBA ndaj përpjekjeve të Kinës për të themeluar Bankën Aziatike të Investimit në Infrastrukturë – një qëndrim tani i refuzuar nga shumica e aleatëve të afërt të Amerikës; nënshkrimi i iniciativës së tregtisë nga presidenti Barack Obama, Partneriteti Trans-Paqësor, që përjashton Kinën; dhe një përpjekje tjetër nga Senati Amerikan për të miratuar legjislacionin mbi manipulimin e valutës që shënjestron Kinën. Kombinuar me mosmarrëveshjet në vazhdim mbi sigurinë kibernetike dhe pretendimet territoriale në detet në Lindje dhe Jug të Kinës – për të mos përmendur pyetjet rreth ‘boshtit’ gjeostrategjik të Amerikës drejt Azisë – këto çështje kanë ftohur marrëdhënien sino-amerikane.

I ra përgjegjësia Henry Kissinger, që ishte i pranishëm në lindjen e marrëdhënies moderne SHBA-Kinë, për ta futur në kontekst. Në CDF, ai theksoi se sa e ndryshme është situata tani, krahasuar me 1972, kur ai dhe presidenti i atëhershëm Richard Nixon u takuan për herë të parë me Mao Zedong dhe Zhou Enlai. Ndryshe nga kërcënimet e menjëhershme ushtarake atëherë, sfidat e sotme – si ndryshimi klimatik, siguria kibernetike dhe shëndeti botëror – mund të zgjidhen vetëm përmes përfshirjes bashkëpunuese dhe strategjike.

Domosdoshmëria për të bashkëpunuar është një rezultat i pashmangshëm i globalizimit. Siç e theksoi Kissinger, periudha dinastike e Mbretërisë së Mesme të Kinës nuk dinte asgjë për Perandorinë Romake dhe anasjelltas. Në botën e sotme, megjithatë, asnjë fuqi e madhe nuk mund ta përballojë të funksionojë në boshllëk. Ato marrin reagime të vazhdueshme nga njëra-tjetra – veçanërisht në sfidat e përbashkëta – e pëlqejnë ose jo këtë. Megjithatë, Kina e rënduar prej 150 viteve poshtërim prej Perëndimit, nuk e merr me mirësi këtë reagim.

Teksa Kina përballet me sfidat e ndryshimit të ekonomisë së saj në një normale të re, do t’i duhet të gjejë bazë të përbashkët me SHBA-në. Dhe Amerika duhet të punojë të thellojë kuptimin e saj për tranzicionin e Kinës. Të dyja vendet do të duhet të tregojnë lidership, vizion dhe tolerancë ndaj angazhimit bashkëpunues. Për fat të keq, pati pak gjurmë të kësaj në CDF-në e këtij viti.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. China’s New Normal and America’s Old Habits

 

Etiketa: AmerikaBarack ObamaekonomiEkonomiainfrastrukturaKibernetikeKinapaktParaPBBProject SyndicatePunëQeveriaReformaRritja ekonomikeSenatiSHSHBASiguriaSiguria kibernetikeSinoVëzhguesit
Tjetri
Shesheli, bombë për politikën serbe

Serbia ‘nuk do ta deportojë Sheshelin me dhunë’

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.