Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Project Syndicate

Shanci i fundit për Ukrainën dhe Europën

George SorosNgaGeorge Soros
22:01 | 01/04/2015
Në Project Syndicate
Kohe leximi: 5 minuta
A A
0
Shanci i fundit për Ukrainën dhe Europën

Një pensionist po numëron rublat ruse pasi tërhoqi pensionin në rubla në Donetsk, Ukraina lindore më 1 prill 2015. Rebelët e mbështetur nga Rusia në këtë zonë kanë filluar të paguajnë pensionet në Rubla. Ministrja e financave të rajonit të Donetskut për qeverinë separatiste, Yekaterina Matyushchenko, pretendoi se pagesat e pensioneve prej 1.9 miliardë rublas (mbi 30 milionë dollarë), do të kryhen me të ardhura të siguruara nga taksat e bizneseve të zonës. (AP Photo/Mstyslav Chernov)

Share on FacebookShare on Twitter

Ukraina ka mbërritur në një pikë kritike në betejën e saj për mbijetesë; Por po kështu është situata edhe për Bashkimin Europian. Kufiri përtej të cilit të gjitha skenarët e mundshëm të këqija janë të mundur, si për Ukrainën ashtu edhe për BE-në, mund të jetë vetëm pak ditë apo pak javë larg.

Një pensionist po numëron rublat ruse pasi tërhoqi pensionin në rubla në Donetsk, Ukraina lindore më 1 prill 2015. Rebelët e mbështetur nga Rusia në këtë zonë kanë filluar të paguajnë pensionet në Rubla. Ministrja e financave të rajonit të Donetskut për qeverinë separatiste, Yekaterina Matyushchenko, pretendoi se pagesat e pensioneve prej 1.9 miliardë rublas (mbi 30 milionë dollarë), do të kryhen me të ardhura të siguruara nga taksat e bizneseve të zonës. (AP Photo/Mstyslav Chernov)
Një pensionist po numëron rublat ruse pasi tërhoqi pensionin në rubla në Donetsk, Ukraina lindore më 1 prill 2015. Rebelët e mbështetur nga Rusia në këtë zonë kanë filluar të paguajnë pensionet në Rubla. Ministrja e financave të rajonit të Donetskut për qeverinë separatiste, Yekaterina Matyushchenko, pretendoi se pagesat e pensioneve prej 1.9 miliardë rublas (mbi 30 milionë dollarë), do të kryhen me të ardhura të siguruara nga taksat e bizneseve të zonës. (AP Photo/Mstyslav Chernov)

Bashkimi Europian gjendet në udhëkryq. Forma që do të marrë bashkimi pesë vjet më vonë do të përcaktohet në fakt brenda pesë muajve të ardhshëm.

Vit pas viti, BE-ja ka kaluar me sukses vështirësitë e veta të mëdha. Por tani ka mbërritur përballë dy krizave ekzistenciale: Greqia dhe Ukraina. Këto kriza mund të rezultojnë të papërballueshme.

Kriza e qelbur prej kohësh e Greqisë është keqmenaxhuar nga të gjitha palët që nga fillimi. Emocionet tashmë janë kaq të larta sa zgjidhja e lëmshit është e vetmja alternativë konstruktive.

Por Ukraina është një çështje e ndryshme. Ajo është një çështje bardhë e zi. Rusia e Vladimir Putinit është agresor dhe Ukraina është duke mbrojtur veten, duke mbrojtur vlerat dhe parimet në të cilat BE u ndërtua.

Megjithatë Europa po e trajton Ukrainën si një Greqi tjetër. Kjo është një përqasje e gabuar dhe që po prodhon rezultatet e gabuara. Putini po fiton terren në Ukrainë ndërkohë që Europa është kaq e zënë me Greqinë sa vështirë se i kushton ndopak vëmendje.

Përfundimi i parapëlqyer i krizës së Ukrainës për Putinin është organizimi i një kolapsi financiar dhe politik që e destabilizon vendin, dhe që për të cilën ai mund të mos mbajë përgjegjësi. Ky është një rezultat më i pëlqyeshëm se sa një fitore ushtarake që e lë atë nën posedim – dhe rrjedhimisht përgjegjës – për një pjesë të Ukrainës. Ai ka treguar dy herë këtë duke konvertuar një fitore ushtarake në armëpushim.

Përkeqësimi i pozicionit të Ukrainës mes dy marrëveshjeve të armëpushimit, Minks I, negociuar në shtatorin e kaluar dhe Minsk II, negociuar në shkurt – tregon përmasat e suksesit të Putinit. Por ky sukses është i përkohshëm dhe Ukraina është një aleat tepër i çmuar për BE-në dhe nuk duhet të braktiset.

Ka diçka thelbësisht të gabuar në politikën e BE-së. Si mund t’ia kishte bërë ndryshe Rusia e Putinit për të manovruar aleatët e Ukrainës, të cilët udhëhiqnin botën e lirë?

Telashi është që Europa ka qenë duke e ushqyer me pikatore Ukrainën, njësoj siç ka vepruar me Greqinë. Për rrjedhojë, Ukraina thjeshtë sa mbijeton, ndërkohë që Putini ka avantazhin e lëvizjes së parë. Ai mund të zgjedhë mes luftës hibride dhe paqes hibride, përballë të cilave Ukraina dhe aleatët e saj po vuajnë për t’iu përgjigjur.

Përkeqësimi i situatës në Ukrainë po përshpejtohet. Kolapsi financiar, për të cilin unë kam paralajmëruar prej muajsh, ndodhi në shkurt, kur vlera e monedhës së Ukrainës Krivnia u rrëzua me 50 për qind brenda pak ditësh dhe kur Banka Kombëtare e Ukrainës u detyrua të injektojë sasi të mëdha parash për të shpëtuar sistemin bankar. Klimaksi u arrit më 25 shkurt, kur banka qëndrore vendosi kontrolle mbi importet dhe rriti normat e interesit në 30 për qind.

Që nga ajo kohë, retorika moralizuese e Presidentit Petro Poroshenko e ka rikthyer kursin e këmbimit pranë nivelit në të cilin Ukraina bazoi buxhetin e saj të vitit 2015. Por këto përmirësime janë jashtëzakonisht të dobëta.

Ky kolaps i përkohshëm ka tronditur besimin publik dhe ka rrezikuar bilancet e bankave të Ukrainës dhe kompanive që kanë borxhe në monedhë të fortë. Ajo ka dëmtuar edhe llogaritë mbi të cilat u bazua programi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Ukrainën. Programi i FMN-së u bë i pamjaftueshëm edhe para se të miratohej.

Por vendet anëtare të BE-së, ndërsa po përballen me problemet e tyre fiskale, nuk kanë shprehur gadishmërinë për të shtuar ndihmat dypalëshe. Kështu, Ukraina vijon të luhatet në prag të humnerës.

Në të njëjtën kohë, një program reformash radikale brenda Ukrainës po kap momentin dhe ngadalë po bëhet i dukshëm si para publikut të Ukrainës ashtu edhe për autoritetet Europiane. Ka një kontrast të madh mes situatës së jashtme të përkeqësuar dhe progresit të vazhdueshëm në reformat e brendshme. Kjo i jep situatës në Kiev një sens jorealiteti.

Një skenar i mundshëm është që që Putini të arrijë objektivin e tij optimal dhe që rezistenca e Ukrainës të thyhet. Europa do të përmbytet me refugjatë – dy milionë duket se është një vlerësim realist. Shumë njerëz presin që kjo do të shënojë edhe fillimin e Luftës së Ftohtë II. Pasoja më e mundshme është një Putini fitimtar do të gjejë shumë miq në Europë dhe që sanksionet mbi Rusinë do të lejohen të skadojnë.

Ky është skenari më i keq i mundshëm për Europën, e cila do të bëhet edhe më e përçarë, duke u kthyer në një fushëbetejë për ndikim mes Rusisë së Putinit dhe Shteteve të Bashkuara. BE-ja mund të pushojë së ekzistuari si një forcë politike funksionale në botë (veçanërisht nëse Greqia del nga Eurozona).

Një skenar që ka më shumë gjasa të ndodhë është që Europa të vijojë me ushqimin me pikatore të Ukrainës. Ukraina nuk rrëzohet, por oligarkët rivendosen në fuqi dhe Ukraina e re fillon t’i ngjajë Ukrainës së vjetër.

Putini mund ta shohë këtë skenar si pothuajse po aq të kënaqshëm sa edhe kolapsi i plotë. Por fitorja e tij do të jetë më pak e sigurtë, për shkak se ajo do të sjellë Luftën e dytë të Ftohtë, të cilën Rusia do ta humbasë, njësoj siç humbi të parën Bashkimi Sovjetik. Rusia e Putinit ka nevojë që çmimi i naftës të jetë 100 dollarë për fuçi, përndryshe do të përballet me mbarimin e rezervave valutore brenda 2-3 viteve.

Kapitulli më i fundit i asaj që unë e quaj “Tragjedia e Bashkimit Europian” është që BE-ja do të humbasë Ukrainën e re. Parimet që Ukraina po mbron – pikërisht parimet mbi të cilat bazohet BE-ja – do të braktisen dhe BE-ja do të duhet të shpenzojë shumë më tepër para për të mbrojtur veten se sa ajo që kërkohet për të paguar për të ndihmuar për suksesin e Ukrainës së re.

Ka edhe një skenar që jep më shumë shpresë. Ukraina e re është ende e gjallë dhe e vendosur për të mbrojtur veten. Megjithëse Ukraina, më vete, nuk është në gjendje të përballet me fuqinë ushtarake të Rusisë, aleatët e saj mund të vendosin të bëjnë “çfarëdolloj gjëje që të nevojitet” për ta ndihmuar, gjithsesi jo të përfshihen drejtpërsëdrejti në një përballje ushtarake me Rusinë apo duke dhunuar marrëveshjen e Minskut. Duke e bërë këtë nuk do të ndihmohet vetëm Ukraina; ajo do të ndihmojë edhe vetë BE-në për të siguruar vlerat dhe parimet që duket se i ka humbur. Nuk ka nevojë të shtoj se ky është skenari që unë mbështes.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Last Chance for Ukraine and Europe

Tjetri
Aventura e Banksy në Rripin e Gazës

Aventura e Banksy në Rripin e Gazës

Më të lexuarat

Shanci i fundit për Ukrainën dhe Europën

Shanci i fundit për Ukrainën dhe Europën

22:01 | 01/04/2015
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

10:51 | 15/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

10:08 | 13/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.