AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Të jetosh në ishull mediatik

XhabyningaXhabyni
11 years më parë
në Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti i PS Ben Blushi | Fot nga : LSA

Kritikat e Blushit kundër Rilindjes i ngjajnë librave të Fevziut për historinë… nuk thonë asgjë të re por shiten sikur kanë sjellë një të vërtetë që askush nuk e ka thënë më parë.

Deputeti i PS Ben Blushi | Fot nga : LSA
Deputeti i PS Ben Blushi | Fot nga : LSA

Vëmendjen politike, të shumicës së atyre që preferojnë të merren me diskutime politike (pra shumicës dërrmuese të shqiptarëve) e ka zënë 2 artikujt e Ben Blushit dhe një diskutim i tij i mbajtur në parlament. Njësoj si shumica dërrmuese e shqiptarëve, i kam ndjekur këto shkrime dhe fjalimin e Blushit në parlament por kjo nuk ka qenë një arsye në vetvete për të më shtyrë të shkruaj për to. Arsyeja e vërtetë lidhet me pritshmëritë e shqiptarëve që janë aq të mëdha sa që disa të vërteta që i themi përditë dhe që i dëgjojmë po ashtu përditë, kur ia dëgjojmë një njeriu me pushtet mazhorance (të cilin ai në fakt nuk e ka) priremi ta dëgjojmë më me ëndje. A thua se ai do të na thotë diçka më shumë se sa dimë!

Shkrimi i parë i Blushit, sikundër një numër të tjerë shkrimesh pararendëse, flasin për të vërteta të cilat janë thënë edhe më parë se sa Blushi. Por kjo, nuk e bën aspak të pavlerë shkrimet e tij sepse ato vijnë prej një personi brenda një mazhorance dhe një individi që ka turbulluar jo pak herëujërat e Partisë Socialiste por që për një arsye apo për një tjetër nuk e çon veprimin e tij deri në fund. Problematika e Blushit, në shkrimet e tij, është se përtej kritikës së fortë të cilën e kanëkryer më parë edhe zëra brenda opozitës, gazetarë apo edhe editorialistë të cilët nuk kanë vëmendjen e medies. Blushit, sipas mendimit tim, i mungon artikulimi i një zgjidhjeje për problemin që ngre.

Në një shkrim të tijin që kritikon (me të drejtë) dështimet e qeverisë që mbulohen me propagandë (Krenaristë) dhe me “shkopin magjik” (kanabistë), Blushi nuk na servir kurrfarë zgjidhjeje se si mundet që qeveria të mbajë premtimet e saj. Madje hera herës kritika e tij duket aq naive sa qëështë shumë e vështirë të besohet si e tillë dhekjo për arsyen se një politikan si Blushi e ka mjaft të qartë se kur premtimet janë të mundshme dhe kur ato bëhen për fushatë elektorale.

Gjithashtu, shkrimi kritik ndaj qeverisë me gjithë të vërtetat që ka i mungon një zgjidhje e ofruar është thjeshtë një kritikë e cila nuk ofron asgjë. Për ta thënë më qartësisht, një politikan kur kundërshton një politikë ofron një alternativë por nuk mund të shpërfaqë kritikë të thjeshtë dhe të thatë, jo se kjo e fundit është problem por sepse mbetet në formën e një oratorie të thjeshtë që përfundon me togfjalëshin; Foli bukur!

Gjithsesi , një kritikë e tillë mungon dhe kjo për faktin se Blushi nga vetë lloji i tij partiak u trajtua shumë ulët duke e akuzuar si Berishist (sepse Berisha flet kështu). Ndërkohë që nuk kishte asnjë përgjigje serioze apo korrekte nga një qeveri që në fillimet e saj ngriti një “kod etike” për të qenë kaq korrekte. Me shumë mundësi, ky sulm personal ndaj tij e detyroi të reagonte siç edhe reagoi gjatë fjalimit në parlament. Një fjalim që duket se i tregonte të gjithëve fytyrën që kishin…por që u zhbë, nga Blushi politikan, në intervistën me Fevziun.

Them që u zhbë sepse Blushi gjatë intervistës së tij, rivërtetoi atë frikën e përhershme për të lëvizur ndryshe dhe për të qenë protagonist në kuptimin e mirë të fjalës në këtë mazhorancë duke ofruar zgjidhje dhe jo duke predikuar varfërinë. Nuk do shumë mend për të diskutuar se sa të varfër jemi, por ama do shumë mend për të kuptuar se si duhet të dalim nga kjo varfëri. Pra, ky ështëçelësi i suksesit për ne…si të dalim nga kjo skamje që na ka zënë?! Blushit kjo përgjigje nuk iu lexua në fjalitë e shumta dhe kjo jo vetëm për fajin e tij por edhe për fajin e moderatorit i cili u vendos nën petkun e atij që të sulmon siç e sulmuan lloji i Blushit.

Një tjetër aspekt që krijoi një shije aspak të këndshme të Blushit në Opinion me Blushin e shkrimit është se i dyti është shumë më i fuqishëm në sulmin ndaj atyre që janë krenaristë por ndërkohë që në emisionin Opinion një prej krenaristëve më krenarë, Blushi e mbushi me disa elozhe. Të cilat, nuk i shkojnë për shtat atij Blushit në parlament, që fliste për rritje të shifrave të punësimit me suposta, që kështu fliste dhe Saliu. Pra, shihni pak se si ndryshon regjistri i të folurës së politikanit Blush.

Shkrimi i fundit që Blushi nxorri tek Lapsi.al, prek sërishmi një të vërtetë që nuk është hera e parë që ndodh. Pra kam fjalën për, Hasanin e Kukësit i cili nuk është se ndryshoi krahun politik përpara disa muajve (sepse ai ka 2 vjet që është larguar nga PD) dhe përpara tij shumë deputetë kanë ndryshuar kahe politike. Mirëpo, Hasani, Gjovalini, Shpëtimi më i rrezikshëm i këtij vendi është Ilir Meta dhe partia e tij. për të cilin dhe për të cilën ende nuk kemi dëgjuar të flasë Blushin, i cili deri më 2013 ka qenë një ndër zërat më këmbëngulës që Meta të puqej me Ramën. Pra, partia e cila personifikon “Hasanizmin” apo “Kadelizmin” apo “Yllizmin” apo “Shpëtimizmin” është brenda atij koalicioni të madh të cilin Blushi e ka kërkuar me shumë mund dhe djers për vite me radhë.

Përse, nuk flet aspak për këtë fenomen të shëmtuar politik që ndodh në vendin tonë? Në fakt, të thuash të vërtetën deri në fund do të duhet fillimisht të pranosh edhe se gabimi vjen dhe prej vetes. Prandaj, Blushit i duhet që përpara se të flasë për “hasanizmin” duhet të flasë më së pari për “metizmin” sikundër duhet të flasë dhe për ditëlindjen faraonike në të cilën unë nuk e kujtoj në ai ka qenë apo jo si politikan? E më pas, gjithçka tjetër do të marrë një drejtim ndryshe nga sot…ku Blushi shihet vetëm si një “zë i veçuar në opozitë”. Pra, është një zë që sjell diçka ekzotike por jo domosdoshmërisht xhenuine dhe të veçantë.

Blushi, më duket hera herës si librat e Fevziut për historinë…që në fakt nuk thonë asgjë të re por promovimet i kanë a thua se kanë sjellë një të vërtetë që askush nuk e ka thënë më parë.

Etiketa: AMABen BlushideputetgazetarIlir MetaLapsi.alMetaMjaftparlamentPartiaPartisë SocialistePDPSPunëQeveriaSHSulm
Tjetri
Protestuesit maqedonas rikthehen në rrugë pas përplasjeve të dhunshme

Protestuesit maqedonas rikthehen në rrugë pas përplasjeve të dhunshme

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.