AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Protestuesit maqedonas rikthehen në rrugë pas përplasjeve të dhunshme

Meri JordanovskangaMeri Jordanovska
11 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta dita e dytë. Foto: Boris Grdanoski/AP

Mijëra njerëz përgjithësisht të rinj u tubuan në Shkup për të dytën ditë për të kërkuar dorëheqjen e ministres së brendshme maqedonase.

Protesta dita e dytë. Foto: Boris Grdanoski/AP
Protesta dita e dytë. Foto: Boris Grdanoski/AP

Protestuesit u mblodhën përpara parlamentit maqedonas të mërkurën në mbrëmje pas përplasjeve me forcat speciale të policisë një ditë më parë, mes valëve të tensioneve politike mes qeverisë dhe opozitës të ndezura nga publikimi i disa përgjimeve ku implikohen zyrtarë të lartë në shkelje serioze.

Pati një prani të madhe të sigurisë pas përplasjeve të së martës, gjatë të cilave policia tha se 38 oficerë dhe një protestues u plagosën dhe 30 persona u arrestuan. Policia bllokoi të gjitha rrugët pranë ndërtesës qeveritare, ku do të mbahej fillimisht tubimi të mërkurën.

Protestuesit, kryesisht të moshës 20 dhe 30 vjeç, bënë thirrje për dorëheqjen e ministres së brendshme Gordana Jankuloska, që sipas tyre është përgjegjëse për mbulimin e përgjegjësisë së autoriteteve për vrasjen e një të riu, Martin Neskoski, që u vra nga një polic më 6 qershor 2011.

“Jemi mbledhur këtu të shumtë në numër, do të mblidhemi edhe nesër dhe çdo ditë derisa të shohim marrjen e përgjegjësisë për vrasjen e Martinit,” tha vëllai i të vdekurit, Aleksandër Neskoski.

Protestat vazhduan për më shumë se pesë orë dhe mbetën relativisht të qeta, edhe pse tifozët hodhën shishe ndaj oficerëve të policisë. Rreth 20 femra u përpoqën t’i ndalojnë ata, duke krijuar një mburojë njerëzore përpara kordonit të policisë për të ndaluar përplasje edhe më serioze.

“Provokues, shkoni në shtëpi,” bërtitën femrat ndaj tifozëve.

Protesta përfundoi në orën 11 të mbrëmjes, por prania e madhe policore vazhdoi përpara ndërtesës qeveritare ku ndodheshin bote me ujë dhe mjete të blinduara.

Protesta e mëparshme e të martës filloi pasi Social Demokratët në opozitë publikuan përgjime të ministres së brendshme Jankuloska, kryeministrit Gruevski dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, ku ata dëgjoheshin teksa komplotonin mbulimin e përgjegjësisë për vrasjen e Neskoskit.

Neskovski, një i ri simpatizant i partisë në pushtet, u rrah për vdekje natën që partia e Gruevskit, VMRO DPMNE,  festoi fitoren e saj zgjedhore më 6 qershor 2011. Vrasja, për të cilën u akuzua një oficer policie i cili më vonë u dënua, shkaktoi protesta kundër brutalitetit policor që zgjatën për rreth dy muaj.

Për rreth dy ditë, policia mohoi që ai incident kishte ndodhur, por pastaj e ndryshoi versionin e saj, duke konfirmuar identitetin e  viktimës dhe duke u shprehur se kishin arrestuar të dyshuarin për vrasje – Igor Spasov, një anëtar i njësisë speciale policore të quajtur “Tigrat”.
Zyrtarët këmbëngulën se Spasov nuk ishte në detyrë në atë kohë dhe kështu ata nuk ishin përgjegjës për vrasjen. Por përgjimet e bëra publike nga opozita ditën e martë treguan se kishte një komplot për të fajësuar vetëm policin për vrasjen e të riut dhe të shmangin rënies e përgjegjësisë mbi zyrtarët e lartë.

Social Demokratët e opozitës filluan të bënin publike përgjime në muajin shkurt, duke akuzuar Gruevskin dhe kushëririn e tij, shefin e policisë sekrete Mijalkov, se kishin organizuar përgjimin e paligjshëm të më shumë se 20,000 njerëzve gjatë viteve, përfshirë këtu gazetarë, gjykatës, prokurorë, kryebashkiakë dhe madje edhe ministra qeverie.

Ndërsa kriza politike në vend mori hov, Social Demokratët lajmëruan se ata do të organizonin demonstrata të tjera këtë muaj, që do të kishin si qëllim rrëzimin e qeverisë së Gruevskit.

Protesta dita e dytë. Foto: Boris Grdanoski/AP
Protesta dita e dytë. Foto: Boris Grdanoski/AP
Protesta dita e dytë. Foto: Boris Grdanoski/AP
Protesta dita e dytë. Foto: Boris Grdanoski/AP
Protesta dita e dytë. Foto: Boris Grdanoski/AP
Protesta dita e dytë. Foto: Boris Grdanoski/AP
Etiketa: botedemonstratagazetarGjykatëGjykatësGruevskiKrizaKryebashkiakOpozitaPartiaPoliciaprokurorProtestaProtestatprotestuesShkupvdekjeVMRO DPMNEVrasjavrasje
Tjetri
Licensat dixhitale; në Kuvend mbërrin drafti që heq kufizimet e pronësisë

Licensat dixhitale; në Kuvend mbërrin drafti që heq kufizimet e pronësisë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.