AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Licensat dixhitale; në Kuvend mbërrin drafti që heq kufizimet e pronësisë

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetarë duke pritur të lidhen live me studiot e tyre televizive | Foto nga : Franc Zhurda/LSA

Deputeti socialist, Taulant Balla propozon heqjen e nenit 62 që kufizon pronësinë e mediave audiovizive, në prag të ndarjes së licensave dixhitale. Projektligji, në pritje të mendimit të OSBE, KE dhe KiE  

Gazetarë duke pritur të lidhen live me studiot e tyre televizive | Foto nga : Franc Zhurda/LSA
Gazetarë duke pritur të lidhen live me studiot e tyre televizive | Foto nga : Franc Zhurda/LSA

Në prag të ndarjes së licensave kombëtare për transmetimet dixhitale, në Kuvend ka mbërritur një projektligj që synon të heqë barrierat e pronësisë mbi mediat audiovizive shqiptare. Projektligji mban firmën e deputetit të mazhorancës, Taulant Balla dhe kërkon shfuqizimin e nenit 62 të ligjit “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

Neni 62 i ligjit nr.97/2013 përcakton se “asnjë person fizik apo juridik, vendas apo i huaj nuk mund të ketë më shumë se 40 për qind të kapitalit të shoqërisë aksionare, që zotëron një licensë kombëtare të transmetimit audioviziv”.

Në rastin e marrjes së një license të dytë kombëtare, i njëjti nen i ligjit ngushton kufirin e aksioneve të lejueshme në 20 për qind.

Kufizimet ligjore mbi pronësinë u vendosën për të shmangur monopolet në tregun e transmetimeve televizive. Megjithatë, neni 62 i ligjit ka futur njëherazi në ngërç procesin e ndarjes së licensave për transmetimet dixhitale nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA).

Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) ka përcaktuar 17 qershorin 2015 si datën finale të mbylljes së transmetimeve televizive analoge dhe kalimin në transmetimet dixhitale. Por megjithëse kjo datë po afron, Shqipëria mbetet pas në këtë proces.

Pas një vonese të gjatë dhe një procesi gjyqësor, Televizioni Publik Shqiptar firmosi më 19 mars 2015 kontratën me kompaninë gjermane Rohde & Schëartz, e cila do të ndërtojë dy rrjete dixhitale. Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) i ka dhënë 2 licensa Televizionit Publik, nga shtatë të tilla që Shqipëria disponon.

Pesë licensat e tjera pritet të ndahen mes Top Channel, TV Klan, Vizion Plus dhe platformave të tyre dixhitale.

Kufizimet e pronësisë, të përcaktuara në nenin 62 të ligjit nr. 97/2013 shkaktojnë pengesa për disa prej operatorëve pretendentë, që synojnë të pajisen me licensa të dyta kombëtare për transmetimet dixhitale.

Në projektligjin e dorëzuar në Kuvend, deputeti Taulant Balla shpjegon se kufizimet e pronësisë janë kthyer në pengesë reale për zhvillimin e mediave në Shqipëri.

“Ndryshimet e propozuara eliminojnë ligjërisht vendosjen e barrierave të panevojshme, të cilat kufizojnë në mënyrë të panevojshme dhe të paargumentuar pronësinë e kapitalit,” thotë Balla në relacion.

“Në këtë mënyrë cenohet konkurrenca e ndershme dhe efektive, mund të ulet cilësia e shërbimeve audiovizuale si dhe cenohet një nga parimet themelore mbi të cilat AMA duhet të kryejë veprimtarinë e saj,” shpjegon më tej ai.

Ai pranon gjithashtu se përdorimi efektiv i frekuencave dixhitale nuk mund të realizohet përmes kufizimit të pronësisë, “por përmes zhvillimit të tregut të brendshëm, konkurrencës dhe futjes së teknologjive të reja numerike”.

Më 6 maj 2015, projektligji “Balla” u shtrua për diskutim në Komisionin e Medias në Parlament, por nuk arriti të mblidhte konsensusin e nevojshëm të deputetëve-anëtarë të këtij komisioni.

BIRN ka siguruar vendimin e Komisionit të Medias mbi këtë çështje, ku deputetët kanë rënë dakord të kërkojnë asistencë teknike nga OSBE, Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës, para se të vendosin pro ose kundër ndryshimit ligjor të propozuar nga Balla.

Ligji “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” u miratua në mars të vitit 2013 me asistencë teknike të organizmave ndërkombëtare. Për këtë arsye, Komisioni i Medias ka preferuar të marrë mendimin e OSBE, Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës para se të shprehet për projektligjin e propozuar nga deputeti i mazhorancës.

Etiketa: AMAAMPAutoriteti i Mediave AudioviziveBIRNdeputetgazetarGjyqKEKëshilli i EuropësKlanKomisioni EuropianKuvendLigjMediat audioviziveOSBEParaparlamentProjektligjProjektligjiSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTaulant BallaTop ChannelTV KlanVizion PLus
Tjetri
Një plan për rimëkëmbjen e Greqisë

Një plan për rimëkëmbjen e Greqisë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.