AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Europa dhe Anti-Europa

Joschka FischerngaJoschka Fischer
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuj të BE-së në Komisionin Europian. Foto: Sébastien Bertrand/Wikimedia

Përse duhet të reagojë Europa tani për problemet që i janë shfaqur me daljen e mundshme të Greqisë dhe Britanisë, Joshka Fisher argumenton.

Parlamenti Europian.
Parlamenti Europian.

Që nga viti 2008, kur shpërtheu kriza globale financiare, Bashkimi Europian është përballur me një varg krizash: përshkallëzimi i krizës greke; revanshizmi rus në Ukrainë dhe kriza e refugjatëve në Mesdhe (që është pazgjidhshmërisht e lidhur me krizën në rajon në Lindjen e Mesme dhe luftërat e shumta në Afrikë). Këto kriza kanë shtrirë në limite fuqitë dhe institucionet e BE-së dhe i kanë shtyrë ato përtej limiteve, gjë që është arsyeja përse përgjigjja e Europës ka qenë kaq e dobët.

Mungesa e efektivitetit të institucioneve dhe strukturave ekzistuese përballë kërcënimeve të sotme po rrezikon legjitimitetin e BE-së, sepse shtetasit europianë po bëjnë thirrje për zgjidhje që BE-ja dukshëm e ka të pamundur dhe nuk do t’i ofrojë. Një pasojë është erozioni i mbështetjes për BE-në mes elektoratit të shteteve anëtare të saj.

Dhe ecuria e erozionit mund të rritet në dy vitet e ardhshme. Mbretëria e Bashkuar tani duket e vendosur të mbajë në vitin 2016 një referendum për të qëndruar në BE dhe një parti e ekstremit të majtë – e vendosur, si në Greqi, për t’iu shmangur masave të rrepta të reformës ekonomike – mund të fitojë zgjedhjet e përgjithshme të Spanjës në vjeshtën e ardhshme.

Sigurisht, ngjarjet mund të rezultojnë pozitive, me Mbretërinë e Bashkuar që mbetet pjesë e BE-së dhe me Spanjën që zgjedh për status quo ose një vizion më të moderuar ndryshimi seç ka përfaqësuar qeveria greke e drejtuar prej Syrizas. Por skenari më i keq për të ardhmen e BE-së duket gjithnjë e më shumë si: “Grexit: (dalja e Greqisë nga eurozona). “Brexit” (dalja e Britanisë nga eurozona) dhe një rezultat elektoral spanjoll që i ngjan Greqisë.

Nëse ndodh një stuhi e tillë, ekzistenca e BE-së do të ishte në dyshim, sepse shtete të tjera anëtare do të konsideronin ose do fillonin të programonin të ardhmet e tyre jashtë BE-së. Në fakt, të gjithë euroskeptikët dhe forcat nacionaliste në shtetet anëtare të BE-së do të orvateshin, me sukses gjithnjë e më të madh, ta bënin tërheqjen nga BE-ja të shteteve të tyre respektove problemin qendror në debatin politik vendas dhe fushatat zgjedhore. Në fjalë të tjera, rreth 60 vitet e integrimit europian – i gjithë projekti europian – do të zhbëhej.

Europa ka nevojë të mos shkojë në këtë drejtim; por duke marrë parasysh dështimin aktual të liderëve të BE-së në pranimin dhe ngritjen ndaj sfidave më të cilat përballen, duket e vërtetë të prezmuosh se mund të ndodhë. Kombinimi i Grexit dhe Brexit – dhe pasojat e tij nuk janë vetëm për stabilitetin e eurozonës, por edhe për ekzistencën në vazhdimësi të BE-së, është ndoshta rreziku më i madh me të cilin përballet Europa që nga fundi i luftës së ftohtë.

Për më tepër, kriza e brendshme e Europës po rezulton në një mjedis të rrezikshëm dhe të paqëndrueshëm gjeopolitik. Megjithëse kërcënimet e jashtme mund të përkrahin bashkëpunimin strategjik mes shteteve anëtare të BE, kjo nuk është mjaftueshëm për ta mbajtur Unionin të pacenuar, veçanërisht para përpjekjeve të Rusisë për të ndarë Europën duke forcuar forcat e saj nacionaliste, euroskeptike dhe ksenofobie.

Parandalimi i rënies së BE-së do të kërkojë, së pari dhe më e rëndësishmja, një zgjidhje strategjike të krizës greke. Greqia ka nevojë si për para dhe për reforma – shpejt dhe brenda eurozonës dhe BE-së. Qeveritë në Athinë, Bruksel dhe madje Berlin nuk mund të jetojnë me Greqinë si një shtet dhe ekonomi e dështuar. Loja e pokerit në vazhdim mes qeverisë greke dhe trojkës lëndon të gjithë palët e përfshira – dhe më së shumti BE-në. Mund të përfundojë një herë e mirë me një borxh të rinovuar të Greqisë ose me Europën e zhytur në shkatërrim.

Nëse Grexit do të shmanget, sfidat e sjella nga Brexit do të duken më pak të frikshme duke marrë parasysh se rreziqet po përhapen më barabart mes Unionit dhe Britanisë. Në fakt, rreziqet janë më të mëdha për kryeministrin britanik David Cameron, sepse është pothuajse e sigurt se Skocia nuk do ta pranojë Brexit, duke e vënë të ardhmen e Mbretërisë së Bashkuar në rrezik.

Prandaj, pavarësisht se Cameron ka rënë në një gropë që e hapi vetë, BE-ja duhet të tregojë pak fleksibilitet në negociatat me Britaninë mbi çështjet që nuk cenojnë parimet bazë të Unionit. Mbretërisë së Bashkuar mund t’i ofrohen mospërfshirje nga politikat e BE (siç shijon tani mospërfshirjen në euro). Dhe liderët e BE-së mund të gjejnë një formulim që siguron Britaninë rreth ndikimit të eurozonës në tregun e vetëm.

Nëse, përveç përballjes me efektivitet me rreziqet e Grexit dhe Brexit, BE-ja mund të forcojë unitetin dhe vendosmërinë e saj në lidhje me zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe me përballjen me Rusinë e sotme revizioniste, do t’ia dilte në mbrojtjen ndaj kërcënimeve të sotme ekzistenciale. Në fakt, BE-ja mund të dalë nga kjo edhe më e fortë se më parë. Ky nuk është skenari më i mundshëm sot, por mund të bëhet nëse Europa vendos – herët dhe jo vonë – se pasojat e dështimit duhet të shmangen gati me çdo çmim.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Europe and Anti-Europe

Etiketa: Bashkimi EuropianBEBrexitBrukselDavid CameronekonomierozioniEuroEuropaGreqiGreqiaKrizaMbretëria e BashkuarMjedisParaParlamenti EuropianProject SyndicateQeveriarajonReferendumReformarrezikZgjedhjet
Tjetri
Mbulimi i njëanshëm, e majta në KQZ shpëton nga gjobat televizionet

Mbulimi i njëanshëm, e majta në KQZ shpëton nga gjobat televizionet

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.