AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një planet, një oqean

Christiana FigueresJose Maria FigueresngaChristiana FigueresdheJose Maria Figueres
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Solano Snapper/Flickr

Përpara se njerëzit të shijojnë detet dhe oqeanet kudo në botë në këtë stinë vere, ata duhet të mendojnë për dëmin që po i shkakton njeriu me çlirimin e dioksidit të karbonit gjallesave detare dhe të marrin masa…

Foto: Solano Snapper/Flickr
Foto: Solano Snapper/Flickr

Oqeani dhe atmosfera janë gjithnjë të lidhur në mënyra që ne sa po fillojmë t’i kuptojmë t’i kuptojmë. Ashtu si motrat dhe vëllezërit, qielli mbi ne dhe ujërat përreth ndajnë të njëjtat tipare – veçanërisht këto ditë një nevojë për të qenë të mbrojtur. Ne jemi vëllezër dhe motra mbi një axhendë të përbashkët për të mbrojtur si një axhendë që do të përcaktojë të ardhmen e miliona vëllezërve, motrave, baballarëve, miqve dhe fqinjëve, si dhe të formave të jetës në tokë dhe det, për të tashmen dhe për gjeneratat e ardhshme.

Fatmirësisht qeveritë kudo në botë po fillojnë të kuptojnë sfidën dhe pritet të vendosin – ose të paktën të bëjnë progres drejt – dy marrëveshjeve të rëndësishme këtë vit: një traktat i ri global për të mbrojtur jetën detare në ujërat ndërkombëtar dhe një marrëveshje për ndryshimin klimatik që do të mbrojë atmosferën. Së bashku me një vendosje të Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm, këto marrëveshje do të shërbejnë si sinjalistika thelbësore që tregojnë rrugën që duhet ndjekur nga ekonomitë kombëtare të botës për 15 vitet e ardhshme dhe më tej.

Marrëveshjet e planifikuara vijnë pas përpjekjeve të jashtëzakonshme nga shtete, qytete, kompani dhe shtetas për të mbrojtur klimën dhe oqeanin. Investimet në energjinë e rinovueshme po shkojnë mbi 250 miliard dollarë në vit dhe shumë shtete po shpenzojnë po aq shumë në forma të gjelbra të prodhimit të energjisë siç bëjnë me lëndët djegëse fosile.

Kosta Rika për shembull, tani e merr 80 për qind të energjisë së vet nga burime të rinovueshme. Në Kinë, burimet e rinovueshme po zgjerohen me shpejtësi dhe konsumi i qymyrgurit ka rënë me 2.9 për qind në vitin 2014. Ndërkohë, në det të hapur, nevoja për më shumë rezerva detare dhe peshkim që qëndrueshëm po kuptohet dhe në disa raste plotësohet me ndihmën e teknologjisë për forcimin e aftësisë së zyrtarëve në monitorimin dhe gjurmimin e peshkimit ilegal.

Shkencëtarët që studiojnë ndryshimin klimatik kanë treguar se si mund të ndiqet problemi duke adoptuar një rrugë të pastër me piketa progresive. Ne duhet të çojmë çlirimet globale në dekadën e ardhshme në një pikë dhe t’i ulim më pas ato për të krijuar një balancë mes çlirimeve dhe kapacitetit absorbues të planetit në gjysmën e dytë të shekullit.

Oqeani ka luajtur historikisht një rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj balance. Si një lavaman natyror karboni, ai thith rreth 25 për qind të të gjithë dioksidit të karbonit që çlirohet nga aktiviteti njerëzor çdo vit. Por ne po e kalojmë kapacitetin e tij thithës. Karboni i shpërbërë në oqean e ka ndryshuar kiminë e tij duke rritur aciditetin me 30 për qind që nga fillimi i Revolucionit Industrial. Norma e ndryshimit është, mesa dimë ne, shumë herë më e shpejtë se çdo herë tjetër në 65 milionë vitet e fundit dhe mundësisht në 300 milionë vitet e fundit.

Nëse çlirimet e CO2 nuk kontrollohen, norma e aciditetit do të vazhdojë të përshpejtohet duke shkaktuar pasoja vdekjeprurëse te banorët e oqeanit. Nëse CO2 nga atmosfera përzihet në ujërat e botës, do të pakësojë aftësinë e joneve të nevojshme të karbonatit që i duhen gjallesave për të ndërtuar guaskat dhe skeletët e tyre. Nëse nivelet e CO2 vazhdojnë të rriten sipas shkallës aktuale, shkencëtarët vlerësojnë se rreth 10 për qind e Oqeanit Arktik do të jetë mjaftueshëm gërryrës për të shpërbërë guaskat e krijesave detare deri në 2018. Shumë pjesë të tjera përballen me një të ardhme të ngjashme.

Marrëveshjet ndërkombëtare kanë më shumë sukses kur ndërthuren drejtimet politike, ekonomike dhe sociale te kohës, siç po bëhet tani, për të nxitur një vizion të ri për të ardhmen dhe një marrëdhënie të re mes njerëzimit dhe planetit që ndajmë së bashku. Realizimi i këtij vizioni do të kërkojë përfshirjen e brezave të ardhshëm. Si oqeani dhe klima kanë nevojë që plane globale të besueshme dhe të matshme të ofrojnë mbrojtjen e tyre. Rezervat tona detare të përhapura dhe plotësisht të mbrojtura duhet të zgjerohen nga 1 për qind i oqeanit që ata aktualisht mbrojnë për të formuar një rrjet të vërtetë global.

Muajin e shkuar, 13 krerë shtetesh dhe qeveri nga Karaibet bënë thirrje për një marrëveshje globale efektive duke cituar ndikimet aktuale dhe ato që do vijnë. Është një listë alarmante: “më shumë ngjarje ekstreme, më shumë reshje shiu intense dhe të ndryshueshme, më shumë aciditet oqeanik dhe ngrohje, zbardhje e koraleve, rritje e niveleve të deteve, gërryerje bregdetare dhe shumë probleme të tjera”.

Kërcënime të tilla janë provë e nevojës urgjente për të zgjeruar rregullat ndërkombëtare për të menaxhuar dhe ruajtur klimën dhe jetën detare. Marrëveshja e ndryshimit klimatik pritet të arrihet në Paris në dhjetor por  ajo nuk do të zgjidhë problemin me një të rënë të lapsit, ashtu siç nuk do të mbrojë jetën detare një marrëveshje e vetme. Por është e rëndësishme që ne të krijojmë rrugën e duhur politike për të siguruar se të gjitha shtetet luajnë pjesën e tyre në mbrojtjen e planetit, ndërsa ndihmojnë më të dobëtit të përshtaten me efektet e degradimit mjedisor që po ndodh.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate.  One Earth, One Ocean

Etiketa: BanorëCO2GërryerjeKonsumiMarrëveshjamarrëveshjeMasapaktpasojaprogresProject SyndicateSHSHIUvereZbardhje
Tjetri

Qeveria tërhiqet nga arbitrazhi me “Rapiscan” nën këshillimin e Cherie Blair

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.