AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të çosh dëm ushqimin në një botë të uritur

Bjorn LomborgngaBjorn Lomborg
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një në çdo nëntë njerëz në planet – 795 milionë gjithsej – shkojnë në gjumë të uritur. Si mund të shfaroset uria nga planeti ynë në një kohë kur ¼ e ushqimit shkon dëm? Bjorn Lomborg shpalos një plan.

Foto: Szczel/Flickr
Foto: Szczel/Flickr

Një e katërta e ushqimit në të gjithë botën shkon dëm çdo vit, për shkak të korrjes jo-efikase, ruajtjes jo të duhur dhe mbetjeve në kuzhina. Gjysma e kësaj humbjeje do të ushqente një miliard njerëz  më shumë dhe do të zhdukte problemin e urisë.

Niveli i shpërdorimit të ushqimit është veçanërisht në fokus të një studimi të ri global për sigurinë e ushqimit nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO). Sipas FAO, 57 shtete në zhvillim nuk kanë arritur të arrijnë Synimin e Mijëvjeçarit për Zhvillim duke përgjysmuar proporcionin e njerëzve të uritur këtë vit. Një në çdo nëntë njerëz në planet – 795 milionë gjithsej – shkojnë në gjumë të uritur.

Sigurisht, ka pasur progres të madh: gjatë 25 viteve të fundit, bota ka ushqyer dy milionë njerëz shtesë dhe – për të gjitha 57 dështimet – bota e zhvilluar si një e tërë pothuajse ka përgjysmuar normën e urisë. Por sfida është në ruhet progresi: deri në 2050, kërkesa për ushqim do të jetë thuajse dyfishuar. Një arsye është se deri atëherë bota do të ketë dy miliard gojë të tjera për të ushqyer, një arsye e dytë do të jetë oreksi në rritje e një klase të re të mesme në tërbim.

Për momentin, OKB po konsideron 169 shënjestra të reja zhvillimi për t’ia dalë me Synimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (uria është një nga shumë zonat  e shënjestrës). Këto shënjestra janë shumë të rëndësishme, sepse do të përcaktojnë si do të shpenzohen rreth 2.5 trilion dollarë në gjithçka që prej ndryshimit klimatik deri te malaria.

Grupi im i ideve, Qendra e Kopenhagenit për Konsensus, i kërkoi 60 ekonomistëve kryesorë të vlerësojnë se cilat shënjestra të propozuara do të bënin më shumë mirë dhe cilat jo. Kërkimi ynë mbi sigurinë e ushqimit tregon se ka mënyra më të zgjuara për të ushqyer më shumë persona në planet – por ato nuk kanë shumë të bëjnë me fushatat kundër shpërdorimit që shihen në shumicën e botës së pasur.

Në këtë të fundit, fokusi është te ushqimi i çuar dëm nga konsumatori. Kjo përbën kuptim: më shumë se gjysma e shpërdorimit ushqimor në botën e pasur ndodh në kuzhina (ndoshta ngaqë mund ta përballojmë).

Në Britani, për shembull shpërdorimi më  i madh është në sallata, perime dhe fruta – lukse kur krahasohen me kaloritë e lira që përmbajnë drithërat dhe zhardhokët e konsumuar në botën në zhvillim. Familjet më të vogla në shtetet e pasura humbasin më shumë për person, sepse është e vështirë të përdoret çdo gjë, ndërsa familjet e pasura shpërdorojnë ushqimin sepse mund të përballojnë blerjen ekstra për t’i pasur rezervë.

Përkundrazi, të  varfrit e botës së uritur shpërdorojnë edhe më pak, thjesht sepse nuk mund ta përballojnë atë. Në Afrikë, shpërdorimi i ushqimit përllogaritet në mesatare 500 kalori për person – por konsumatorët përbëjnë vetëm 5 për qind të kësaj humbje. Më shumë se tre e katërta e ushqimit të çuar dëm ndodh përpara kuzhinës, në bujqësinë jo të mirë, sepse zogjtë dhe minjtë hanë prodhimin gjatë korrjes ose sepse pestet prishin produktet në magazina.

Ka shumë mënyra për ta ndrequr këtë lloj humbjeje nga kurimi i rrënjëve te minimizimi i dëmit dhe te frigoriferimi më i shtrenjtë. Përse nuk po përdoren këto teknologji – tepër të përhapura në shtetet e pasura – edhe në botën në zhvillim?

Përgjigjja është mungesa e infrastrukturës. Nëse nuk ka rrugë të duhura për të lidhur fushat me tregjet, fermerët nuk mund të shesin me lehtësi produktin e tyre shtesë, që mund të prishet përpara se të hahet.  Përmirësimi i rrugës dhe hekurudhave i jep mundësinë fermerëve të arrijnë te blerësit dhe mjetet e duhura të arrijnë te fermerët. Furnizimi me elektricitet i lejon të korrat të thahen dhe perimeve u jep mundësinë të ruhen në të ftohtë.

Ekonomistët nga Instituti Kërkimor Ndërkombëtar për Politikën Ushqimore vlerëson se kosto total e përgjysmimit të humbjeve pas të korrave në botën në zhvillim do të jetë 239 miliard dollarë përgjatë 15 viteve dhe do të gjeneronte fitime më shumë se 3 trilion dollarë ose fitim 13 dollar për çdo 1 dollarë të shpenzuar.

Kjo do ta bënte ushqimin më të përballueshëm për të varfrit. Deri në vitin 2050, infrastruktura më e mirë mund të thotë se 57 milionë njerëz – më shumë se popullata aktuale e Afrikës së Jugut – nuk do të ketë më rrezikun e urisë dhe se rreth katër milion fëmijë nuk do të vuajnë më nga kequshqimi. Shumica e këtyre dobive do të jenë në Afrikën Sub-Sahariane dhe në Azinë e Jugut, rajonet më të privuara të botës.

Por ka edhe një investim më të mirë. Ne mund të arrijmë tre herë më shumë përfitime ekonomike dhe madje pakësim më të madh të numrit të njerëzve në rrezik urie, nëse përqendrohemi në përmirësimin e prodhimit të ushqimit në vend të parandalimit të shpërdorimit të ushqimit.

Sot, vetëm 5 miliardë dollarë shpenzohen në vit për kërkime përmirësimi të shtatë të mbjellave kryesore globale dhe vetëm një nga dhjetë ka si synim të ndihmojë fermerët e vegjël në Afrikë dhe Azi. Investimi i 88 miliardëve shtesë në kërkim dhe zhvillim bujqësor gjatë 15 viteve të ardhshme do të rriste prodhimin me 0.4 për qind më shumë çdo vit.

Kjo mund të mos tingëllojë si shumë, por reduktimi në çmime dhe përmirësimet në sigurinë ushqimore do të ndihmojnë thuajse këdo. Do të vlerë rreth 3 trilion dollarë në të mira sociale – duke sjellë përfitime prej 34 dollarë për çdo 1 dollar të shpenzuar.

Uria është një problem kompleks,  i përkeqësuar nga presionet financiare, çmimet e paqëndrueshme të mallrave, katastrofat natyrore dhe luftërat civile.  Por ne mund të marrim një hap të madh drejt fitores së fushatës globale kundër kequshqimit, thjesht duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe në kërkimin e zhvillimin bujqësor.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Wasting Food in a Hungry World

Etiketa: BritaniFAOinfrastrukturakostoliraMITOKBprogresProject SyndicaterrezikSHteknologjizhvillim
Tjetri
Sllovenia liron ish-kryeministrin e Kosovës Haradinaj

Sllovenia liron ish-kryeministrin e Kosovës Haradinaj

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.