AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Sllovenia liron ish-kryeministrin e Kosovës Haradinaj

Una HajdaringaUna Hajdari
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Haradinaj duke hyrë në gjykatë në Slloveni. Foto: BETA.

Ish-komandanti i kthyer në lider politik Ramush Haradinaj, i cili u ndalua në Slloveni në bazë të një urdhër arresti serb për krime lufte, pritet të kthehet në Kosovë pasi u lirua.

Haradinaj duke hyrë në gjykatë në Slloveni. Foto: BETA.
Haradinaj duke hyrë në gjykatë në Slloveni. Foto: BETA.

Ish-kryeministri Haradinaj u lirua nga një gjykatë sllovene ditën e premte, pasi u ndalua bazuar në një urdhër arresti nga Serbia, e cila e akuzonte atë për krime lufte gjatë kohës që ai ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë konfliktit të vitit 1998-1999 me forcat e Beogradit.
“Ambasada e Kosovës në Lubjanë … na dërgoi një shënim diplomatik duke konfirmuar se qytetari i Kosovës po kalonte në Slloveni ndërsa kthehej nga një mision i posaçëm diplomatik jashtë vendit, e cila është edhe arsyeja pse Sllovenia duhet ta lërë atë të kalojë i lirë,” tha gjykata në Kranj në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Politikani tani pritet të kthehet në Prishtinë, tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia që ai drejton tani.

Në vitin 2012, Haradinaj u lirua nga akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës. Por prokuroria serbe për krime lufte aktualisht po e heton atë në tri çështje, duke e akuzuar atë për vrasjen e të paktën 60 njerëzve.

Arrestimi i Haradinaj, u cili ka qenë për pak kohë kryeministër në vitet 2004-2005, ka zemëruar shumë njerëz në Kosovë, të cilët e konsiderojnë atë një hero për rolin e tij në luftën kundër forcave serbe.

Protestuesit u mblodhën për ditën e tretë me radhë para Ambasadës Sllovene ditën e premte në mëngjes, duke mbajtur pankarta me slogane si “Trup Sllovenisë!” Disa nga mbshtetësit e Haradinajt e kaluan natën jashtë ambasadës.

Haradinaj ditën e premte falënderoi njerëzit në Kosovë për mbështetjen e tyre.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që u bashkuan në këtë situatë të vështirë,” shkroi ai në Facebook.

Ministria sllovene e drejtësisë vendosi ditën e enjte se ai nuk do të ekstradohet në Serbi, pavarësisht se çfarë vendos gjykata sllovene në lidhje me urdhër arrestin e Beogradit.

“Është shumë e rëndësishme që ministri i drejtësisë ka vendosur të mos lejojë ekstradimin e Haradinajt, edhe nëse gjykata e merr një vendim të tillë. Kjo është sepse të gjitha akuzat në urdhër arrest janë adresuar nga ana e Gjykatës së Hagës,” tha ministri i jashtëm slloven Karl Erjavec.

Haradinaj ka këmbëngulur se urdhër arresti i vitit 2004 nuk është i vlefshëm.

Parlamenti i Kosovës ndërkohë miratoi një rezolutë ditën e enjte duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Haradinajt dhe kthimin e tij në Kosovë.

Parlamenti gjithashtu vendosi të dërgojë një notë proteste në Lubjanë, një lëvizje që shihet si e diskutueshme në një kohë që Kosova gëzon marrëdhënie të mira me Slloveninë.

Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi i bëri thirrje parlamentarëve ta rimendojnë këtë gjë, duke thënë se “problemi është në Beograd, jo në Lubjanë”.

Ndërkohë, mbështetës të klubit të basketbollit të Prishtinës, Plisat, hodhën shashka në ambientet e kompanive sllovene në Prishtinë të enjten, duke thënë se ata donin të digjnin “gjithçka që është sllovene”.

Albert Kastrati, kreu i Plisat, tha se “kjo do të vazhdojë derisa Ramushi të lirohet”.

Sulmet u kritikuan nga presidentja Atifete Jahjaga.

Ka pasur gjtihashtu reagime të forta në media sociale, me njerëz që postojnë fotot e kartave bankare të djegura të bankës “Ljubljanska Banka” dhe qumështin “Alpsko” të derdhur, duke bërë thirrje për një bojkotim të produkteve të tilla sllovene.

Etiketa: ArrestarrestimiBeogradFacebookGjykataGjykatëGjykatësHaradinajHashim ThaçiJahjagaKastratiKosovaKosovëKrimekrime lufteLufteMediapaktParaPartiaProkuroriaprotesteRamush HaradinajSerbiSerbiaSHSlloveniVendim
Tjetri

Dekriminalizimi dhe Garda e Re

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.