AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ramazani në Sarajevë tërheq vëmendjen e turistëve

Elvira M. JukicngaElvira M. Jukic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Elvira M. Jukic

Me mijëra vizitorë nga Gjiri dhe vende të tjera myslimane po vijnë për të kaluar Ramazanin në Sarajevë – dhe ardhja e tyre po i nxit myslimanët vendas të ndryshojnë zakonet e tyre.

 Foto: Elvira M. Jukic
Foto: Elvira M. Jukic

Me dhjetëra njerëz, përfshirë turistët nga lindja dhe perëndimi, mblidhen çdo mbrëmje në rrafshnaltën e Fortesës së Verdhë të epokës Osmane në Sarajevë, e cila ofron pamje panoramike të luginës Sarajevës.

Ata presin me durim perëndimin e diellit dhe gjuajtjen tradicionale me top, e cila në muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit shënon fillimin e agjërimit të mbrëmjes, i quajtur Iftari.

Pastaj ata ngadalë me makinë ose duke ecur zbresin kodrën drejt Qytetit të Vjetër, Bascarsija, duke kërkuar një vend në një nga restorantet e vegjël të shumtë për të filluar agjërimin e tyre.

Guy dhe Emily, një çift amerikan në të tridhjetat e tyre nga Hjustoni, Teksas, ka udhëtuar nëpër Evropë dhe Azi dhe ndodhën të ishin në Bosnjë në fillim të muajit të Ramazanit.

“Kjo atmosferë është shumë festive. Ndihemi shumë të lumtur midis njerëzve, duke bashkuar familjet,” tha Guy për BIRN. “Qyteti duket bukur dhe i gjallë. Na pëlqen shumë, sidomos ushqimi.”

Emily tha se ajo zakonisht kishte lexuar rreth Sarajevës në lidhje me ngjarjet e tmerrshme, siç ishin lufta dhe vuajtjet, por kur mbërriti këtu, ishte e lumtur që pa se njerëzit ia kalonin mirë.

Këtë vit, Ramazani erdhi në fillim të verës, e cila i dha mijëra turistëve verorë një mundësi për të njohur kulturën, gastronominë , por gjithashtu edhe fenë vendase.

E ndodhur në mes të Evropës dhe Azisë, Lindjes dhe Perëndimit, mes botëve katolike, ortodokse dhe asaj myslimane, Sarajeva gjatë Ramazanit i ofron vizitorëve një atmosferë fetare islame në një mjedis modern evropian.

Është një paradoks që çdo vit tërheq gjithnjë e më shumë. Bashkë me këtë numër në rritje vizitorësh nga e gjithë bota, Sarajeva po tërheq gjithnjë e më shumë turistë myslimanë nga vendet e Gjirit dhe Turqia.

Asja Hadziefendic-Mesic, nga Organizata Turistike e entitetit të Federatës së Bosnjes, tha për BIRN se një numër në rritje turistësh myslimanë vijnë nga Kuvajti, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Malajzia.

Pjesa më e madhe prej tyre interesohen për kryeqytetin boshnjak dhe rrethinat e tij, përfshirë parkun natyror në burimin e lumit Bosna, ujëvarat Skakavac, si edhe malet përreth të Trebevicës, Igmanit, Bjelasnicës dhe Jahorinës, ku u organizuan Lojërat Olimpikë Dimërore në vitin 1984.

“Atyre u interesojnë vende ku ka vende fetare, por janë gjithashtu të interesuar në bukuritë natyrore,” theksoi ajo.

 Foto: Elvira M. Jukic
Foto: Elvira M. Jukic

Hadziefendic-Mesic tha se fluksi i turistëve myslimanë nga jashtë ka nxitur gjithashtu boshnjakët të fillojnë të ndryshojnë zakonet e tyre gjatë Ramazanit.

Më parë, myslimanët boshnjakë zakonisht për Iftar mblidheshin në shtëpi me familjet dhe miqtë, duke i lënë rrugë e zbrazura pas perëndimit të diellit. Tani boshnjakët po dalin më shpesh dhe e hanë Iftarin në restorante.

“Më parë, gjatë Ramazanit, nuk ndodhte asgjë. Nuk kishte evente fetare apo laike. Kështu që u habitëm nga turistët e shumtë që vinin për shembull nga Kuvajti,” tha ajo.

“Në vendet arabe dhe në Turqi, zakoni është të dalësh dhe përjetosh kulturën e myslimanëve diku tjetër,” vuri në dukje ajo.

Një numër në rritje turistësh, sidomos nga vendet e Gjirit të pasura me naftë, po blejnë gjithashtu apartamente të përballueshme dhe shtëpi fundjave në Sarajevë, ku ata vijnë për t’i shpëtuar vapës së verës në vendet.

Bashayer Boalwa, 30 vjeç nga Kuvajti, ka ardhur me burrin e saj, dy djemtë, motrën dhe një shërbëtore. Ata tani kanë një shtëpi të tyren në periferi të Sarajevës, të cilën e vizitojnë shpesh.

“Është fantastike. Na mungon familja jonë, disa gjëra tradicionale, Iftar i madh së bashku, por këtu është e lehtë të agjërosh dhe të përgatisësh ushqim,”  tha ajo për BIRN.

“Na pëlqen ky vend,” shtoi ajo. “Herën e parë që erdhëm këtu, kur zbritëm nga avioni, ndjemë një atmosferë ndryshe. Na ka dhënë energji.”

 Foto: Elvira M. Jukic
Foto: Elvira M. Jukic

“Myslimanët këtu janë njësoj si në vendin tonë dhe njerëzit në përgjithësi janë shumë të sjellshëm,” vazhdoi ajo.

Numri në rritje i njerëzve që vijnë nga jashtë gjatë muajit të Ramazanit frymëzoi disa në Sarajevë të fillojnë të organizojnë Festivalin e Ramazanit Sarajevë.

Një nga organizatorët, Haris Dervisevic, tha se festivali ofron shumë më tepër sesa Iftarët dhe përfshin evente kulturore, si për shembull koncerte dhe ekspozita.

“Ne donim të tregonim jo vetëm kulturën e Islamit në Bosnjë dhe Hercegovinë, por gjërat në përgjithësi,” tha ai.

“Kemi ndërmarrë edhe nismën hashtag ‘sarajevoramazan’ në Instagram, në mënyrë që kushdo që kap shpirtin e Ramazanit në Sarajevë mund të postojë fotografitë e tij,” shtoi ai.

“Qëllimi ynë është të bëjmë një program për ata që vizitojnë Sarajevën gjatë Ramazanit. Ky lloj shoqërimi është tamam në traditën e Sarajevës,” përmbylli ai.

Etiketa: BIRNEmiratet e Bashkuara ArabeInstagramLindjaLuftaMjedismyslimaneSarajevëSHturistTurqiTurqia
Tjetri
Serbia më vulosi pasaportën time të Kosovës

Serbia më vulosi pasaportën time të Kosovës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.