AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Vota greke për sovranitet

Dani RodrikngaDani Rodrik
11 years më parë
në Analiza, Nyje Debati, Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i dorëhequr i financave të Greqisë Yanis Varoufakis në ceremoninë e transferimit të detyrës te ministri i ri i financave Euclid Tsakalotos në Athinë më 6 korrik 2015. Pavarësisht triumfit të “Jo”-së në referendumin e të dielës, qeveria e Greqisë gjendet e pafuqishme përballë kreditorëve dhe mund të detyrohet të dalë nga euro. (AP Photo/Petr David Josek)

Referendumi i Greqisë vështirë se do të ndryshojë kushtet e përcaktuara nga kreditorët, por ai mund të ndryshojë në mënyrë thelbësore tendencën e transferimit të sovranitetit në Bruksel dhe pikërisht pse qe një deklaratë sovraniteti, mund të pasohet nga simboli tjetër i rëndësishëm i sovranitetit, monedha kombëtare.

Ministri i dorëhequr i financave të Greqisë Yanis Varoufakis në ceremoninë e transferimit të detyrës te ministri i ri i financave Euclid Tsakalotos në Athinë më 6 korrik 2015. Pavarësisht triumfit të “Jo”-së në referendumin e të dielës, qeveria e Greqisë gjendet e pafuqishme përballë kreditorëve dhe mund të detyrohet të dalë nga euro. (AP Photo/Petr David Josek)
Ministri i dorëhequr i financave të Greqisë Yanis Varoufakis në ceremoninë e transferimit të detyrës te ministri i ri i financave Euclid Tsakalotos në Athinë më 6 korrik 2015. Pavarësisht triumfit të “Jo”-së në referendumin e të dielës, qeveria e Greqisë gjendet e pafuqishme përballë kreditorëve dhe mund të detyrohet të dalë nga euro. (AP Photo/Petr David Josek)

Kreditorët dhe debitorët e kanë gjetur veten në armiqësi sa herë që paraja ka kaluar nga një dorë në tjetrën. Por rrallë herë problemet janë shfaqur kaq prerazi – dhe në mënyrë kaq publike – sa në rastin e referendumit grek.

Në një votim më 5 korrik, elektorati grek hodhi poshtë bindshëm kërkesat për masa të mëtejshme kursimi nga kreditorët e huaj të vendit: Banka Qendrore Europiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe qeveritë e tjera të eurozonës, të udhëhequra nga Gjermania. Cilatdo qofshin meritat ekonomike të këtij vendimi, zëri i popullit grek tingëlloi fort dhe qartë: ne nuk durojmë më shumë.

Por do të qe gabim, gjithsesi, ta shikosh votën e Greqisë si një fitore e drejtpërdrejtë e demokracisë – pavarësisht se çfarë thotë kryeministri i vendit Alexis Tsipras, apo si pretendojnë mbështetësit e tij. Ajo që grekët e quajnë demokraci, për shumë vende të tjera – po aq demokratike – është thjeshtë veprim i njëanshëm i papërgjegjshëm. Ka, në fakt, shumë pak simpati për pozicionin grek në vendet e tjera të eurozonës, ku referendume të ngjashme pa dyshim do të tregonin mbështetje dërrmuese publike për vijimin e politikave të kursimit që i janë imponuar Greqisë.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për qytetarët e vendeve të mëdha kreditore si Gjermania, e cila ka shumë pak durim për Greqinë. Nervozizmi është veçanërisht i përhapur mes anëtarëve të tjerë të varfër të eurozonës, Pyet njeriun e zakonshëm në rrugë në Sllovaki, Estoni apo Lituani dhe ka gjasa që do të marrësh një përgjigje jo shumë të ndryshgme nga ajo e një pensionisti letonez: “Ne kemi mësuar nga pësimi – pse grekët nuk mësojnë?”

Dikush mund të argumentojë se europianët nuk janë të mirëinformuar mbi tragjedinë e grekëve dhe dëmet që ka shkaktuar politika e kursimit në këtë vend. Dhe, me të vërtetë, është e mundshme që me më shumë informacion, shumë do të ndryshonin mendim. Por forcat e opinionit publik mbi të cilat mbështetet demokracia vështirë se marrin formë në kushte ideale. Për më tepër, duhet të mos kërkosh më tutje se sa vetë vota greke për të gjetur një shembull se si emocionet e nxehta dhe zemërimi fiton mbi llogaritë racionale të kostove dhe përfitimeve ekonomike.

Është e rëndësishme të mbahet mend se kreditorët në këtë rast nuk janë një grup oligarkësh apo bankierë privatë të pasur, por qeveritë e vendeve të tjera të eurozonës, të cilat janë logaridhënëse demokratike para vetë zgjedhësve të tyre. (Nëse ata bënë apo jo gjënë e duhur më 2012 kur i dhanë kredi Greqisë në mënyrë që bankierët e tyre të mund të ripagueshin, kjo është një pyetje e ligjshme, por çështje tjetër.) Ky nuk është një konflikt mes demosit Grek – popullit – dhe bankierëve dhe as nuk është një konflikt mes demokracive europiane.

Kur grekët votuan “jo,” ata rikonfirmuan demokracinë e tyre; por, më shumë se kaq, ata ritheksuan prioritetin e demokracisë së tyre përkundrejt demokracisë së vendeve të tjera të eurozonës. Me pak fjalë, ata ritheksuan sovranitetin e tyre kombëtar – të drejtën e tyre si komb për të përcaktuar vetë rrugën e tyre ekonomike, shoqërore dhe politike. Nëse referendumi grek qe ndonjë fitore, ajo qe më së shumti fitore për sovranitet kombëtar.

Kjo është çfarë e bën atë kaq kërcënues për Europën. Bashkimi Europian dhe aq më shumë eurozona, qe ndërtuar me pritshmërinë që ushtrimi i sovranitetit kombëtar do të fashitet me kalimin e kohës. Kjo nuk u tha kurrë qartazi; sovraniteti, në fund të fundit, është shumë popullor si koncept. Por ndërsa bashkimi ekonomik ngushtoi hapësirën në dispozicionin e çdo vendi, shpresohej që, veprimet kombëtariste do të ushtroheshin më rrallë. Referendumi grek ndoshta ka vendosur gozhdën e fundit në arkivolin e kësaj ideje.

Nuk duhej të ndodhte kështu. Elita politike e Europës mund të kishte kuadruar krizën financiare greke si një tregim i ndërvarësisë ekonomike – ti nuk mund të kesh kredimarrës të këqij pa pasur kredidhënës të pakujdesshëm – në vend që ta paraqiste si një tregim moral që paraqiste gjermanët punëtorë dhe prodhimtarë përballë grekëve të pakujdesur dhe të shthurur. Një paraqitje e tillë mund të kishte lehtësuar ndarjen e barrës mes kredimarrësit dhe kredidhënësit dhe do të shmangte shfaqjen e sjelljes ne-përballë-atyre, e cila helmoi marrëdhënien mes Greqisë dhe institucioneve të eurozonës.

Në mënyrë më thelbësore, integrimi ekonomik mund të qe shoqëruar me zgjerimin e hapësirës politike europiane. Kompensim për autonominë kombëtare të reduktuar përmes krijimit të hapësirës për aksion demokratik në nivel europian mund të kishte qenë me të vërtetë një fitore për demokracinë.

Është tepër vonë për të debatuar nëse fajtori qe mungesa e dëshirës së publikut Europian për të hyrë në rrugën drejt bashkimit politik apo droja e politikanë të saj kombëtar për të ushtruar udhëheqësi. Pasoja është që në Europën e sotme, demokracia mund të rikonfirmohet vetëm përmes rideklarimit të sovranitetit kombëtar. Dhe kjo është ajo që ka bërë elektorati i Greqisë.

Referendumi është shumë i rëndësishëm, por më së shumti si akt politik simbolik. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse publiku grek ka gjithashtu guxim për aksione ekonomike – në veçanti, një dalje nga eurozona dhe rikthim te monedha kombëtare – gjë që sjell pikërisht sovraniteti i vërtetë kombëtar. Në fund të fundit, kushtet e ofruara nga kreditorët e vendit ka pak gjasa të ndryshojnë shu,ë. Nëse grekët votuan “jo” bazuar në pritshmëri jorealiste se demokracitë e tjera të eurozonës do të detyroheshin të përkuleshin para dëshirave të tyre, ata duhet të përgatiten për një zhgënjim tjetër të madh – si dhe një leksion të vetë demokracisë së tyre.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Greece’s Vote for Sovereignty

Etiketa: Alexis TsiprasBanka Qendrore EuropianeBashkimi EuropianBrukseldemokracidemokraciaEurofitoreGjermaniaIntegrimiKESHkompensimkonfliktkrediLituaniMasambështetjeOligarkëParapasojaProject SyndicatePunëPunëtorQeveriaSHVendimiVotavotimYanis Varoufakis
Tjetri
Mesazhet e vizitës 4 orëshe të kancelares Merkel në Tiranë

Mesazhet e vizitës 4 orëshe të kancelares Merkel në Tiranë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.