AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mesazhet e vizitës 4 orëshe të kancelares Merkel në Tiranë

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
11 years më parë
në Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama | Foto Nga Hektor Pustina/AP

Me vizitën e saj të shkurtër në Tiranë, kancelarja gjermane i jep një mbështetje të fortë Shqipërisë dhe Ballkanit, por mbetet e diskutueshme ajo çka Shqipëria mund të ofrojë nga standardet e kërkuara.

Angela Merkel | Foto nga AP
Angela Merkel | Foto nga AP

Tirana po bëhet gati të shtrojë tapetin e kuq për kancelaren gjermane Angela Merkel; e para vizitë e këtij niveli pas asaj të ish-kancelarit Gerhard Shroder në vitin 1999. Shqipëria do të jetë stacioni i parë i Merkel në Ballkan, e cila edhe pse gjendet në qendër të ciklonit nga kriza në eurozonë, nuk e shmangu turin e planifikuar prej kohësh.

Pas Tiranës, Merkel do të shkojë në Beograd, ndërsa mëngjesin e së enjtes do të udhëtojë drejt Sarajevës në Bosnje-Hercegovinë, duke konfirmuar rolin aktiv të Gjermanisë në rajonin e trazuar.

Në Tiranë, gruaja e hekurt e Europës pritet me eufori dhe masa të rrepta sigurie. Vizita e saj konsiderohet historike dhe një mbështetje e fortë për kursin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Vetë kancelarja Merkel mendon se vendi ka ende shumë hapa për të bërë në përmbushjen e këtij synimi. Në një video-mesazh të publikuar para vizitës në Ballkan, Merkel tha se “në Shqipëri është bërë progres, por ka ende shumë, shumë probleme të mëdha”.

Një njoftim i kryeministrisë tregon se kancelarja gjermane do të qëndrojë rreth 4 orë në Tiranë. Mesditën e së mërkurës, ajo do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bujar Nishani dhe do të mbajë një fjalim përshëndetës në një konferencë ekonomike me sipërmarrës shqiptarë dhe gjermanë.

Axhenda e integrimit dhe stabiliteti rajonal pritet të dominojnë vizitën e kancelares gjermane në Tiranë. Sa i përket integrimit, rrugëtimi plot dritëhije i Shqipërisë nuk do të mbetet jashtë diskutimeve.

Në takimin me kryeministrin Rama në Berlin, Merkel e ka vënë theksin tek mungesa e shtetit ligjor dhe tek korrupsioni i përhapur gjerësisht në vend. Kritika të ngjashme pritet të shtrohen sërish për diskutim gjatë takimeve të së mërkurës.

Megjithatë, analistë dhe diplomatë të kontaktuar nga BIRN mendojnë se përtej skepticizmit gjerman, vizita e Merkel në Shqipëri është një mbështetje e qartë për vendin.

Bashkim Zeneli, ish-ambasador i Shqipërisë në Gjermani në vitet 2000 e cilëson një inkurajim për Shqipërinë dhe Ballkanin, vizitën e kancelares gjermane. Ai vlerëson gjithashtu edhe kursin e ndjekur nga qeveria “Rama”, i cili ka sjellë një nerv të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Zeneli mendon megjithatë se Shqipëria duhet të bëjë më shumë përpjekje në përmbushjen e detyrimeve të veta përballë partnerëve ndërkombëtarë.

“Gjermanët kanë një shprehje, që integrimi nuk është rrugë njëkalimëshe. Gjermania po e përmbush më mirë se kushdo tjetër detyrën për të na mbështetur. Mbetet që qeveri e opozitë së bashku të përmbushin detyrat e tyre për të hapur sa më shpejt portën e integrimit në familjen europiane,” tha Zeneli për BIRN.

Analisti Afrim Krasniqi mendon gjithashtu se Gjermania po e mban premtimin për rolin aktiv në Ballkan. Megjithatë, problem sipas tij mbetet ajo ç’ka Shqipëria mund të ofrojë si këmbim.

“Kontrasti i vetëm gjendet në diferencën midis asaj që Gjermania pret prej nesh, – reforma dhe rezultate konkrete për forcimin e shtetit të së drejtës, – dhe asaj çfarë ne mund të ofrojmë, – standarde më të larta për Shqipërinë, por ende standarde të pamjaftueshme për Evropën,” argumenton Krasniqi.

Dritan Hila, analist dhe ish-zyrtar në Ministrinë e Jashtme nuk është aq entuziast sa të tjerët për rolin e kësaj vizite dhe impaktin që ajo do të ketë për Shqipërinë. Hila e cilëson vendin veçse një gur shahu në skakierën gjigande të kontinentit; një fakt që duhet mbajtur parasysh në analizën e vizitave të tilla.

“Mendoj që do na bëjnë thirrje të jemi të përgjegjshëm dhe t’i lëmë sjelljet levantine. Ne do ta sigurojmë që tash e mbrapa do jemi evropianë, për të vazhduar në realitet të njëjtin avaz,” thotë Hila.

Samiti i Berlinit, i cili u mbajt gushtin e vitit 2014 u frymëzua nga perspektiva e paqes në rajonin e dominuar nga konfliktet. Një vit më pas, shtetet kanë avancuar në këtë drejtim dhe takimet mes Ramës dhe Vuçiç konsiderohen një hap përpara, edhe nën ndikimin e kancelares Merkel.

Marrëdhënia mes vendeve të rajonit, sipas Dritan Hilës do të dominojë vizitën e Merkelit në Ballkanin Perëndimor. E në këtë drejtim, Shqipëria dhe Serbia kanë diçka për t’i ofruar interesit gjerman.

“Përjashto ndonjë lajthitje stinore, të gjithë janë qetësuar dhe gjithsecili po falsifikon dëftesat për të treguar se ka qenë nxënësi më i mirë për mësimet që Merkel ka dhënë,” pohon Hila.

“ Shqipëria ka dhënë një shembull të stabilitetit dhe të vullnetit të mirë në këtë drejtim. Në raportet me Serbinë ka nisur tanimë një faqe e re,” argumenton ish-ambasadori Zeneli.

Gjermania është një ndër donatorët më të mëdhenj në Shqipëri, e cila ka mbështetur me rreth 1 miliardë euro tranzicionin e vështirë shqiptar. Vizita e kancelares Merkel u parapri me firmosjen e 6 projekteve bujare në vlerën e 118 milionë eurove në dobi të përmirësimit të infrastrukturës. Megjithatë, klima e biznesit pritet të jetë një tjetër çështje serioze në axhendën e bisedimeve, edhe për shkak të problemeve të hasura në të shkuarën nga sipërmarrësit gjermanë.

Problematikat e shumta nuk do të eklipsojnë mesazhin kryesor që kancelarja gjermane po përcjell me vizitën e saj në Shqipëri dhe dy vendet e tjera të rajonit.

“Gjermania do të japë mesazhin se Shqipëria nuk ndodhet vetëm, se prespektiva e zgjerimit të BE-së është e garantuar dhe se shpejtësia e integrimit varet para së gjithash nga vullneti dhe rezultati i reformave në Tiranë,” thotë Afrim Krasniqi.

Dritan Hila thotë megjithatë se avancimi i Ballkanit drejt BE-së vështirësohet nga performanca aktuale e vendeve. Sipas tij, demokracia është mbi të gjitha edhe një çështje mentaliteti që ndryshon ngadalë, ndaj askush nuk mund të presë çudira brenda pak vitesh.

“Gjermanët e dinë se çfarë malli ka Ballkani. Ata shpresojnë që nga ky brumë të marrin më të mirën e mundshme, duke përdorur kulaçin dhe kërbaçin,” përfundon ai.

Etiketa: Afrim KrasniqiambasadorAnalizëAngela MerkelBallkanBallkaniBEBeogradBIRNBosnjeBujar NishanidemokraciadiplomatEdi RamaEuroGjermaniGjermaniaIntegrimiKancelarja MerkelKlima e biznesitKorrupsioniKrizaMasaMerkelParaprogresQeveriaRamaReformaSarajevëSerbiaSHshqipShqipëriShqipëriaTiranaTiranëvideovizita
Tjetri
Srebrenicë: Të ëndërrosh në rrënoja

Srebrenicë: Të ëndërrosh në rrënoja

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.