AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Srebrenicë: Të ëndërrosh në rrënoja

Kasper GoethalsCoen van de VenngaKasper GoethalsdheCoen van de Ven
11 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 8 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Adim Durakovic ne Srebrenice. Foto: Johannes De Bruycker.

Të rinjtë që janë rritur pas masakrave të 20 viteve më parë në Srebrenicë, dikur një qytet i begatë boshnjak, nuk presin shumë nga e ardhmja, përveçse mundësinë për t’u larguar që aty.

Adim Durakovic ne Srebrenice. Foto: Johannes De Bruycker.
Adim Durakovic ne Srebrenice. Foto: Johannes De Bruycker.

Njëzet e gjashtë vjeçari Adim Durakovic duket i lodhur, fytyra e tij është gri dhe ai ka rrathë të zinj poshtë syve. Ai fërkon me dorë kokën e rruar dhe tund krahët e tij në mënyrë të pakënaqur. Ndërsa shikon në luginën e Srebrenicës poshtë tij nga një shtëpizë e shkatërruar gjahtari, kisha, xhamia dhe bashkia janë të vetmet ndërtesa që duken në gjendje të mirë këto ditë.

“Nemund të ishim shumë të pasur. Po të mos kishte ndodhur lufta, do të lexoja gazetën çdo mëngjes para se të shkoja në punë,” thotë ai. Adimi ka pesë vjet që është i papunë dhe nuk sheh perspektivë më të mirë për të ardhmen. Për të shtyrë kohën, ai feston ditëve dhe netëve në rrënojat e Srebrenicës.

Qyteti dikur ishte një nga destinacionet më të pasura për të kaluar pushimet në Jugosllavi. Hoteli “Domavia” ishte një vend ku elita mund të gëzonte më shumë se 45 lloje ujërash minerale të ndryshme të cilat thuheshin se kishin aftësi shumë të mira kuruese. Sot ai është shkatërruar plotësisht.

Pesëqind metra më tej, shtëpiza e vjetër e gjuetarit është shndërruar në një beze të bardhë për rininë e Srebrenicës, e mbuluar me mbishkrime, shënime dashurie dhe gjuhë urrejtjeje. Adimi ka kaluar me dhjetëra mbrëmje me miqtë e tij në këtë shtëpizë, por shumë prej tyre tashmë janë larguar nga qyteti.

“Shkon në Sarajevë ose Tuzla sapo shikon ndonjë mundësi,” thotë ai. Edhe ai gjithashtu dëshiron të largohet, por e vetmja mënyrë është të marrë një ofertë pune.

Në vitin 1992, gjatë luftës, Adimi u arratis me nënën dhe motrën e tij në Tuzla, një qytet i sigurt për myslimanët. Edhe pse ai ishte vetëm tre vjeç kur ndodhi kjo, ai ende e kujton atë në mënyrë të qartë: “Mamaja ime dhe unë mbanim të sigurt motrën time. Ajo ishte vetëm katër muajshe. E ndieja që diçka e keqe po ndodhte.”

Babai Adimit qëndroi pas me shumë burra të tjerë. Më 11 korrik 1995 trupa nga Ushtria Serbe e Bosnjës pushtuan ‘zonën e sigurt’ të shpallur e tillë nga OKB-ja. Ushtarë holandezë të OKB-së negociuan një mënyrë për të dalë vetë që aty dhe një grup i vogël boshnjakësh që punonin për atë. Ata panë si babai Adimit, bashkë me shumë burra të tjerë boshnjakë të moshës nga 15 deri në 77 vjeçare, u ndanë nga gratë, fëmijët dhe të moshuarit.

Burrat – me përjashtim të disave që u arratisën – më pas u morën dhe u vranë në mënyrë brutale, u vranë me armë në fabrika bosh, hambarë dhe të shtretër lumenjsh. “I gjithë potenciali ynë u zhduk me një goditje,” thotë Camil Durakovic, kryetari i komunës së Srebrenicës dhe kushëriri i dytë i Adimit. “Jo vetëm pyjet, minierat dhe fermat tona, por u shkatërrua edhe kapitali ynë biologjik. Menaxherët, mjekët dhe etërit tanë; krerët e familjes dhe shoqërisë u zhdukën të gjithë përnjëherë.

Varret e viktimave te Srebrenices me bazen e batalionit holandez te OKB ne sfond.Foto: Johannes De Bruycker.
Varret e viktimave te Srebrenices me bazen e batalionit holandez te OKB ne sfond.Foto: Johannes De Bruycker.

Në anën e kundër të bazës Dutchbat (Batalioni Holandez) ndodhet qendër mbresëlënëse varrimi dhe memoriali. Më shumë se 5,100 viktima të cilët u gjetën kryesisht në varre masive, ndodhen në këtë varrezë. Me qindra të tjerë ende nuk janë gjetur. “Shkoj rregullisht atje,” thotë Adimi. Sytë e tij duket edhe më e errët, ndërsa ai shikon diku larg në horizont. Ai mbledh fort nofullat. “Babai dhe xhaxhai im janë varrosur aty.”

Pavarësisht nga e kaluara e tij e tmerrshme, vendi është i qetë. Pemë të reja bëjnë hije mbi varret e bardhë – ndryshe nga baza e vjetër Dutchbat, e cila dikur ishte një bazë armësh të rënda, ku shumë pak ka ndryshuar.

Në një dhomë të pasme, ndodhet ende një kavanoz turshish gjysmë i ngrënë në një dollap që ushtarët e Dutchbat e kanë harruar. Në dysheme ndodhen hartat e zhubravitura të zonës dhe kopje të vjetra të gazetës holandeze “Algemeen Dagblad”. Në një qoshe të errët, është ende një kanoçe e zbrazur Heinekeni që nuk është hequr kurrë që aty.

Në ditët e sotme nuk gjen asgjëkund birrë Heineken, birrë që është lidhur gjithmonë me Holandën, por markat e birrave tradhtojnë prejardhjen e pronarëve të bareve. Ndërsa serbët e Bosnjës pinë Jelen apo Lav, boshnjakët pinë Tuzlanski ose Sarajevsko – kjo nëse nuk janë krejtësisht esëll për shkak të fesë së tyre.

Përveç birrës, edhe flamujt dhe logot e futbollit ndryshojnë. Boshnjakët më shpesh mbështesin ekipet nga Sarajeva dhe përdorin flamurin kombëtar boshnjak me ngjyrë të verdhë dhe blu, ndërsa serbët e Bosnjës parapëlqejnë flamurin me ngjyrë të kuqe, blu dhe të bardhë të Serbisë. “Ne mund të pimë bashkë,” thotë Adimi. “Mund edhe të bisedojmë për luftën, por nga sytë e tyre, shikoj që miqtë e mi serbë mendojnë ndryshe nga unë. Thellë brenda nesh, nuk pajtohemi me njëri-tjetrin.”

Dy djem të tjerë po pinë birrat e tyre pranë Adimit në shtëpizë. Serbë apo boshnjakë, nuk duket se ka rëndësi, por ata e shfaqin prejardhjen e tyre me birrat që sjellin në tryezë.

Që pas përfundimit të luftës, të mbijetuarit boshnjakë janë inkurajuar të kthehen në Srebrenicë. Shtëpitë u rindërtuan dhe në qytet erdhën shumë para për zhvillimin e tij.

Njerëzit e parë që u kthyen këtu ishin gjashtë gra të cilat erdhën të kërkonin bijtë e tyre të vrarë.

Pas kësaj, shumë të tjerë i pasuan. Imami, trajneri i futbollit dhe kryetari aktual i bashkisë u kthyen në Srebrenicë nga të gjitha anët e Bosnjës dhe të botës.

“Kur arritëm këtu, atmosfera nuk ishte e mirë. Na injoruan,” thotë Damir Pestalic, krye imami i xhamisë në Srebrenicë, i cili ishte një nga boshnjakët e parë që u kthye të jetonte midis shumicës serbe në vitin 2003.

Adimi nuk dinte shumë për dallimet mes myslimanëve dhe të krishterëve ortodoksë derisa ai u kthye në Srebrenicë në moshën 14 vjeçare për të vizituar gjyshërit e tij. “Fundjavën e parë që erdha të rrija këtu, takova dy vëllezër me të cilët luajta. U argëtuam shumë. Kur u ktheva një muaj më vonë ata më thanë se nuk mund të luanin më me mua. Qyteti kishte folur për këtë gjë dhe ata i ndaluan fëmijët të luanin me mua.”

Ai thotë se nëna e tij e rriti që të mos bënte dallime midis serbëve dhe boshnjakëve. “Ajo më mësoi t’i trajtoj të gjithë me respekt, por ajo vetë mban distancë nga serbët,” thotë ai.

Me qindra miliona euro janë sjellë në zonë nga komuniteti ndërkombëtar. Holanda zuri një rol të rëndësishëm në ndihma, dhuruar 122 milion euro. Flamuri holandez mund të shihet në shkollë, te projekti i strehimit social, sheshi i lojërave, qendra kulturore dhe zyrat turistike.

Qendra e qytetit te Srebrenices naten. Foto: Johannes De Bruycker.
Qendra e qytetit te Srebrenices naten. Foto: Johannes De Bruycker.

Por ndërsa qyteti ka marrë shumë ndihmë, disa njerëz pyesin veten se ku kanë shkuar paratë. Qyteti është i mbushur me ndërtesa bosh. “Disa njerëz krijuan një OJQ dhe ia mbathën me mijëra eurot që morën,” thotë një i punësuar nga një OJQ e quajtur “Care International”. “Furra mori shumë mbështetje financiare nga një fondacion austriak.

Të gjitha pajisjet dhe rinovimi i ndërtesës janë paguar nga ata. Kur e hapi, të gjithë ishin entuziast, por pas disa muajsh ai u largua me të gjitha pajisjet,” shton ai.

Kryetari Durakovic nuk e kupton pse dikush do të donte të investonte në sipërmarrësit vendas në vend që të investojë në industri. “Perëndimorëve u duket gjë e mirë kjo, fillime, por nuk ka treg për ata,” thotë ai.

Ai nuk është i lumtur as me mënyrën se si u shpenzuan paratë e ndihmave Srebrenicë, sepse ai mendon se punët janë prioriteti më i madh për qytetin, janë më të rëndësishme se mbështetja psiko-sociale dhe pajtimi.

“Ne kemi mësuar të jetojmë me njëri-tjetrin shumë kohë më parë. Kultura të ndryshme kanë jetuar pranë njëri-tjetrit shumë më parë se këtë gjë ta bënte perëndimi. Ata mund të mësojnë nga ne. Nëse një perëndimor me një rrogë të lartë na mbledh të gjithë bashkë të ulemi përreth dhe të bisedojmë, njerëzit e përqeshin atë në heshtje. Ne kemi nevojë për fabrika në vend të psikologëve,” thotë ai.

Pavarësisht mendimeve tallëse për OJQ-të që punojnë për pajtimin, imami Pestalic beson se ka pasur një përmirësim të dukshëm. “Situata sot është krejtësisht ndryshe, njerëzit kanë mësuar të vlerësojmë përsëri njëri-tjetrin,” këmbëngul ai.

“Është një kënaqësi të shohësh se si fëmijët ecin në shkollë bashkë dhe luajnë me njëri-tjetrin. Nuk shoh më ndonjë ndarje. Është brezi i vjetër që e ka të vështirë të lërë pas të kaluarën,” shton ai.

Disa nga shokët e imamit në qytet thonë se ata janë pjesë e një brezi të humbur. Pestalic nuk pajtohet me këtë: “Ne jemi një brez i nderuar. Ne kemi mundësinë të luajmë një rol të rëndësishëm në procesin e pajtimit.”

Për të punuar me pajtimin, në qytet duhet kapërcyer një vijë e padukshme. Pjesa e madhe e myslimanëve jetojnë në pjesën e sipërme të kodrës, ndërsa serbët në luginën poshtë saj, njësoj siç ishte para luftës. “Të krishterët ortodoksë jetonin kryesisht në blloqet socialiste të ndërtesave në pjesën e poshtme të kodrës,” shpjegon imami. “Myslimanët parapëlqejnë shtëpi të vogla një katëshe.”

Por edhe pse mund të mos ketë pasur luftë apo ndonjë debat të hapur mes komuniteteve etnike për vite me radhë, ende ekziston një distancë e madhe. Pestalic thotë se ai ndonjëherë pi kafe me priftin ortodoks, por nuk bisedojnë për gjenocidin. “Prifti hesht dhe unë e kuptoj,” thotë ai.

Megjithatë, ai mendon se duhet të ketë më shumë njohje nga komuniteti serb në lidhje me atë që ndodhi dhe kriminelët e luftës së fundit duhet të kapen dhe të gjykohen. “Edhe këtu në Srebrenicë ka ende kriminelë lufte që sillen rrotull pa i prekur njeri me dorë,” thotë ai. Adimi thotë se ai t’i tregojë se kush janë: “Në apartamentin prapa parkut, ku babai im kishte një restorant para luftës, jeton njëri prej tyre,” thotë ai.

Adim Durakovic dhe nje mik ne gjueti. Foto: Johannes De Bruycker.
Adim Durakovic dhe nje mik ne gjueti. Foto: Johannes De Bruycker.

Adimi e di që qyteti ka nevojë për ndihmë nga jashtë, por atij nuk i pëlqen mënyra se si të jashtmit vazhdojnë të fokusohen te e kaluara. “Ndonjëherë zemërohem nga të gjithë të huajt në qytet. Më 11 korrik ne përkujtojmë gjenocidin, gjithë vitin nuk shikon ndonjë në qytet. Pastaj ata vijnë të gjithë gjatë përvjetorit për të përsëritur se sa gjë e keqe ishte ajo që ndodhi.”

Turizmi i luftës është një temë e rëndë në qytet, pasi plagët janë ende të freskëta. Disa familje i kanë varrosur kohët e fundit burrat e tyre dhe disa të tjerë nuk janë gjetur ende.

Çdo ditë, me dhjetëra autobusë nga e gjithë Bosnja vijnë në Srebrenicë. Çdo nxënës në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës duhet të shohë memorialin me shkollën e tij. Kryetari Durakovic mendon se autoritetet duhet të tërheqin vëmendjen te historia e kohës së luftës. “Nuk është e lehtë ta thuash këtë. Edhe unë humba shumë të afërm, por ne duhet ta përdorim këtë gjë. Kjo mund të sjellë paratë që na duhen për të rindërtuar qytetin,” thotë ai.

Por për Adimin, të gjitha shpresat duket se kanë shkuar me kohë. “Të gjithë miqtë e mi janë larguar një e nga një,” thotë ai, duke parë apartamentet ku ata jetonin dikur. “Dikur uleshim këtu, të 20 që ishim uleshim në shtëpizë. Edhe unë do të largohem sapo të mundem. Sapo të më jepet mundësia, do të largohem që këtu.”

U bë vonë dhe Adimi u bë i heshtur. Ndërsa e qeshura e gëzueshme e miqve të tij vazhdon në sfond, ai shikon shishet e zbrazura të birrave të markave të ndryshme dhe papritur e pushton një çast melankolie. “Ne nuk i mendojmë më dallimet. Brezi im s’e ka përjetuar luftën. Ne duam thjesht të vazhdojmë jetët tona.”.

Në sfond dielli ngrihet përsëri mbi Srebrenicë. Adimi thërret miqtë e tij. Është koha të kthehen në shtëpi. Të dehur dhe të lumtur, ata shpërndahen në drejtime të ndryshme, lart dhe poshtë kodrës.

Etiketa: ArmëBashkiaBosnjaEuroFamiljegjuetigraHolandëJugosllaviKapitalikriminelë luftekrishterëKulturaLuftaLuftembështetjeMjekmjekëndarjeOKBortodoksParapsikologPunëpyjetQendra KulturoreSHSrebreniceTregTurizmiUshtriavarre masiveviktimaxhamia
Tjetri
Gruevski shmang bisedimet për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Gruevski shmang bisedimet për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.