AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Një diplomë zhgënjimi (Blog)

Jeton MehmetingaJeton Mehmeti
11 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Blerim Çakolli ka një diplomë bachelor dhe master nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës. Që kur u diplomua tre vite më parë, ai ka punuar me kohë të plotë, jo si një avokat, por si një kamerier në një restorant.

Blerimi në një kafe në Prishtinë gjatë intervistës.
Blerimi në një kafe në Prishtinë gjatë intervistës.

“Pasi përfundova studimet e mia, aplikova për shumë vende pune që lidheshin me profesionin tim, në ministri të qeverisë, në gjykata dhe institucione të tjera publike, por nuk ia dola”, thotë Blerimi, ulur në një tjetër restorant në qendër të kryeqytetit të Kosovës.

Blerimi, i cili së shpejti mbush 30, është një nga shumë të rinjtë kosovarë i cili ka zbuluar se marrja e një diplome universiteti  nuk garanton një vend pune në ekonominë e dobët të shtetit më të ri të Europës.

Në Kosovë, norma e papunësisë është 35.3 për qind dhe të rinjtë e papunë përbëjnë 61 për qind. Shumë njerëz kanë pak shpresa se gjërat do të përmirësohen së shpejti. Kjo u ilustrua fare mirë në muajt e parë të këtij viti kur më shumë se 100,000 njerëz u larguan nga vendi duke kërkuar azil në Bashkimin Europian.  Ata nuk kishin arsye politike për ta bërë këtë, por thjesht po kërkonin për një jetë me perspektiva më të mira ekonomike.

Tani çdo ditë, shtetet e BE-së kthejnë kosovarë të cilëve nuk u janë pranuar kërkesat për qëndrim.

Blerimi filloi punë si një kamerier për të financuar studimet. Ai nuk priste që ky të ishte angazhimi i tij me kohë të plotë.

Kur ai i pyeti punëdhënësit përse aplikimet e tij kanë dështuar, shumica iu përgjigjën për shkak të mungesës tre vjeçare të eksperiencës profesionale. Por Blerimi beson se arsyeja e vërtetë është nepotizmi i përhapur. “Është bërë praktikë që punët reklamohen në sektorin publik thjesht për formalitet,” thotë ai. “Personi që duan të punojnë mund të ketë filluar punë atje me kohë.”

Ideja e Blerimit është e përhapur. Sipas një sondazhi këtë vit nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, 81 për qind e kosovarëve besojnë se lidhjet familjare, ryshfetet, përkatësia politike dhe faktorë të tjerë që nuk kanë të bëjnë me meritën janë më të rëndësishme kur vjen fjala për të gjetur një vend pune në sektorin publik. Vetëm 15 për qind mendojnë se arsimi, eksperienca profesionale dhe trajnimi profesional luajnë një rol

“Unë kam kryer një trajnim një-vjeçar në gjykatën e faktit në Prishtinë, kam marrë pjesë në kurse trajnimi në sipërmarrje dhe kam qenë pjesë e kurseve të ofruar nga agjencia e punësimit publik,” thotë Blerimi. Kjo e fundit, thotë ai, nuk e ka kontaktuar atë kurrë atë që kur bëri trajnimin pavarësisht se shërbimi publik i punësimit do të thotë të ndihmosh të tjerët të gjejnë punë.

Në fund të vitit 2014, pati 6840 punëkërkues të regjistruar me diploma universiteti në Kosovë, sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ky është një porcion i vogël i pothuajse 275,000 njerëzve që kërkojnë për punë në Kosovë. Por tregon se mijëra njerëz të edukuar mirë nuk gjejnë punë. Dhe numri i punëkërkuesve të regjistuar me diploma universiteti po rritet, duke nënvijëzuar një mospërputhje të madhe mes ofertës nga universitetet dhe kërkesës në tregun e punës.

Dhe, sigurisht, statistikat e papunësisë nuk përfshijnë shumë njerëz si Blerimi të cilët punojnë, por bëjnë punë të paguara pak dhe që kërkojnë pak aftësi në vend që të ndjekin profesionet në të cilat janë trajnuar.

Blerimi ndihet i komplimentuar kur shefi i thotë “ti nuk e ke vendin në këtë punë”. Megjithatë derisa të gjejë në punë më të mirë, ai thjesht duhet të vazhdojë të jetë një kamerier që të ofrojë mjete jetese për veten dhe anëtarët e tjerë të familjes. Të qenët një kamerier nuk është punë e lehtë, më thotë ai, por pjesa më e vështirë është përtypja e krenarisë që një diplomë master të jep.

“Studiova diçka tjetër, ëndërrova të bëhesha diçka tjetër dhe në mëngjes fillojë punë në diçka krejt tjetër,” thotë Blerimi.

“Kur mbarova masterin isha shumë i lumtur,” vazhdon ai. “Por së shpejti u zhgënjeva shumë. Isha më i lumtur kur studioja, sepse shpresa ishte pjesë e saj.”

Ende kur sheh Blerimin, vë re vetëm buzëqeshje dhe pozitivitet. Ai ka një shpjegim për këtë: “Buzëqeshja është pjesë e punës. Duhet të buzëqeshësh dhe t’i shërbesh klientëve, edhe nëse nuk je në humor të mirë. Një klient ka gjithnjë të drejtë edhe kur e ka gabim”.

Kjo është lloji i sjelljes që thonë se kërkojnë punëdhënësit. Por në Kosovë, edhe kur kombinohen dy diploma prestigjioze universitet, nuk është mjaftueshëm për të marrë punën që meriton.

Etiketa: ArsimiazilBachelorBEBlogFakulteti juridikGjykataGjykatëKEKosovëmasterPunëSHStatistikatuniversitetUniversitetizhvillim
Tjetri
Procedurat e SHISH për përgjuesin ‘amatoreske,’ pikëpyetje për përdorimin

Procedurat e SHISH për përgjuesin ‘amatoreske,’ pikëpyetje për përdorimin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.