AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Kohë të vështira për qendrën e vjetër të armëve të Bullgarisë

Mariya PetkovangaMariya Petkova
11 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Monumenti i shkrimtarit të njohur bullgar Ivan Vazov.

Në fund të vitit të shkuar, në qytetin historik bullgar të Sopotit u përhapën lajmet se ikona e tij e njohur, një statujë e shkrimtarit të madh Ivan Vazov, mund të shitej. Këshilli vendor i ngarkuar me borxh nuk mund t’i paguante kreditorët e vet ndaj prona u vlerësua dhe u nxor në shitje. Rezultoi që statuja mbijetoi, megjithëse karrigia e kryebashkiakut jo – u shit për 74 levs (rreth 37 euro).

Monumenti i shkrimtarit të njohur bullgar Ivan Vazov.
Monumenti i shkrimtarit të njohur bullgar Ivan Vazov.

Banorët e Sopotit e kujtojnë qytetin në ditë më të mira, kur ishte një qendër prodhimi në zemër të industrisë multimiliard dollarëshe të armëve në Bullgari. Në fund të viteve 1980, Bullgaria komuniste ishte një nga dhjetë eksportuesit më të njohur të armëve në botë.

Në kulmin e suksesit të vet tre dekada më parë, kompleksi i fabrikës VMZ Sopot (emëruar në nder të Ivan Vazov, i cili lindi në qytet) punësoi 22,000 persona në impiantin kryesor dhe në degët e tij, thonë vendasit. Ishte një nga burimet kryesore të parave për regjimin komunist.

“Ata guxonin të fillonin një mbledhje qeveritare derisa të shfaqej drejtori i VMZ Sopot”, tha një burrë që ka punuar për kompaninë për rreth 40 vjet. Rroga e tij aktuale është e pakët rreth 200 euro. Ai kërkoi të mbetej anonim, nga frika se biseda me një gazetar mund t’i kushtonte vendin e punës pasi është gati për të dalë në pension.

Aktualisht kompania ka rreth 3000 punonjës dhe është një nga pak prodhuesit shtetëror të armëve.

Pas rënies së komunizmit, kompleksi VMZ Sopot u rrënua nga rënia e prodhimit, mbyllja e fabrikave, borxhet në rritje, shkurtimet e punonjësve dhe grevat e tyre. Ishte aq shumë në borxh në një farë pike saqë llogaritë e saj bankare u ngrinë.

Por vitin e shkuar firma nxorri një fitim prej 331 milionë euro dhe lajmëroi planet për të punësuar më shumë njerëz. Në dy vitet e fundit, prodhuesit privatë të armëve në Bullgari gjithashtu kanë lajmëruar për fitime dhe filluan të punësojnë staf – një trend që disa ia atribuojnë konflikteve në Lindjen e Mesme dhe rritjes së kërkesës për armë të stilit sovjetik.

Shkova në Sopot për të parë nëse kjo rritje në dukje e kërkesës për armë bullgare kishte ndihmuar ekonominë vendase. Por nga bisedat me njerëzit, duket se gjërat ishin po aq të dëshpëruara sa më parë.

Punonjësit ishin nostalgjikë për ditët e vjetra.

“Kushdo në këtë qytet punonte në fabrikë,” tha 67-vjeçarja Liljana, e cila së bashku me burrin e saj punuan në fabrikë për katër dekada. Përpara vitit 1989, impianti ishte aq i zënë saqë ajo shpesh punonte në fundjava dhe i linte fëmijët te fqinjët. Ajo doli në pension dhjetë vite më parë dhe paguhet 108 euro. Duke më treguar me krenari një shami koke të kuqe qëndisur me një fije ari, ajo më shpjegon se duhej të punonte edhe si rrobaqepëse për të fituar mjaftueshëm që të mbijetonte. Ata që punojnë ende në fabrikë nuk janë më mirë, thotë ajo.

Por tani që financat e kompanisë duket se janë stabilizuar, disa besojnë se mund të shtohet prodhimi dhe të krijohen më shumë vende pune, me mbështetjen e duhur nga qeveria.

“VMZ Sopot është një ndërmarrje unike,” thotë Dimitar Atanasov, kreu i degës së sindikatës KT Podkrepa në fabrikë. “Ne kemi ende specialistë që nuk i ka kusht tjetër”.

Megjithatë edhe shtimi modest i vendeve të punës nuk do të sillte ndryshim në bashkinë e falimentuar të Sopotit dhe ekonominë e shkatërruar, e cila ka detyruar shumë të largohen për në qytetet e mëdha ose jashtë shtetit. Në vetëm një dekadë qyteti ka humbur 1000 banorë nga popullata që ishte vetëm 9600 në vitin 2004.

Në tregëtinë botërore të armëve, ndërmjetësit fitojnë miliona por shumë pak u jepet punëtorëve që prodhojnë armët.

Teksa u largova nga Sopoti, mendova rreth shëmtisë së zemrës së këtij biznesi, duke imagjinuar si një  armë e prodhuar nga një punëtor i varfër bullgar bie në duart e një ushtari të dëshpëruar, që gjymton dhe vret mijëra kilometra larg.

Etiketa: ArmëBanorëBullgariBullgariaEuroFinancatgazetarikonaMbledhjepronaPunëPunëtorPunëtorëQeveriarrobaqepëseSHTreg
Tjetri
Arti i qeverisjes dhe kriza greke

Të shpëtosh Greqinë do të thotë të shpëtosh Europën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.