AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Kaosi në Srebrenicë përbalti kujtimin e gjenocidit

Srecko LatalngaSrecko Latal
11 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Faqja e pare, Në Fokus, Opinion
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Perkujtimorja ne Potocari. Foto: BETA/AP.

Sulmi i liderit serb në Srebrenicë shënoi kulmin e javësh të tëra lojërash politike në vend, rajon dhe botë, të cilat e kanë sjellë Bosnjën në një pikë të nxehtë.

Perkujtimorja ne Potocari. Foto: BETA/AP.
Perkujtimorja ne Potocari. Foto: BETA/AP.

Çfarë fitojmë kur kombinoni javë të tëra lojërash pushteti lokal, rajonal dhe global, një përkujtimore të asaj që Gjykata e Hagës e përcaktoi si aktin e vetëm të gjenocidit në tokën evropiane që prej Luftës së Dytë Botërore, një luginë të ngushtë të mbipopulluar me dhjetëra e mijëra vizitorë, tensione etnike, emocione të mëdha dhe një vapë përvëluese?

Përgjigja: një shpikje të rrezikshme dhe shpërthyese, e cila të shtunën i shpërtheu në fytyrë kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe spërkati liderët politikë boshnjakë, serbë, britanikë, rusë, amerikanë dhe ata të BE-së – të gjitha para kamerave vigjilente të mediave globale.

Duke e portretizuar Vuçiçin si një martir të papritur dhe të mbijetuarit e Srebrenicës dhe familjet e viktimave, si (jo) agresorë të mundshëm, kjo ceremoni arriti vet anti-kulmin e saj.

Zhurma filloi pasi komandanti boshnjak i kohës së luftës në Srebrenicë, Naser Oriç, u arrestua në Zvicër në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga qeveria serbe, pavarësisht faktit se Gjykata e Hagës hodhi poshtë akuzat e mëparshme serbe për krime lufte kundër Oriçit në vitin 2008.

Fakti që Oriçi u arrestua pothuajse fiks një muaj para përkujtimores në Srebrenicë shkaktoi ankesa nga boshnjakët, të cilët thanë se kjo ishte bërë me qëllim për të prishur ceremoninë e 20 vjetorit.

Pretendimet serbe se kanë zbuluar prova të reja në lidhje me Oriçin nuk patën rëndësi, duke qenë se shumë pak besonin në këtë rastësi.

Megjithatë, shoqatat e të mbijetuarve të Srebrenicës dhe familjet e viktimave reaguan keq, duke kërcënuar se do ta anulonin ceremoninë përkujtimore nëse Oriç nuk lirohej.

Nëse qeveria serbe donte të minimizonte ngjarjen e Srebrenicës, a nuk ishte kjo një lojë në duart e saj? Gjithashtu, a është një njeri, edhe nëse ai konsiderohet si një hero lufte nga shumë persona, më i rëndësishëm sesa të respektosh kujtimet e 8,000 viktimave?

Dita u shpëtua nga Zvicra, e cila e ekstradoi Oriçin në Bosnje dhe jo në Serbi.

Por prokurori i shtetit Bosnjës tregoi mungesë të plotë takti duke e liruar Oriçin vetëm pas disa orësh. Akuzat për krime lufte që sistemi gjyqësor i Bosnjës përdori për të marrë Oriçin nga Zvicra kërkonin trajtim më serioz sesa ky.

Ky veprim shkaktoi dëme të mëtejshme për autoritetin e gjyqësorit të Bosnjës midis serbëve të Bosnjës dhe qytetarëve të tjerë të Bosnjës. Kjo i dha gjithashtu kreut serb të Bosnjës, Milorad Dodik, justifikimin e përsosur për të ndërmarrë një nismë për referendum, duke sfiduar autoritetin e sistemit gjyqësor shtetëror të Bosnjës dhe vetë Përfaqësuesin e Lartë.

Si të mos mjaftonte rrëmuja që boshnjakët po shkaktonin para përkujtimores së Srebrenixës, qeveria britanike u ngit në këmbë dhe propozoi një rezolutë të re për Srebrenicën, e cila duhej të miratohej nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Kjo iniciativë ri-intensifikoi debatin lokal nëse ajo që ndodhi në Srebrenicë ishte një akt gjenocidi apo “thjesht” një masakër.

Shumica e zyrtarëve serbë dhe serbë të Bosnjës i injorojnë vendimet e Gjykatës së Hagës dhe mohojnë se ngjarjet në Srebrenicë ishin gjenocid. Megjithatë, shumë zyrtarë boshnjakë, të mbijetuarit e Srebrenicës dhe familjet e viktimave kanë injoruar gjithashtu faktin se pothuajse të gjithë zyrtarët serbë dhe serbë të Bosnjës kanë pranuar faktin se në Srebrenicë janë kryer krime lufte dhe kanë kërkuar ndjesë apo të paktën kanë shprehur keqardhje për ta.

Në një mënyrë apo një tjetër, kjo nismë britanike dështoi. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mund të ketë pasur qëllime të mira, por ajo nuk arriti të parashikonte pasojat e mundshme të iniciativës së saj, pasi ajo thjesht thelloi ndarjet brenda në Bosnjë dhe mes Bosnjës dhe Serbisë, duke e lejuar Rusinë të tregojë muskujt e saj dhe të fitojë disa pikë me serbët.

Këto tensione dhe ndarjet lokale, rajonale dhe globale përgatitën një skenë të pasigurt për përkujtimoren e Srebrenicës. Poshtërim publik i kësaj ceremonie më pas u transmetua drejtpërdrejt në të gjithë vendin dhe botën.

Të shtunën, rruga midis Srebrenicës dhe ish-bazës së OKB-së në Potocari, e cila 20 vjet më parë ishte e mbushur me burra, gra, fëmijë dhe të moshuar që largoheshin nga qyteti që po pushtohej, ishte mbushur me stenda që shisnin copa mishi qengji të pjekur, ndërsa tymi i mishit të djegur mbulonte qytetin. Atmosfera i ngjante më shumë një feste në fshat sesa asaj që supozohej të ishte një ngjarje solemne, e mbajtur në mes të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Rrëmuja u rrit kur një karvan me personalitete të huaja erdhën në qytet dhe kaluan në rrugët e mbushura me njerëz. Pavarësisht nga përpjekjet e policisë boshnjake dhe zyrtarëve të tjerë për të vënë rregull në këtë kaos, organizimi i ngjarjes u vërtetua që ishte një katastrofë që në fillim. Situata u përkeqësua që më herët, pasi pothuajse të gjitha komunikimet telefonike dhe ato me radio u shkëputën për arsye të panjohura.

Shumë personalitete vendase dhe diplomatë perëndimorë u lanë në mëshirë të pajisjeve të tyre, ndërsa sigurimi u përqendrua në shoqërimin e VIP-ave vendas dhe ndërkombëtarë mes turmës prej dhjetëra mijëra njerëzve.

Si të ishin në një ndeshje futbolli, jo një ceremoni solemne, turma duartrokiti ish-presidentin amerikan Bill Klinton dhe disa të preferuar të tjerë vendas, ndërsa fishkëlleu Vuçiçin, anëtarin boshnjak të presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegovic, dhe politikanë të tjerë më pak të pëlqyer.

Ajo që i ndodhi kryeministrit serb mbetet ende për t’u hetuar nga policia dhe agjencitë e sigurimit në Bosnjë. Mjafton të themi se lëndimi në fytyre që pësoi Vuçiç ishte çmimi i vogël që ai ose dikush tjetër mund të ketë paguar në kaos, i cili mund të kishte përfunduar në një incident shumë më të madh dhe më të rëndë.

Sulmi i tronditi të gjithë dhe ndërgjegjësoi fuqitë e Ballkanit, të paktën përkohësisht. Izetbegovic, Vuçiç dhe shumë udhëheqës të tjerë boshnjakë dhe serbë lëshuan deklarata shfajësuese, duke ofruar ftesa për vizita të reja. Megjithatë, dëmi i është bërë në mënyrë të pandreqshme Srebrenicës, Bosnjës, Serbisë dhe në marrëdhënieve politike dhe etnike në të gjithë Ballkanin.

Plus që historia ende nuk ka përfunduar.

Lajmet rreth kolapsit të plotë të koordinimit midis agjencive të ndryshme të policisë dhe detaje të tjera të sigurisë, që dolën menjëherë pas ngjarjes, u lanë në hije nga informacioni se Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje në Bosnjë SIPA, refuzoi të merrte pjesë në organizimin e sigurisë për përkujtimoren e Srebrenicës.

Drejtori i SIPA-s, Goran Zubac, ka qenë pjesë e një ngjarjeje të ngjashme në shkurt të vitit 2014, duke refuzuar t’i bashkohej njësive të tjera policore gjatë protestave të dhunshme të asaj kohe. Si rezultat, gjithnjë e më shumë njerëz pyesin veten se ç‘kuptim ka të kesh një agjenci sigurimi e cila toleron pasigurinë dhe refuzon të marrë pjesë në evente që kërkojnë nivel të lartë sigurie. Disa pyesin veten nëse arsyeja e vërtetë për plogështinë e SIPA-s ishte një dëshirë e qëllimshme për të rritur mosbesimin në institucionet shtetërore boshnjake.

Nëse e vëzhgon rrëmujën nga një distancë më e sigurt dhe e qetë, përkujtimorja e Srebrenicës ofron shumë mësime të tjera.

Për politikanët serbë dhe boshnjakë, Srebrenica tregoi vetëm pak nga pasojat edhe më të rrezikshme të të luajturit me një valë emocionesh dhe tensione etnike në Ballkan.

Për komunitetin ndërkombëtar, Srebrenica tregoi se Ballkani mbetet i ndarë dhe zien nën sipërfaqe, por gjithashtu se Ballkani është një fushë e rrezikshme dhe e paqëndrueshme për një ndeshje globale futbolli që vazhdon ende.

Administratës së Srebrenicës, si edhe shoqatave të të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave, përkujtimorja u tregoi se për të organizuar evente në të ardhme janë të nevojshme ndryshime drastike.

Të gjithë njerëzve në Ballkan, si edhe diplomatëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të përfshirë në këtë rajon, 20 vjetori i Srebrenicës tregoi se teoria e pajtimit dhe drejtësia tranzicionale ka një krisje të mëdha.

Për sa kohë që ne vazhdojmë të këmbëngulim për bashkimin e detyruar të pikëpamjeve të ndryshme të historisë së këtij rajoni, nuk do të ketë kurrë pajtim të duhur. Do të jetë gjithmonë dikush në Ballkan, i cili mbron pikëpamjen e tij ose të saj në lidhje me atë që ka ndodhur gjatë periudhës osmane apo austro-hungareze, pas Luftës së Dytë Botërore ose para saj, gjatë ose pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Mundësia jonë e vetme është të përqendrohemi më shumë te gjërat që kemi të përbashkëta dhe më pak tek ato që na ndajnë, dhe t’i kthejmë sytë drejt të ardhmes. Atëherë mund të fillojmë të ndërtojmë një të tashme që na shërben më shumë dhe më mirë sesa e kaluara. Apo mos ndoshta jemi të dëshpëruar për të ripërjetuar vazhdimisht gabimet e së kaluarës?

Etiketa: BallkanBallkaniBEBosnjediplomatDrejtësiagjenocidGjykataGjykatësGjyqgraHetimKESHKrimekrime lufteLokaleLuftembrojtjeMilorad DodikOKBpaktParaPoliciaPotocariProkuroriQeveriarajonrajoniReferendumSerbiSHSigurimiSrebrenicatensionetensione etnikevizitavuçiçZvicërZvicra
Tjetri
Prishtina dhe Beogradi vendosin linjë emergjence telefonike

Serbia nuk zbaton marrëveshjet ekonomike me Kosovën

Komente 1

  1. Egin Ceka says:
    11 years më parë

    Një shkrim i turpshëm dhe një përbaltje e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë. Një përveshje tipike e roleve viktimë-shkaktar nga autori, i cili jo vetëm përbuz ceremoninë përkujtimore (duke përshkruar skena me skara mishi), por edhe e amneston elitën politike serbe. Kulmi i cinizmit është shpallja e Vuçiçit si stari dhe “i kryqëzuari” i vërtetë i Srebrenicës.

    Në dallim nga ky shkrim i neveritshëm, rekomandoj këtë shkrim shumë të ndjerë dhe të denjë për t’u botuar në Reporter.al:

    http://www.balkanweb.com/site/nje-shqiptar-ne-20-vjetorin-e-gjenocidit-te-srebrenices/

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.