AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Çfarë i duhet Greqisë për të lulëzuar?

Edmund PhelpsngaEdmund Phelps
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: (AP Photo/Petros Giannakouris)

Greqia duhet të lërë pas idenë e rritjes së shpenzimeve publike dhe të përqendrohet në zhvillimin e inovacionit dhe sipërmarrjes si rrugë të vetme të daljes nga kriza, argumenton Edmund S. Phelps.

Foto: (AP Photo/Petros Giannakouris)
Foto: (AP Photo/Petros Giannakouris)

Disa ekonomistë vërejnë idenë moderne se lulëzimi i një shteti varet nga inovacioni dhe sipërmarrja. Ata mbështesin pikëpamjen se begatia vjen nga punësimi dhe se punësimi është i përcaktuar nga “kërkesa” – shpenzimet qeveritare, konsumi dhe kërkesa e investimit.

Duke parë Greqinë, këta ekonomistë argumentojnë se një ndryshim i politikës fiskale të “kursimit” – një sektor më i vogël publik – ka sjellë një mungesë akute të kërkesës dhe për këtë arsye një depresion. Por ky pretendim nuk e kupton mirë historinë dhe ekzagjeron pushtetin e shpenzimeve të qeverisë.

Shumica e rënies së punësimit në Greqi ndodhi përpara uljeve të ndjeshme në shpenzime të vitit 2012 dhe 2014 – padyshim falë tkurrjes së besimit në qeveri. Shpenzimet nga qeveria greke për tremujor ishin rreth 13.5 miliardë dollarë në 2009-2012, përpara se të binin në 9.6 miliardë në 2014-2015. Numri i atyre që kishin një punë arriti kulmin me 4.5 milionë në vitet 2006-2009, dhe ka rënë në 3.6 milionë nga 2012. Në kohën kur Greqia filloi të ulte buxhetin e saj, norma e papunësisë – 9.6 për qind e forcës punëtore në 2009 – kishte shkuar në 25.5 për qind në nivelin aktual.

Këto zbulime peshojnë shumë ndaj hipotezës se “kursimi” i ka sjellë Greqisë gjendjen aktuale të vështirë. Ato tregojnë se lënia mënjanë e shpenzimeve të Greqisë në vitet 2008-2013 nuk e ka fajin për papunësinë masive të sotme.

Një tjetër zbulim që hedh dyshime mbi kursimin në fakt iu imponua Greqisë. Shpenzimi qeveritar sigurisht ka rënë – por vetëm atje ku ishte: 9.6 miliardë dollarë në tremujorin e parë të këtij viti është, në fakt, më i lartë sesa ishte qysh në vitin 2003. Ndaj premisa e kursimit duket se është gabim. Greqia nuk ka lënë pas normat e shkuara fiskale; por i është kthyer atyre. Në vend që të përshkruhet shpenzimi aktual i qeverisë si “kursim” do të ishte më e saktë të shihej si një fund i lëshimit fiskal, që kulminoi në 2013, kur deficiti buxhetor i qeverisë arriti 12.3 për qind të PBB dhe borxhi publik u ngjit në 175 për qind të PBB.

“Shkolla e kërkesës” mund të përgjigjet se, pavarësisht se ka kursim fiskal tani, rritja e shpenzimit qeveritar do të kishte ndikim në nxitjen e përhershme të punësimit. Por eksperienca e Greqisë tregon të kundërtën. Rritja e madhe në shpenzimet qeveritare nga 2006 në 2009-2013 prodhoi punësim, por jo të qërndrueshëm.

Pika e vetme mbështetëse do të ishte se qeverisë do t’i duhej të lëshonte obligacione për të financuar shpenzimet ekstra. Duke prezumuar një limti të vullnetit të investitorëve të huaj për të blerë këto obligacion, grekët do të detyroheshin t’i blinin ato. Në një ekonomi të papërgatitur për rritje, pasuria familjare relative e pagave do të shtohej, por forca e punës do të tkurrej, duke kontraktuar kështu punësimin.

Ndaj shpenzimi i tepërt nuk është ilaçi i gjendjes së vështirë të Greqisë, ashtu sikurse shpenzimi i pakët nuk është shkaku. Cili është ilaçi atëherë? Asnjë sasi e ristrukturimit të borxhit, edhe falja e borxhit, nuk do të mjaftonte për të arritur begatinë në formën e papunësisë së ulët dhe kënaqësisë së lartë në punë. Masa të tilla do të ndihmonin vetëm Greqinë të rigjallëronte shpenzimet qeveritare. Kjo veçse do të ndihmonte klientelizmin apo nepotizmin në sektorin publik të fitonte më tepër para. E majta europiane mund ta mbrojë këtë gjë, por nuk do të ishte në interes të Europës.

Ilaçi mund të gjendet në përshtatjen e reformave të duhura strukturale. Pavarësisht nëse reformat e kërkuara nga anëtarët e eurozonës rrisin shanset që kreditë e tyre të shlyen, këta kreditorë kanë një interes politik dhe ekonomik në mbijetimin e unionit monetar dhe në zhvillim. Ata gjithashtu duhet të jenë gati të ndihmojnë Greqinë me kostot e ndryshimeve të nevojshme.

Por vetë Greqia ajo që duhet të ndërmarrë drejtimin e reformave. Dhe ka shenja inkurajuese se kryeministri Aleksis Tsipras është i gatshëm të ndërhyjë. Por ai do të ketë nevojë për një kuptim të reformave të nevojshme. Greqia duhet të luftojë praktikat që i pengojnë lulëzimin e inovacionit dhe sipërmarrjes. Edukimi i inovatorëve me imagjinatë dhe sipërmarrësve largpamës kërkon përqafimin e vizioneve që të fusin në një jetë krijuese dhe plot zbulime.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. What Greece Needs to Prosper

Etiketa: BorxhiBorxhi publike majtaekonomiGreqiGreqiaKonsumiKrizaMasandikimObligacioneParapasuriaPBBProject SyndicatePunëPunësimiQeveriashkollashpenzimezhvillim
Tjetri
Harmonia e re e Demokracive të Mëdha

Harmonia e re e Demokracive të Mëdha

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.