AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Fundi i lojës për Korenë e Veriut

Christopher R. HillngaChristopher R. Hill
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një tank i modelit K1A1 i Koresë së Jugut po hap zjarr gjatë një stërvitjeje të përbashkët me Shtetet e Bashkuara në Korenë e Jugut pranë kufitit me Veriun të premten më 28 gusht 2015. Ushtarët e Koresë së Jugut dhe ushtarët amerikanë demonstruan përgatitjen e tyre për të mbrojtur Korenë e Jugut në rast lufte me Korenë e Veriut. (AP Photo/Ahn Young-joon)

Është e lehtë për të kuptuar se pse shumë analistë kanë filluar të përqendrohen në diskutimin se çfarë do të sjellë rrëzimi i Koresë së Veriut për gjendjen aktuale politike në Gadishullin e Koresë. Në një pikë të caktuar dhe në një mënyrë ende të papërcaktuar, Republika Demokratike Popullore nuk do të jetë në gjendje të funksionojë dhe Republika e Koresë do të bëhet shteti pasardhës.

Një tank i modelit K1A1 i Koresë së Jugut po hap zjarr gjatë një stërvitjeje të përbashkët me Shtetet e Bashkuara në Korenë e Jugut pranë kufitit me Veriun të premten më 28 gusht 2015. Ushtarët e Koresë së Jugut dhe ushtarët amerikanë demonstruan përgatitjen e tyre për të mbrojtur Korenë e Jugut në rast lufte me Korenë e Veriut. (AP Photo/Ahn Young-joon)
Një tank i modelit K1A1 i Koresë së Jugut po hap zjarr gjatë një stërvitjeje të përbashkët me Shtetet e Bashkuara në Korenë e Jugut pranë kufitit me Veriun të premten më 28 gusht 2015. Ushtarët e Koresë së Jugut dhe ushtarët amerikanë demonstruan përgatitjen e tyre për të mbrojtur Korenë e Jugut në rast lufte me Korenë e Veriut. (AP Photo/Ahn Young-joon)

Negociatorët nga dy Koretë duket se zgjidhën krizën e këtij muaji, në të cilën Koreja e Veriut përdori autoparlantë për të transmetuar mesazhe përtej zonës së demilitarizuar dhe këto veprime shkaktuan kërcënime për luftë nga Veriu. Zgjidhja e krizës është një lajm i mirë për rajonin dhe për botën: Ndërsa frika është në rritje për gjendjen e ekonomisë së Kinës, ka shumë gjëra sakaq për t’u shqetësuar në Azinë VeriLindore. Megjithatë, pasiguria e vazhduar mbi të ardhmen e Koresë së Veriut nën sundimin e Kim Jong-un mbetet dhe ngjarja e fundit ofron një mundësi të rëndësishme për të vlerësuar udhëheqësinë e tij.

Sjellja e Kim sot është shumë e ngjashme me atë të babait të tij, Kim Jong-il, dhe gjyshit, Kim Il-sung: Krijo një krizë pa ndonjë arsye të dukshme dhe prit të përfitosh diçka duke i dhënë fund kësaj krize. Por, në krizën e fundit, Kim përfitoi shumë pak. Koreja e Veriut nuk mori marrëveshje të reja për ushqime, nuk mori ndihma ekonomike apo financiare dhe as ndihmë për energjinë apo bujqësinë. Ai nuk mori as fjalë të ngrohta nga kinezët. Në të vërtetë, është e vështirë të shohësh ndonjë arsye se pse Kim e nisi këtë krizë.

Ajo që Kim duket se ka arritur është që Koreja e Jugut pranoi të ndalojë transmetimet me autoparlantë përtej kufirit, transmetime që përfshinin disa kritika shumë domethënëse ndaj tij. Por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme.

Sipas shumë të dhënave, Kim ka shumë lak ligjshmëri personale në Korenë e Veriut. Në traditën e Koresë, kur ia beson fatin e familjes më të riut të një gjenerate të tretë zakonisht konsiderohet si shumë e rrezikshme. Babai i tij Kim Jong-il vuajti shumë për të veshur këpucët e të atit Kim Il-sung. Kim Jong-un duket se po ka edhe më shumë vështirësi për të menaxhuar biznesin e familjes.

Në të vërtetë, ai ka nisur diçka që shumë e shohin si një sundim të ri përmes terrorit: shumë zyrtarë të lartë janë ekzekutuar në masë dhe në mënyrë brutale ndërsa të tjerët jetojnë me frikë. Pavaësisht projekteve të rralla ndërtimore – zakonisht ndonjë park i ri lojërash – Koreja e Veriut nën Kim Jong-un po vijon të ecë në rrugën drejt zhdukjes.

Ekonomia e vendit është e rrënuar, baza e saj bujqësore, në mungesë të çdo teknologjie moderne apo inxhinjerie, është gjithnjë e më shumë e dobët përballë luhatshmërive të motit. Vendimi i autoriteteve për të lejuar funksionimin e tregjeve private reflekton këto vështirësi: Siç është bërë e qartë në të gjitha regjimet e tjera komuniste, në fund, qeveria nuk ka mundësi të përballojë koston e fermave kolektive që punojnë me humbje.

Kina efektivisht ka larë duart nga fqinji i vet i vogël. Rusia, e cila po vuan të gjejë miq të rinj si dhe po vuan dobësimin e ekonomisë së vet, nuk duket e interesuar të rigjallërojë miqësinë e vjetër me një vend që e ka bërë të qartë se ka për parim të mos paguajë askënd për asgjë.

Një pikë kyçe e udhëheqësisë së Kim Jong-un është mungesa e plotë e interesit nga ana e tij për të biseduar në lidhje me programin bërthamor të Koresë së Veriut. Për më tepër, ndërsa kinezët gjatë viteve të fundit kanë vuajtur duke u përpjekur të rinisin të ashtuquajturat “bisedime gjashtëpalëshe”, Koreanoveriorët i kanë thënë atyre në heshtje: “jo, faleminderit.”

Koreja e Veriut nën sundimin e Kim Jong-un ka investuar shumë dhe ka punuar fort për të zhvilluar raketa balistike të afta për të hedhur bomba bërthamore. Partnerëve të saj – dhe në të vërtetë të gjithë botës – nuk i është dhënë mundësi tjetër veçse të ashpërsonin sanksionet, të shtonin vigjilencën dhe, në rastin e Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve të vet, të zhvillonin mbrojtje të teknologjisë së lartë me synimin që t’i bënin sistemet sulmuese të Koresë së Veriut të pavlefshëm që para se ato të përfundonin së zhvilluari.

Gjatë procesit gjashtëpalësh, përgjatë katër viteve, bashkëbiseduesit e Koresë së Veriut (SHBA, Koreja e Jugut, Kina, Rusia dhe Japonia) i ofruan regjimit një paketë shumë bujare: Mbyll programin bërthamor në shkëmbim të një ndihme në shkallë të gjerë dhe garancish.

Kim Jong-un ka hequr dorë nga përfitimet që mund të vijnë nga njohja si një anëtar i bashkësisë ndërkombëtare me qëndrim të mirë, dukshëm me synimin për ta shtyrë vendin e tij më tutje në çmenduri.

Duke parë këtë, është e lehtë të kuptohet se pse shumë analistë kanë filluar të përqendrohen në atë që mund të sjellë rrëzimi i Koresë së Veriut për situatën aktuale politike në Gadishullin e Koresë. Në një farë pikë, dhe në mënyrë ende të panjohur, Koreja e Veriut nuk do të jetë në gjendje të funksionojë dhe Koreja e Jugut do të bëhet shteti pasardhës.

Shumë koreanojugorë nuk janë ende të sigurtë nëse janë të përgatitur për të pranuar përgjegjësinë për përthithjen e popullsisë së veriut. Por, megjithëse ata do të debatojnë dhe vendosin mbi detajet, vështirë se do të kenë mundësi të zgjedhin. Të përballur me një sfidë të tillë hitorike, koreanët, duke marrë parasysh të ardhmen për trashëgimtarët e tyre dhe dëshirat e të shkuarës të paraardhësve, do të pranojnë dhe në fund, përqafojnë ribashkimin.

Kjo është një detyrë monumentale. Shembulli relativisht i freskët i ribashkimit të Gjermanisë ofron një mundësi për t’u studiuar por Koreja do të duhet të hartojë një rrugë të vetën. Ajo ka nevojë jo vetëm për planifikim të fortë por edhe për miq, aleatë e partnerë në këtë proces.

Më 4 shtator, Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye do të shkojë në Kinë për vizitën e saj të dytë zyrtare në këtë vend. Axhenda e saj do të jetë e mbushur me probleme aktuale që duhet të diskutohen. Por, duke parë udhëheqësinë e dobët të Kim Jong-un në Korenë e Veriut, mund të jetë ide e mirë që një pjesë e kohës t’i kushtohet diskutimit se si do të mund të duket një kufi i ardhshëm mes Koresë së bashkuar dhe Kinës.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. North Korea’s Endgame

Etiketa: bisedimebombaEkonomiaJaponiaKinaKorejaKoreja e VeriutkrizeKufiLuftemarrëveshjeMASmbrojtjeParaProject SyndicateQeveriaRusiaSHSHBAshtatorShtetet e BashkuaraVendimiZjarr
Tjetri
Merkel: Samiti ka treguar angazhimin e BE-së për Ballkanin

Merkel: Samiti ka treguar angazhimin e BE-së për Ballkanin

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.