AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Të kesh fatin e kaçkavallit!

Altin RaxhimingaAltin Raxhimi
11 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pas udhëtimit të gjatë, plot të papritura dhe shpesh çorientues në kërkim të kaçkavallit, Altin Raxhimi rikujton edhe një herë se si nisi ky kërkim shumëkuptimësh.

Rradhë me djathë caciocavallo në maserinë (fermën) Sgarrazza në Gargano të Italisë. Në Itali të jugut kur thuhej "fare la fine del caciocavallo", të përfundosh si rrotë kaçkavalli, nënkuptohej se tëkishin varur. | Foto nga : Altin Raxhimi
Rradhë me djathë caciocavallo në maserinë (fermën) Sgarrazza në Gargano të Italisë. Në Itali të jugut kur thuhej “fare la fine del caciocavallo”, të përfundosh si rrotë kaçkavalli, nënkuptohej se të kishin varur. | Foto nga : Altin Raxhimi

Në fakt, meqë jashtë ishte tmerr ftohtë dhe më duhej të prisja të më vinte nga shkolla ime bijë, e cila kishte hyrë në klasë të parë, iu vura të kërkoja në Google të gjitha variacionet e fjalës kaçkavall. Caciocavallo apo cascavaddu. Kečkevelj dhe keškevelj, kaškavalj, kaskaval, kashkaval, кашкавал, القشقوان dhe transliterimet në alfabet latin qashqawan e qasqawal, pastaj cașcaval dhe kaşkaval. Ndër gjetjet: “Kush e percau UCK-ne? Ali Ahmeti me ato shpijunat e shkijeve, xhi i ka ne parti… kashkavall bullgarije hahahah.” U shit dhe Ali Ahmeti. Një seri fumetti nga Palermo, me personazh Bernardo Provenzanon, bosin e mafias siçiliane, pati këtë emër, Caciocavallo. Ferdinandi IV i Napolit, i çmendur komplet, porosiste kardinalin Ruffo “famme truvà tante casecavalle,” kur të vij, dua të gjej shumë koka të varura (ndër rebelët.)

Puna ishte, a do arrija dot të mos merresha me tekstin e kaçkavallit, me domethënien e tij të drejtpërdrejtë: me historitë, me mistifikimet e primogjeniturës dhe përkatësisë dhe inxhineritë sociale rezultuese (në këtë rast, të primogjeniturës së djathit kaçkavall), apo me përdorimin idiomatik të kaçkavallit në shqip (=hajvan), por me nëntekstin: “ore, çfarë është tamam ky djathi dhe si bëhet?”, dhe kontekstin: “bota pastorale, shtegtimi i bagëtive.”

Dhjetëmijë fjalët që hodha këtë verë në format epub dhe mobi për t’u lexuar në tablete — pesëdhjetë-gjashtëdhjetë faqe në letër — ishin hapi i fundit, shpresoj me zemër të jetë i fundit, që mora në këtë drejtim.

Mua më luan mendsh fakti që njerëzia sot duket sikur merren vetëm me kuptimet e drejtpërdrejta, duke harruar gjërat e nënkuptuara. Në mënyrë të tillë, miq e dashamirë, media dhe mllefe, filluan të talleshin rëndshëm me projektin vjet në shkurt, pasi merreshin me domethënien e drejtpërdrejtë, kaçkavall=gomar dhe se këtë çudi do e botonte një entitet me emrin Qendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve. Si ka mundësi që kaq shumë njerëz do talleshin badihava me mundimin tim sizifian pa u marrë me nëntekstin e tij pastoral?

Njësoj si me atë barcaletën e vjetër dhe të egër për luftën e Bosnjes. Kur pyetën ushtarin e shkretë që ruante një varr masiv se si kishte mundësi që të gjendeshin gjithë ato kufoma, ai e pati përgjigjen në majë të gjuhës: “Ta them unë, para pesëqind vjetësh…” Në vend të merreshin me nëntekstin e viktimave aty, merreshin me arësyen e drejtpërdrejtë, me historinë nga ku zë fill gjithçka.

Për atë punë, në këtë kurth rashë dhe vetë brenda. Në fund të punës, kaçkavalli m’u ngjesh me lloj lloj esnafi ushqimi të sulltansarajit dhe me personazhe me emrin Juccio të peshkuara nga tregimet e kohës së Rilindjes europiane. Me faktin se kaçkavalli ka shoqëruar hap pas hapi zhvillimin e kombeve moderne (për këtë u mora sidomos me rastin e Greqisë). Vallahi, kaq shumë materiali historik, a mund t’i rezistosh dot? E me gjithë këtë çorientim, nja dy tre gjëra më shumë se më përpara mund t’i dijë njeriu tani për kaçkavallin.

Mbahem me shpresë se diskursi po ndryshon edhe tek ne. Në korrikun e vitit të kaluar, Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme na ftoi të gjithë neve mediat për të marrë pjesë në fillimin e projektit “Vëzhgim mbi Qendrat Shëndetësore” tek Hotel Rogneri, dhe vazhdon punën pa telashe. Nejse, i kishin dhe krahët e ngrohta. Pastaj, dhe miku im Shpend Bengu i Ministrisë së Kulturës, i cili qe futur në sherr gati fizik me një ekip televizioni për këtë projekt, tani më prezantonte pa teklif para të njohurve të vet, “Ja, ky është Altin Raxhimi, ai i rrotës së kaçkavallit.”

Apartamenti ynë ato fillime tonat në Montreal, viti shkollor 2009-10, ishte në një pallat tre katësh mbi një tokë paksa të ngritur që rrëzohej pjerrtas mbi trotuar. Në dimër ajo pjerrtësi zihej nga një shtresë e madhe bore, mbi gjysmë metri, e cila kur ishte e freskët, ishte e butë. Autobusi i shkollës e linte time bijë në cep të pallatit në ora një e gjysmë. Ajo, sa dilte, ngulte tre-katër herë me hap ariu çizmet me astar me push në borë dhe pastaj rrëzohej mbi të me gjithë xhup e kapuç, bam! Që me siguri, edhe Ema atë gjë me hile e kishte.

Libërthi elektronik “Rrënjët e kaçkavallit, ose kërkim për diçka më shumë se djathë në ca më shumë se tre etapa,” një pjesë e mirë e të cilit është botuar në këto faqe pranverën e shkuar, mund të shkarkohet nga interneti në adresën: https://archive.org/details/rrenjet_e_kackavallit_final. Materiali flet si për prodhimin ashtu dhe për historinë mesdhetare të këtij djathi. Nëpër kompjuterë apo në tabletë, përfshirë iPad-in, mund të shkarkohet versioni i tij epub. Për lexueset elektronike kindle, përdoret versioni mobi.

Etiketa: Ali AhmetiGoogleItaliKEKESHLIBliraMediaPalermoPallatParaPunaPunëSHshkollashqipUCKvarrvarr masivViti shkollorzgjedhje
Tjetri
Rama shkel premtimin për hidrocentralet mbi lumin Vjosë

Rama shkel premtimin për hidrocentralet mbi lumin Vjosë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.