AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Synimet e zhvillimit të paqëndrueshëm

Bjorn LomborgngaBjorn Lomborg
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Greta Gabaglio/Flickr

Përgjegjësit që do të përcaktojnë synimet për 15 vitet e ardhshme për të cilat do të shpenzohen 2.5 trilionë dollarë kanë vendosur për 169 objektiva, të cilat janë tepër të shpërndara dhe që mund të kufizohen në vetëm 19 prej tyre.

Foto: Greta Gabaglio/Flickr
Foto: Greta Gabaglio/Flickr

Në fund të këtij muaji, do të mbahet një nga konferencat më të rëndësishme politike të kësaj dekade, me më shumë se 150 liderë botëror që do të mblidhen në Nju Jork për të vendosur rrugën e shpenzimit për zhvillimin global, më shumë se 2.5 trilion dollarë nga tani deri në vitin 2030. Por në fakt, krerët e shteteve nuk pritet të bëjnë shumë në këtë konferencë. Më një të ashtuquajtur Axhendë për Zhvillimin e Qëndrueshëm që është finalizuar në heshtje nga diplomatët dhe burokratët e Kombeve të Bashkuara muajin e shkuar, liderët pritet thjesht të buzëqeshin dhe të firmosin në vendin e caktuar. Fatkeqësisht ata po humbasin mundësinë e artë për të bërë më shumë.

Axhenda është rezultat i viteve negociata. Duke synuar gjithëpërfshirje, OKB foli me këdo. Por, megjithëse qasja duket e admirueshme, nuk është e suksesshme. Në fakt, nëse shohim axhendën që ata kanë prodhuar – më shumë se 15,000 fjalë dhe një shumëllojshmëri prej 169 shënjestrash zhvillimi – dikush mund të mendojë se ata thjesht kanë shkruar çdo gjë që kanë dëgjuar.

Krahasojeni këtë me axhendën e shkuar të zhvillimit global, Synimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (MDG). MDG përfshinë rreth 18 objektiva, duke premtuar masa për pakësimin e urisë, varfërisë dhe vdekjes së fëmijëve dhe nënave, ndërsa ofronin shkollim për të gjithë fëmijët dhe akses të përmirësuar në ujë dhe higjienë. Premisat e reja kanë synim të mirë. Problemi është se ato nuk reflektojnë prioritet efektiv, i cili është thelbësor kur burimet janë të kufizuara.

Për shembull, axhenda bën thirrje për parashikim të “aksesit universal ndaj sigurisë, gjithëpërfshirjes dhe hapësirave të gjelbra dhe publike, në veçanti për gratë dhe fëmijët, të moshuarit dhe personat me nevoja speciale” deri në vitin 2030. Hapësirat e gjelbra janë gjë e mirë, por në një kohë kur 1.2 miliard njerëz që ende jetojnë në varfëri totale, 2.5 miliardë nuk kanë akses në ujë dhe higjienë dhe pothuajse një miliard njerëz flenë të uritur çdo natë, a janë ato një prioritet kryesor? Fondet janë të kufizuara mbi të gjitha.

Disa premisa duken se janë bazuar në një realitet alternativ. Një nga dhjetë premisat globale mbi edukimin është si ky formulim: “Deri më 2030, të sigurohet  që të gjithë nxënësit të sigurojnë nevojën dhe aftësitë e nevojshme për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm, përfshirë mes të tjerash, edukim për zhvillim të qëndrueshëm dhe stil jetese të qëndrueshme, të drejta njerëzore, barazi gjinore, promovim të një kulture paqeje dhe jo të dhunshme, qytetari globale dhe vlerësim të diversitetit kulturor dhe kontribut në kulturën e zhvillimit të qëndrueshëm”.

Ende, kërkimi tregon se më shumë se një e treta e të gjithë fëmijëve në moshë shkolle, çereku i një miliarde nuk arrin të mësojë leximin dhe matematikën. A duhet t’i shpenzojmë burimet për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm në vend që të sigurojmë arsimin baza në shkolla?

Objektiva të tjerë lidhen me ‘peshkatarët artizanalë të shkallës së vogël’ dhe ‘promovim të turizmit të qëndrueshëm’ që janë mes synimeve më të rëndësishme të botës. Ka madje një objektiv për t’u siguruar që njerëzit kudo në botë të kenë informacion të rëndësishëm dhe dijeni për zhvillimin e qëndrueshëm dhe jetën në harmoni me natyrën”. A duhet ne t’i zhvendosim burimet nga ndihma e të varfërve dhe urisë në shtetet në zhvillim për të rritur ndërgjegjësimin për stilin mjedisor të jetës?

Disa objektiva janë edhe më të ngatërruar. Njëra kërkon të arrijë “punësim të plotë dhe produktiv për të gjithë burrat dhe gratë, përfshirë të rinjtë dhe personat me nevoja të veçanta”. Ndërsa premtimi i punësimit të plotë mund të jetë i njohur për nga politika, është i pamundur, i panevojshëm dhe ndonjëherë edhe i dëmshëm. Mbi të gjitha, çdo ekonomi ka nevojë për papunësi që t’i lejojë punëtorët të ndryshojnë punë. Për më tepër, të gjitha qeveritë funksionale janë tashmë të përqendruara te nxitja e punësimit. Dhe studimet tregojnë se grupet e interesit po përdorin politika të punës së mirë për të krijuar vende pune për minoritetet, ndërsa lënë jashtë të tjerët, duke i çuar punëtorët e pafuqishëm në ekonominë informale dhe duke rritur varfërinë.

Shkurt, shumë prej objektivave ose janë pak të dobishëm ose shumë problematik. Për t’i bërë punët më keq, mbledhja e të dhënave mbi 169 premisat mund të kushtojë rreth dy vite të ndihmës për zhvillimin. Si rezultat, axhenda do t’i lërë më të varfërit në botë edhe më keq akoma.

Është një perspektivë shumë e pagjasa, por në vend që ta nënshkruajnë Axhendën për Zhvillimin e Qëndrueshëm ashtu siç është, liderët duhet të heqin dorë nga mundësia e kotë dhe ta kalojnë kohën në Nju Jork duke i ulur objektivat kyçe në 19 syresh. Ky është numri i objektivave që një panel i laureatëve Nobel kanë identifikuar në një projekt për organizatën tim Qendrën e Konsensusit të Kopenhagenit.

Paneli studioi më shumë se 1800 faqe analizash, për të përcaktuar se cilët objektiva do të rezultonin më shpërblyese – diçka që OKB nuk e bëri kurrë. Synimet që ata përzgjodhën përfshijnë uljen e vdekjeve nga tuberkulozi në 95 për qind, përgjysmim i malarjes, përmbushje bisedimit tregtar global si dhe akses universal ndaj planifikimit familjar. Kanalizimi i buxhetit të zhvillimit në 19 shënjestra që paneli identifikoi do të bënte katër herë më shumë mirë sesa shpërndarja e fondeve në 169 shënjestra, ku do të përfitojnë më të varfit.

OKB pretendon se 169 synimet e Axhendës për Zhvillimin e Qëndrueshëm janë të integruar dhe të pandashëm. Kjo nuk ka kuptim. Pakësimi i tyre duhet të ndodhë.

Dhe kështu do të ndodhë, të nesërmen e konferencës së OKB, kur liderët të kthehen në shtëpi dhe të kuptojnë se ata nuk mund të punojnë mbi 169 synime. Është e pashmangshme që ata do të zgjedhin një numër më të vogël për t’u përqendruar. Ne mund vetëm të shpresojmë se ata do të zgjedhin premisën që sjell më të mirat.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Unsustainable Development Goals

Etiketa: barazi gjinorediplomatekonomiKultureMasanegociataOKBProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëSHshkollatë drejtazhvillim
Tjetri
Shmangia alarmante e Europës nga kriza e refugjatëve në Ballkan

Shmangia alarmante e Europës nga kriza e refugjatëve në Ballkan

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.