AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të shpëtosh nga pabarazia përmes rritjes ekonomike

Zia QureshingaZia Qureshi
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pabarazia në të ardhura ka qenë duke u rritur në shumicën e ekonomive të mëdha – dhe në shumë prej tyre, kjo rritje e pabarazisë ka qenë në përmasa të mëdha. Por përqasja tipike në trajtimin e këtij problemi – politikat fiskale rishpërndarëse dhe transferuese – mund të jenë çështje shumë të debatueshme, për shkak të perceptimit se rishpërndarja dhe barazia më e madhe dëmton rritjen ekonomike.

44abf4d180679edccff9944e4ebd351c.landscapeLargePabarazia ekonomike ka qenë në rritje në shumicën e ekonomive të mëdha – dhe në shumë prej tyre, rritja ka qenë domethënëse. Kjo është një çështje që ka shkaktuar shqetësim në rritje dhe shqetësimi është i drejtë: pabarazia jo vetëm që dëmton perspektivën afatgjatë të rritjes ekonomike; ajo mundet edhe të dobësojë rritjen në terma afatshkurtër duke depresionuar kërkesën agregate.

Përqasja tipike në trajtimin e pabarazisë – politikat rishpërndarëse të taksimit dhe transferimit – mund të jenë të debatueshme dhe që krijojnë ndasi, për shkak të lidhjes së perceptuar negative mes rritjes ekonomike dhe barazisë më të madhe. Rezultati më i zakonshëm është një debat i nxehtë me retorikë pasionante e cila nuk sjell aksione konkrete. Politikanët janë veçanërisht të prirur për këtë dinamikë – siç dallohet nga shumica e bisedave mbi pabarazinë në fushatën aktuale elektorale për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Por ka edhe një rrugë më të mirë, një rrugë që është më pak e debatueshme dhe që mundëson veprime më të përtypshme nga pikëpamja politike: zbatimi i reformave që promovojnë rritje të fortë dhe gjithëpërfshirëse ekonomike, të tillë që redukton pabarazinë. Kjo përqasje përqendrohet në reduktimin e pabarazisë në mundësitë që kanë njerëzit dhe në zgjerimin e bazës së pjesëmarrësve në procesin e rritjes ekonomike, për rrjedhojë duke siguruar që më shumë njerëz të përfitojnë nga rritja ekonomike. Politikanët që mbështesin këtë përqasje mund ta gjejnë më të lehtë ndërtimin e koalicioneve që mundësojnë zbatimin e reformave të tilla.

Llojet e politikave që mund të stimulojnë rritjen gjithëpërfshirëse janë të shumta. Ato përfshijnë aksesin në treg, sheshimin e fushës së lojës për kompanitë e mëdha dhe të vogla, investimin në kapitalin njerëzor dhe promovimin e krijimit të vendeve të punës. Reformat rregullatore dhe institucionale që fuqizojnë sundimin e ligjit dhe promovojnë krijimin e një mjedisi të hapur, konkurrues dhe të drejtë janë vetëm një shembull. Kjo axhendë përfshin zhvillimin e infrastrukturës e cila zgjeron mundësitë ekonomike dhe politikat që bëjnë më të lehtë aksesin në financa.

Arsimimi është fusha kyçe që duhet të kihet parasysh kur bëhet fjalë për rritje gjithëpërfshirëse. Përmirësimi i disponueshmërisë dhe cilësisë së arsimit zgjeron atë pjesë të talentuar të forcës punëtore dhe përmirëson e zgjeron bazën e aftësive të forcës punëtore.

Për shembull, është tashmë e provuar se programet e zhvillimit të fëmijërisë së hershme ofrojnë përfitime afatgjata arsimore dhe janë bazë për sukses në vendin e punës.

Për më tepër, është e rëndësishme të hiqen barrierat nga tregu i punës. Fleksibiliteti më i madh është thelbësor për ofrimin e mundësive për një forcë punëtore të arsimuar e cila është në gjendje të gjejë vende pune të mirëpaguara – veçanërisht kur përpjekjet për të bërë diçka të tillë janë të plotësuara me politika makroekonomike që rrisin kërkesat për punë. Heqja e barrierave për pjesëmarrjen e grave në aktivitetin ekonomik është një levë tjetër e rëndësishme për përhapjen e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse.

Efikasiteti dhe përshtatshmëria e reformave që promovojnë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse do të jenë të ndryshme nga vendi në vend. Por janë me të vërtetë të pakta vendet që nuk kanë mundësi domethënëse për të fuqizuar politika të ndryshme në këtë fushë.

Që të jemi të sigurtë, politikat fiskale rishpërndarëse do të mbeten shpesh të nevojshme. Por është e rëndësishme se ato do të dizenjohen në një mënyrë që shkakton sa më pak dëm ekonomik që të jetë e mundshme. Politikat e mirëdizenjuara të taksimit dhe rishpërndarjes mund të mos kenë pasoja negative te rritje – ose së paku mund të minimizojnë humbjet në efiçencë që shkakton rishpërndarja. Në anën e taksimit, shembujt përfshijnë zgjerimin e bazës së tatimit mbi të ardhurat personale, me kushtin që struktura e taksimit të jetë progresive, heqja e përjashtimeve të tepërta dhe regresive dhe përmirësimi i taksimit të pronës. Në anën e transferimit të taksave, sugjerohet rindërtimi i rrjetit të mbrojtjes shoqërore në mënyrë që të inkurajohet përfitimi i aftësive dhe kapaciteteve të reja (për shembull, ndihma ekonomike në para e kushtëzuar me aftësim profesional është një mundësi) dhe rikrijimi i mjeteve të programeve të sigurimeve shoqërore për të eliminuar incentivat negative dhe për të fuqizuar shkallën e mbulimit dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Kjo axhendë është e gjitha shumë e rëndësishme për shkak se pabarazia në rritje mund të prodhojë reagime negative ndaj globalizimit dhe ndryshimeve teknologjike, gjëra që janë motorë të rëndësishëm të rritjes ekonomike. Në vend që të përpiqen t’i kufizojnë këto faktorë, politikat duhet të trajtojnë vetëm efektet e tyre më çorientuese në një mënyrë të kujdesshme dhe me fantazi, përmes arsimimit dhe programeve të ritrajnimit, përmes tregjeve të punës më fleksibël që i mundësojnë punëtorëve të ripërshtaten ndaj ndryshimeve në mjedisin ekonomik si dhe përmes rrjeteve të mbrojtjes sociale të mirëdizenjuara që duhet të mbështesin njerëzit përgjatë procesit të ripërshtatjes. Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë një çështje kyçe në menaxhimin e disa aspekteve të globalizimeve, veçanërisht sa i përket taksave mbi kapitalin e lëvizshëm.

Në një kohë kur bota është e shqetësuar si sa i përket rritjes më të ngadaltë ekonomike ashtu edhe sa i përket pabarazisë në rritje, politikat që mund të jenë njëkohësisht pro-rritje dhe pro-barazi meritojnë të merren në konsideratë. Është koha të ndalojmë përpjekjet për të rishpërndarë të njëjtën tortë, duhet të sigurohemi më parë që kjo tortë bëhet më e madhe dhe më gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të ketë më shumë vërdallë dhe që më shumë njerëz të marrin një fetë prej saj.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Growing Out of Inequality

Etiketa: dëm ekonomikFushaMjedisiPabaraziaParapasojaProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëRritja ekonomikeShtetet e BashkuaraTregTreguZgjedhjet
Tjetri
Të larguarit nga partia e Thaçit krijojnë parti të re për shqiptarët e Maqedonisë

Të larguarit nga partia e Thaçit krijojnë parti të re për shqiptarët e Maqedonisë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.