AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Të larguarit nga partia e Thaçit krijojnë parti të re për shqiptarët e Maqedonisë

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtari me shumë ndikim Gëzim Ostreni [majtas] tashmë po ndahet nga kreu i BDI Ali Ahmeti [Djathtas]. Foto Arkivë: BDSH

Disa anëtarë kyç të partisë me shumicë shqiptare të Maqedonisë Bashkimi Demokratik për Integrim u ndanë për të krijuar një parti të re, përçarja më e fundit në rradhët e BDSH-së.

Anëtari me shumë ndikim Gëzim Ostreni [majtas] tashmë po ndahet nga kreu i BDI Ali Ahmeti [Djathtas]. Foto Arkivë: BDSH
Anëtari me shumë ndikim Gëzim Ostreni [majtas] tashmë po ndahet nga kreu i BDI Ali Ahmeti [Djathtas]. Foto Arkivë: BDSH
Pas mosmarrëveshjeve të shumta në rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, dy figurat kryesore, deputeti dhe anëtari i asamblesë së përgjithshme të partisë Zuluf Adili si dhe Gëzim Ostreni ish sekretari i përgjithshëm i partisë, thanë se do të krijojnë një parti të re të quajtur Bashkimi.

Ostreni, një gjeneral me eksperiencë të gjatë në ushtrinë e ish-Jugosllavisë si dhe në luftërat ballkanike të viteve ’90, qe edhe drejtuesi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare gjatë luftës së shkurtër në Maqedoni në vitin 2001 e cila solli marrëveshjen kuadër të paqes në Ohër.

“Partia e re do të ketë një koncept qytetar, gjë që do të thotë se Maqedonia duhet të jetë një vend që i përket të gjithë atyre që jetojnë në të dhe jo thjeshtë një etnie apo dy etnive,” tha Adili.

Ai tha se shpresonte se partia Bashkimi do të tërheqë disa deputetë aktualë të BDI. BDI ka aktualisht 20 nga 123 anëtarët e parlamentit.

“Të gjithë anëtarët e BDI të cilët nuk kanë skandale korrupsioni mbi supe janë të mirëpritur,” shtoi Adili, duke vërejtur se kjo nuk përfshin udhëheqësit aktualë të BDI.

Formimi i njoftuar i partisë së re shihet si kumbi i mosmarrëveshjes së gjatë politike brenda rradhëve të partisë kryesore të shqiptarëve të Maqedonisë, parti e cila aktualisht është në bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE, partia e kryeministrit autokratik Nikola Gruevski.

Mosmarrëveshjet në parti u përshkallëzuan në dhunë në të shkuarën. Në tetor 2014, pesë njerëz u plagosën, njëri prej të cilëve rëndë, në një përleshje me armë në degën e BDI në Saraj, pranë Shkupit.

Në dhjetor të atij viti, një përleshje mes anëtarëve të BDI në Strugë, juglindje e Maqedonisë, përfundoi me shumë njerëz në spital.

Shenja të tjera mosmarrëveshjesh u shfaqën vitin e kaluar kur tri deputetë të BDI refuzuan të mbështesin një paketë ndryshimesh kushtetuese për të cilat krerët e partive kishin rënë dakord më herët.

Ndasitë u intensifikuan gjatë zgjedhjeve për degët vendore të BDI. Në korrik, dy anëtarë të partisë mbetën të vrarë në dy përleshje të ndryshme me armë që ndodhën brenda pak ditësh në qytetet e Kumanovës dhe Strugës.

BDI ndërkohë pretendon se ndasitë në parti janë të parëndësishme.

Qendra e shtypit tha vetëm se ajo nuk qe e informuar për çfarë po ndodhte. “Ne nuk jemi informuar se ndokush po anulon anëtarësimin e vet,” tha partia.

BDI u krijua në vitin 2002, shumë shpejt pas konfliktit të armatosur mes kryengritësve shqiptarë dhe forcave të sigurisë, konflikt që u zgjidh me ndërmjetësim ndërkombëtar.

Që nga krijimi, kjo parti është udhëhequr nga ish komandanti i kryengritësve Ali Ahmeti.

Etiketa: Ali AhmetiBDIdeputetGruevskikonfliktKorrupsionikushtetueseMaqedoniMaqedoniandikimNikola GruevskiPartiaSHshqiptareSpital
Tjetri
Shqiptarët, të korruptuar por dhe “gënjeshtarë”?

Shqiptarët, të korruptuar por dhe “gënjeshtarë”?

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.