AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Islami, besimi dhe ndryshimet klimaterike

Noor Al HusseinngaNoor Al Hussein
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Deklarata Islamike mbi Ndryshimet Klimaterike, e mbështetur në gusht nga dijetarët islamikë nga e gjithë bota, i bën thirrje shteteve të heqin dorë gradualisht nga emisionet e gazrave serë dhe të zhvendosen 100 për qind në energjinë e rinovueshme. Ky apel i bën jehonë dhe rikonfirmon parimet e kujdestarisë mjedisore që gjendet në doktrinat e shumë besimeve.

972f18b087d9ffdcca44e5fe2638a50d.landscapeDeklarata Islamike mbi Ndryshimet Klimaterike, e mbështetur në gusht nga dijetarët islamikë nga e gjithë bota, i bën thirrje shteteve të heqin dorë gradualisht nga emisionet e gazrave serë dhe të zhvendosen 100 për qind në energjinë e rinovueshme. Në një botë me 1.6 miliardë myslimanë, deklarata e përbashkët jep një sinjal të fortë para Samimit të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm i cili do të mbahet më vonë këtë muaj si dhe për Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimaterike që do të mblidhet në dhjetor në Paris.
E publikuar gjatë një simpoziumi dyditor mbi Islamin dhe ndryshimet klimaretike në Stamboll, Deklarata shpjegon se pse myslimanët duhet të jenë aktivistë të përgjegjshëm për mirëqënien e planetit si dhe prezanton një listë me kërkesa ndaj udhëheqësve të botës dhe komunitetit të biznesit.

E para, Deklarata i bën thirrje politikëbërësve për hartim me përgjegjësi të marrëveshjeve gjithëpërfshirëse mbi klimën dhe miratimin e tyre në Paris dhe kërkon që këto marrëveshje të “shoqërohen me kushte të paanëshme dhe të detyrueshme.” Marrëveshja duhet të vendosë objektiva të qartë si dhe të themelojë mjete për monitorimin e këtyre objektivave. Përveç kësaj, vendet e pasura dhe vendet që prodhojnë naftë duhet t’i japin fund gradualisht emisioneve të dioksidit të karbonit jo më vonë se sa nga mesi i këtij shekulli; ata duhet të heqin dotë nga “fitimet joetike nga mjedisi”; dhe të investojnë në ekonominë e gjelbërt.

E dyta, Deklarata i kërkon njerëzve dhe udhëheqësve nga të gjitha vendet të angazhohen për të arritur prodhimin e energjisë së rinovueshme në masën 100 për qind dhe në një strategji për zerimin e çlirimit të gazrave ndotëse sa më parë që të jetë e mundur si dhe të pranojnë dhe njohin se rritja ekonomike e pakufizuar nuk është një opsion i mundshëm. Për më tepër, adaptimi i kësaj strategjie duhet të ketë prioritet të lartë, veçanërisht për grupet më vulnerabël.

Dukshëm, sektorit të biznesit i kërkohet të marrë një rol më aktiv për të reduktuar pasojat në emetimet e karbonit në aktivitetet e tyre si dhe të angazhohen për të arritur objektivin për energji 100 për qind të rinovueshme dhe të pastër, të zhvendosin investimet te energjia e rinovueshme, të përqafojnë modele biznesi më të qëndrueshme dhe të asistojnë në heqjen e investimeve nga energjia fosile.

Në fund, Deklarata i bën një thirrje “të gjithë myslimanëve kudo që janë”, një thirrje e bazuar te Kurani i shenjtë. Kujdesi për krijimin është pjesë thelbësore e mesazhit islamik, vëren Deklarata dhe njerëzit janë aktualisht përgjegjës për shpërdorimin e dhuratave të dhëna nga Allahu.

Te Kurani, ayah 24:45 thuhet se si Allahu krijoi çdo krijesë të gjallë nga uji dhe Hadithi na mëson ne se jemi kujdestarë për tokën”:

“Toka është e gjelbër dhe e bukur dhe Allahu të ka emëruar ty kujdestar për të. E gjithë toka është krijuar si një vend faljeje, e dëlirë dhe e pastër. Kushdo që mbjell një pemë dhe kujdeset për të deri sa ajo rritet dhe mban frutet, shpërblehet. Nëse një mysliman mbjell një pemë apo mbjell një tokë nga e cila njerëzit dhe kafshët e zogjtë ushqehen, e gjitha kjo është dashuri nga ana e tij.”

Mesazhi i bën jehonë dhe rikonfirmon shembujt e gjetur në doktrinat e shumë besimeve, të cilat bëjnë thirrje që ne të jemi të kujdesshëm dhe të mençur në mënyrën se si e përdorim këtë planet si dhe na kërkojnë të mbrojmë të gjitha krijesat. Siç na mëson budisti Za Choeje Rinpoche, rimishërimi i ZaChoeje Rinpoche i shekullit të gjashtë:

“Duke plagosur çdo pjesë të sistemit botëror ti plagos vetveten. Mendo për jetën në këtë planet në termat e sistemeve dhe jo të elementëve të ndarë. Shiko se mjedisi nuk i përket asnjë vendi të caktuar për t’u shfrytëzuar dhe pastaj për t’u braktisur.”

Deklarata Islamike për Ndryshimet Klimaterike, njësoj si enciklika e Papës Françesk

Laudato Si’, është një thirrje për të gjithë njerëzimin, pavarësisht besimit, për të punuar sëbashku për të mbrojtur planetin nga i cili ne varemi. Unë shpresoj se këto do të ofrojnë me të vërtetë një shtyrje për ndryshim në politika, duke mundësuar reduktim më të shpejtë të çlirimeve të CO2.

Këto deklarata besimi janë njëkohësisht me rëndësi historike dhe në kohën e duhur, pasi vendet e botës përpiqen të zbatojnë marrëveshjet botërore në fusha të ndryshme që variojnë nga ndryshimet klimaterike te Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe në krijimin e parqeve detare në oqeane. Në të vërtetë, është e rëndësishme të rikujtohet se sipërfaqja e tokës është më së shumti oqean, i cili uan një rol kritik si për thithjen e karbonit ashtu edhe për rregullimin e klimës. Oqeanet thithin çdo vit afërsisht 25 për qind të të gjitha emisioneve të CO2 të emetuara nga njerëzit dhe ne sakaq po e mbingarkojmë këtë kapacitet.

Karboni i shpërbërë në oqen ka ndryshuar përbërjen kimike, duke rritur aciditetin me 30 për qind që nga fillimi i Revolucionit Industrial. Shëndeti i oqeanit është tashmë gjerësisht i varur nga zvogëlimi i emisioneve të CO2 brenda pak dekadave të ardhëshme, para se acidifikimi i oqeaneve të përshpejtohet dhe nivelet e deteve të ndryshojnë në mënyrë radikale.

Si një Mbrojtëse e Oqeanit, unë u gëzova shumë nga theksimi nga ana e Papës Françesk te

Laudato Si’ të nevojës për mekanizma strikt rregullimi dhe kontrolli mbi oqeanet – një hap i vërtetë përpara në këtë drejtim. Oqeanet janë gjëja e fundit e madhe e përbashkët e planetit, përfaqësojnë gati 50 për qind të sipërfaqes së planetit dhe kërcënimet e shumta me të cilat përballen kërkojnë solidaritet dhe veprim universal.

Vetëm në qershorin e kaluar, vendet anëtare të OKB-së mbështetën në mënyrë unanime rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme për të negociuar një marrëveshje të re ndërkombëtare për mbrojtjen e jetës detare në oqeane. Restaurimi dhe rigjenerimi i bollëkut dhe diversitetit të specieve nëpër të gjithë sistemet me rëndësi kritike për mbështetjen e jetës në planetin tonë është thelbësore për ndërtimin e rezistencës së të gjithë botës ndaj ndryshimeve klimaterike.

Shumë kanë treguar se ne jemi gjenerata e parë që kemi prova të pakundërshtueshme për dëmtimin e stërmadh që njerëzimi po i shkakton ekosistemeve natyrore dhe ndoshta jemi edhe gjenerata e fundit që mund të bëjmë diçka për këtë. Tashmë është koha kritike për multilateralizmin, dialogun ndërfetar dhe, ndoshta më e rëndësishmja, angazhimin aktiv.

Ne jemi të gjithë njerëz që jetojmë në Tokë dhe prej saj. Ne na kanë besuar të kujdesemi për planetin. Ne mundemi dhe duhet ta bëjmë këtë duke krijuar marrëveshje të fuqishme për mbrojtjen e klimës dhe oqeaneve – pavarësisht besimit, rrethanave apo statusit. Shkenca na tregon ne se duhet të veprojmë; besimi ynë dhe të qenit njerëz na detyron ta bëjmë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Islam, Faith, and Climate Change

 

Etiketa: aktivistAllahuApelCO2EnergjiaFushaKontrolliKuraniMarrëveshjamarrëveshjeMASMjedisiOKBParaProject SyndicateRestaurimiRritja ekonomikeSHShkencaShtyrjeStambollTokazhvillim
Tjetri
Shqiptarët zemërohen nga bunkeri i ri në qendër të Tiranës

Shqiptarët zemërohen nga bunkeri i ri në qendër të Tiranës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.