AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Opozita propozon projektligj për hetimin e skandalit DIA dhe marrëveshjes së riblerjes së OSHEE

Lindita ÇelangaLindita Çela
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lulzim Basha | Foto nga : LSA

Projektligji që synon punësimin e prokurorëve të huaj kufizon hetimin e kërkuar vetëm te çështja “DIA” për të cilën Ilir Meta akuzohet për korrupsion si dhe për marrëveshjen për riblerjen e aksioneve, pa folur për historinë pesëvjeçare të privatizimit.

Lulzim Basha | Foto nga : LSA
Lulzim Basha | Foto nga : LSA

Partia Demokratike në opozitë propozoi të hënën (28 shtator) një projektligj që synon të autorizojë Prokurorin e Përgjithshëm të punësojë disa prokurorë të huaj “nga vendet europiane ose nga SHBA” me detyrën për të hetuar mbi skandalin ‘CEZ’, por përcakton që fusha e hetimit të kufizohet vetëm te marrëveshja e shumëpërfolur mes CEZ Shpërndarje dhe “Debt International Advisory, DIA” si dhe te marrëveshja mes qeverisë aktuale dhe CEZ Group për riblerjen e aksioneve të CEZ Shpërndarje.

Projektligji, i cili u dorëzua sot në Kuvendin e Shqipërisë argumenton se prokuroria shqiptare do të duhet të nisë bisedime “brenda dhjetë ditësh” nga miratimi i projektligjit me një organ ligjzbatues të huaj i cili duhet të jetë i gatshëm të hetojë në Shqipëri mbi këto çështje.

““Cështja “CEZ SHPËRNDARJE sh.a.” me Qeverinë shqiptare” nënkupton: a) hetimin mbi ligjshmërinë e veprimeve apo mosveprimeve të funksionarëve publik apo personave privatë, gjatë marrëdhënies midis shoqërisë “Debt International Advisory, DIA” dhe shoqërisë “CEZ SHPËRNDARJE”, si dhe akuzave të bëra publike për veprime korruptive; b) hetimin mbi faktet e bëra publike për dëmtimin e interesave financiare të shtetit shqiptar, nga realizimi i marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “CEZ, a. s.”, të miratuara me ligjin nr. 114/2014, datë 31.07.2014”, thuhet në projektligj. (Kliko këtu për të lexuar projektligjin e propozuar).

Më herët, kryetari i kuvendit Ilir Meta, njeriu i akuzuar se ka ofruar mbështetje politike për pronarin e DIA Kastriot Ismailaj, deklaroi se qe dakord me idenë e prokurorëve të huaj, por se kërkonte që këta prokurorë të hetonin të gjithë aktivitetin e CEZ në Shqipëri, që nga koha e privatizimit në vitin 2009 deri në marrëveshjen e riblerjes së aksioneve në vitin 2014.

Skandali CEZ-DIA u zbulua nga BIRN në qershor të këtij viti. Dokumente të siguruara nga BIRN treguan se ish kreu i bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, dega e grupit CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, dhe biznesmeni shqiptar, Kastriot Ismailaj, pronar i kompanisë DIA, janë organizatorët e një skeme mashtruese të mbledhjes së borxheve e cila i kushtoi kompanisë miliona euro. DIA u ngarkua nga CEZ që të mblidhte borxhet e këqija që konsumatorët i kishin kësaj kompanie, por duket se kjo skemë synonte të ndikonte politikanët shqiptarë dhe Entin Rregullator të Energjisë, ERE, përmes ryshfeteve.

Gjithsesi, skema shkoi keq pasi Ismailaj, pronari i Debt International Advisory (DIA), partneri i CEZ për mbledhjen e borxheve në Shqipëri, futi në xhep paratë e kontratës pa bërë asnjë punë reale. Kur CEZ ndërpreu kontratën e mbledhjes së borxheve me DIA, ngriti një akuzë në një gjykatë arbitrazhi në Vienë dhe kërkon 130 milionë euro dëmshpërblim nga CEZ (sot e riemëruar OSHEE) për prishje të njëanshme të kontratës.

OSHEE punësoi kompaninë e njohur avokatore Clifford Chance për të kundërshtuar pretendimet e Ismailajt. Kompania avokatore dorëzoi në gjykatën e arbitrazhit kundërpërgjigjet e shtetit shqiptar, në të cilat, akuzohet se kontrata e Ismailajt me CEZ qe korruptive dhe nuk synonte me të vërtetë mbledhjen e borxheve. Sipas kërkesës për t’i hedhur poshtë akuzat e ngritura nga DIA, një kopje e së cilës u publikua nga BIRN më 3 shtator 2015, zyra ligjore e OSHEE-së, Clifford Chance pretendon se Ilir Meta ka qenë një nga përfituesit e pagesave prej miliona eurosh, të përfituara nga kompania e mbledhjes së borxheve prej CEZ Shpërndarje gjatë viteve 2010 dhe 2011.

Më 8 shtator, BIRN publikoi dëshminë që ish-drejtori i CEZ Jozef Hejsek, i cili zbuloi se kontrata 4.5 milionë euroshe me Kastriot Ismailajn u firmos pasi biznesmeni u rekomandua si “aleati i ngushtë” i Metës dhe i Berishës nga ish-ambasadori në Pragë, Qazim Tepshi.

Shteti shqiptar ribleu aksionet e CEZ Shpërndarje dhe e riemëroi kompaninë në Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në korrik 2014. Sipas marrëveshjes së riblerjes, Shqipëria pranoi të paguajë rreth 100 milionë euro te CEZ Group me kushtin që CEZ të hiqte dorë nga arbitrazhi ndaj shtetit shqiptar, në të cilin pretendonte 200 milionë euro. Marrëveshja e qeverisë shqiptare me CEZ u miratua nën presionin diplomatik të qeverisë së Çekisë, e cila pati kërcënuar me përdorimin e fuqisë së saj të vetos në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes, Çekia hoqi veton dhe Shqipëria mori statusin e vendit kandidat.

Partia Demokratike në opozitë pretendon se qeveria, përmes nënshkrimit të marrëveshjes, hoqi dorë nga dëmshpërblimi që mund të merrte në një gjykatë arbitrazhi nga CEZ. Qeveria shqiptare e justifikoi marrëveshjen në atë kohë me faktin që procedurat e arbitrazhit mund të zgjasnin për shumë vite dhe se paqartësia mbi pronësinë e rrjetit të shpërndarjes do të shkaktonte kosto të shumta për ekonominë shqiptare.

Etiketa: BashaBIRNbisedimeCEZCEZ ShpërndarjeCEZ-DIADebt International AdvisoryEREEuroFushaGjykatëIlir MetaKorrupsionkostoLulzim BashaMarrëveshjambështetjeMetaOpozitaOSHEEPartiaPartia DemokratikeprishjeProjektligjProjektligjiprokurorProkuroriaPunëQeveriaQeveria shqiptareSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtator
Tjetri

Kolapsi i makinës popullore

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.