AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Kontrolli i realitetit të Europës

Joschka FischerngaJoschka Fischer
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Migrantët në Greqi. Foto: (AP Photo/Thanassis Stavrakis)

Indiferenca dhe pafuqia e Europës për politikën e jashtme të vendeve fqinje doli në pah nga kriza e refugjatëve, por kjo i dha BE-së mundësinë të forcojë veten dhe të tjerët përreth, argumenton Joshka Fisher, ministri i jashtëm gjerman dhe zëvendës kancelar nga viti 1998 deri në 2005.

Migrantët në Greqi. Foto: (AP Photo/Thanassis Stavrakis)
Migrantët në Greqi. Foto: (AP Photo/Thanassis Stavrakis)

Deri një javë më parë, europianët besuan se jetonin në një lloj strehe, të izoluar nga konfliktet aktuale të botës. Sigurisht, lajmet dhe imazhet e migrantëve të mbytur ishin të tmerrshme, por tragjedia ndodhi në jug të të Italisë, Greqisë dhe Malta,  ngjante një rrugë e gjatë.

Lufta civile brutale në Siri, që ka ekzistuar për vite, dukej edhe më e largët. Presidenti sirian Bashar al-Assad krijoi gaz helmues dhe më vonë bomba prej bombule të mbushura me gozhda dhe copa metali kundër popullatës së tij rebele. Dhe ata që ia mbathën nga xhelatët e Assadit e gjetën veten përballë terrorit nga Shteti Islamik. Qindra mijëra u vranë dhe miliona sirianë u larguan, ku shumica jetojnë në Jordani, Liban ose Turqi prej vitesh, në kushte jo të mira dhe pa shpresë për përmirësim.

Ndaj, në këtë verë, kur u zhduk fija e fundit e shpresës për kthim në Siri dhe një alternativë ndaj Assad dhe Shtetit Islamik nuk ishte më realiste, këta njerëz filluan të drejtohen drejt Europës, që dukej se premtonte paqe, liri dhe siguri. Refugjatët erdhën nga Turqia, Greqia dhe shtetet e Ballkanit dhe nga Mesdheu për t’ia mbathur kaosit në Eritre, Libi, Somali dhe Sudan.

Në gusht, mijëra refugjatë u bllokuan në stacionin e trenit në Budapest për ditë të tëra kur qeveria keqtrajtuese dhe e paaftë e Hungarisë lejoi që situata të përshkallëzojë. Mijëra burra, gra dhe fëmijë – dhe madje të moshuar dhe me aftësi të kufizuara – filluan të ecnin në këmbë në kufirin me Austrinë. Në këtë pikë, Europa dëshmoi një eksod të përmasave biblike, që nuk mund ta injoronte më sfidën dhe pasojat e krizës në rajonin fqinj. Europa tani e përballur direkt me realitetet e ashpra nga të cilat shfaqej e ruajtur.

Europa, nuk është çudi, që ishte e papërgatitur. Bashkimit Europian i mungojnë mjetet civile, diplomatike dhe ushtarake për të përmbajtur, e jo më për të zgjidhur, krizat dhe konfliktet te fqinjët. Dhe, sapo migrantët iu drejtuan Europës, politika e zakonshme e azilit në BE dështoi, për shkak se e ashtuquajtura Marrëveshja Dublin III nuk ofronte mekanizma efektive për të shpërndarë azilkërkuesit te të gjithë shtetet anëtare pas regjistrimit të tyre fillestar në shtetet e kufirit të BE (në veçanti Greqi dhe Itali). Thirrja e kryeministrit italian Matteo Renzi për solidaritet kaloi pa u dëgjuar.

Kur mijëra refugjatë mbërritën në Budapest gjatë rrugës për në Gjermani dhe Skandinavi, një katastrofë humanitare ndodhi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ishte përpara zgjedhjes: ose të pranojë refugjatët ose të lejojë përshkallëzimin e krizës në Budapest. Gjermania ndoshta nuk mund të qëndronte e tërhequr për as dy ditë të tjera.

Merkel mori vendimin guximtar dhe të drejtë për të lejuar refugjatët të hyjnë në Gjermani. Për këtë, ajo meriton respekt me gjithë zemër dhe mbështetje të plotë, aq më tepër si përgjigje ndaj ftohtësisë së partisë së saj.

Por Merkel nuk ishte e vetme në përqafimin e vlerave njerëzore në këtë moment vendimtar. Grupet e shoqërisë civile në Gjermani, Austri dhe gjetkë, u mobilizuan tej mase bashke me autoritetet publike për të përballuar sfidën e sjellë nga fluksi. Pa mbështetjen aktive të publikut, autoritetet nuk do t’ia kishin dalë kurrë. Me mbështetjen e koalicioneve të tilla, Europa duhet të bëjë çfarëdo që të duhet për të integruar me sukses refugjatët.

Fluksi i lançuar gjatë “verës së refugjatëve” do ta ndryshojë Gjermaninë dhe Europën. BE-ja do të jetë në gjendje të zgjidhë sfidën dhe të kapë rastin për të integruar të rinjtë vetëm bashkë dhe sipas shpirtit të solidaritetit europian. Nëse uniteti në këtë krizë shkërrmoqet, pasojat për të gjitha palët e përfshira do të ishin të rënda.

Së pari dhe më e rëndësishmja është vendosja e një sistemi të ri dhe efektiv për të siguruar kufijtë e jashtëm të Europës sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo përfshin një procedurë të përbashkët për të gjykuar kërkesat për azil dhe një mekanizëm për të shpërndarë refugjatët në vendet e BE-së siç duhet.  Për më tepër, nëse BE-ja do të ruajë vlerat bazë, përfshirë kufirin e brendshëm, duhet të përqëndrohet në stabilizimin e fqinjve të vet të Lindjes së Mesme, Afrikës Veriore dhe Europianëve Lindorë me para, zotime dhe me fuqinë e saj të madhe e të vogël. Një qasje e bashkuar do të jetë thelbësore.

Por Europa duhet të shmangë llojin e politikës të dëshpëruar që do të trajtonte çdo vlerë themelore të saj. Do të ishte një gabim i rëndë, për shembull, të shiste interesat e Ukrainës dhe të hiqte sanksionet kundër Rusisë duke menduar gabimisht se ndihma e Kremlinit nevojitet në Siri. Bashkëpunimi me Rusinë, megjithëse i dobishëm dhe i këshillueshëm, nuk duhet të vijë në kurriz të palëve të treta dhe interesave dhe unitetit perëndimor. Në përpjekje për të rikuperuar gabimet e së shkuarës nuk është e këshillueshme të bëhen gabime edhe më të mëdha.

Ekziston një rrezik që kriza e refugjatëve do të forcojë partitë nacionaliste dhe populiste në shtetet anëtare në BE. Por rinacionalizimi i politikave brenda BE fitoi forcë përpara verës së vitit 2015 dhe jo si rezultat i krizës së refugjatëve. Në zemër të saj shtrihet një konflikt thelbësor mbi të ardhmen e Europës: kthimi te një kontinent i shteteve-kombe apo drejt një komuniteti të vlerave të ndara?

Europianet  e bindur duhet të mbledhin të gjithë fuqinë dhe –nervat- për të ardhmen.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Europe’s Reality Check

Etiketa: Angela MerkelAustriazilAzilkërkuesitBashkimit EuropianBEbombaEuropagazGjermaniGjermaniagraGreqiGreqiaItalikonfliktKontrolliKrizaLibanLibiLuftaMaltaMarrëveshjambështetjeMerkelpaqeParaProject SyndicateQeveriarrezikShteti IslamikSirisirianSkandinaviTurqiTurqiaUkrainë
Tjetri
“Vrima e zezë” e kompanisë “ Alpine Bau ” në Ballkan

Biznesmeni austriak hetohet për ryshfetin e dhënë në Shqipëri

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.