AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Volksvageni dhe e ardhmja e ndershmërisë

Peter SingerngaPeter Singer
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga (Jan Woitas/dpa via AP)

Brezi i ri i drejtuesve të korporatave do të vërë etikën përpara fitimit afatshkurtër me synimin që fitimet afatgjata do të shpërblejnë çdo sakrificë. Shumë sipërmarrës të rinj po e ndërmarrin këtë betim, argumenton Peter Singer.

Foto nga (Jan Woitas/dpa via AP)
Foto nga (Jan Woitas/dpa via AP)

Nëse përdorje termin “etikë biznesi” në vitet 1970, atëherë kur fusha sa po fillonte të zhvillohej, përgjigjja e zakonshme ishte: “A nuk është një kontradiktë?” Kjo lojë fjalësh shpesh pasohej nga një recitim i thënies së famshme të Milton Friedman se përgjegjësia e vetme e ekzekutivëve të korporatave është të bëjnë sa më shumë para për aksionerët sa ia lejon ligji.

Gjatë 40 viteve të ardhshëm, megjithatë, biznesmenët reshtën së cituari Friedman dhe filluan të flasin për përgjegjësitë e tyre ndaj të përfshirëve në kompani, një grup që përfshin jo vetëm aksionerët, por edhe klientët, punonjësit dhe anëtarët e komuniteteve ku ata operojnë.

Në vitin 2009, një përbetim qarkulloi në klasën e parë të Shkollës së Biznesit të Harvard që u diplomua pas krizës financiare. Ata që e bënë – natyrisht, një pakicë – u betuan të vazhdojnë punën e tyre “në një mënyrë etike” dhe t’i drejtojnë sipërmarrjet e tyre “në mirëbesim, duke u ruajtur ndaj vendimeve dhe sjelljes që përparon ambiciet e mia të ngushta por dëmton sipërmarrjen dhe shoqëritë të cilëve u shërben”.

Që atëherë, ideja është përhapur, ku studentët nga 250 shkolla biznesi po bëjnë të njëjtin betim. Këtë vit, të gjithë bankierët holandez, 90,000 prej tyre, po betohen se do të veprojnë me integritet, të vënë interesat e klientëve përpara të tjerëve (përfshirë aksionerët) dhe të sillen haptazi, me transparencë dhe në akord me përgjegjësitë ndaj shoqërisë. Australia ka një Betim Bankar dhe Financiar ku ata që e marrin betohen (më shumë se 300 njerëz e kanë bërë tani) mes të tjerash, që të flasin kundër shkeljeve dhe të inkurajojnë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Në gusht, një drejtuese, Veronique Laury, tha se ambicia e saj profesionale ishte të kishte një ndikim pozitiv të gjerë në botë. Ju mund të mendoni se ajo drejton një shoqatë bamirësie, në vend të Kingfisher, një shitës për konstruktimin e shtëpive me 1200 dyqane në Europë dhe Azi. Në shtator, McDonald’s, blerësi më i madh i vezëve në Shtetet e Bashkuara, tregoi se edhe ai mund të kontribuojë në progresin etik, duke lajmëruar se veprimtaritë e tij në SHBA dhe Kanada nuk do të përdornin vezë nga pulat në kafaz.

Sipas Paul Shapiro, zv.president i Shoqërisë Njerëzore të SHBA për mbrojtjen e fermave të kafshëve, lëvizja sinjalizon fillimin e fundit të kafazëve mizorë të baterisë që deri më tani kanë dominuar industrinë e vezëve në Amerikë.

Pastaj erdhën zbulimet se Volksvagen instaloi softuerë mbi 11 milionë makina nafte që të pakësonin çlirimin e oksideve të nitrogjenit vetëm kur makinat bënin teste për çlirimin, duke i dhënë atyre mundësinë të kalonin, edhe pse në përdorim normal nivelet e tyre të çlirimit të gazit ishin shumë më të mëdha se nivelet e lejuara. Në fillim të skandalit, “Neë York Times” ftoi ekspertë të komentonin nëse “përhapja e hilesë” e kishte kaluar sjelljen morale. Gazeta publikoi përgjigjet e tyre nën titullin kryesor: “A është ndershmëria për qelbanikët?”

Cinikët do të thoshin se asgjë nuk ka ndryshuar në 40 vitet e fundit dhe asgjë nuk do të ndryshojë sepse në biznes, bisedat për etikën kanë synim të kamuflojnë synimin përfunditar: maksimalizimin e përfitimit. Megjitahtë, hileja e Volksvagenit është e çuditshme, sepse –dhe veçanërisht- nga standardi i maksimalizimit të përfitimit. Ishte një bat jashtëzakonisht i kotë. Kushdo në Volksvagen që e dinte se çfarë po bënte softueri duhej të ishte në gjendje të parashikonte se kompania kishte gjasa të humbiste.

Në fakt, gjithçka duhej për të humbur bastin ishte një përpjekje për të konfirmuar se rezultatet e çlirimeve të marra kur makinat po bënin teste federale të çlirimeve ishin të ngjashme me ata që rezultonin nga ngarja normale. Në vitin 2014, Këshilli Ndërkombëtar mbi Transportin e Pastër kontraktoi Qendrën e Universitetit Perëndimor të Virxhinias për Karburantet Alternative, Motorët dhe Çlirimet për të bërë pikërisht këtë. Hileja e softuerit u zbulua shpejt.

Aksionet e Volksvagenit kanë humbur më shumë se një të tretën e vlerës së tyre që nga skandali. Kompania duhet të tërheqë 11 milionë makina dhe gjobat që do të paguajë vetëm në SHBA mund të shkojnë deri në 18 miliardë dollarë. Kostoja më e lartë, ndoshta, do të jetë dëmtimi i reputacionit të kompanisë.

Tregu po i jep përgjigjen e vet pyetjes “është ndershmëria për qelbanikët?” Përgjigjja është: “Jo, ndershmëria është për ata që duan të maksimalizojën vlerën në term afatgjatë”. Sigurisht, disa korporata do t’ia hedhin mashtrimit. Por rreziku është gjithnjë aty kur ata të kapen. Dhe shpesh, veçanërisht për korporatat që e kanë reputacionin e markës asetin më të madh – rreziku nuk ia vlen të ndërmerret.

Ndershmëria maksimalizon vlerën në kuptimin afatgjat, edhe me “vlerë” ne nënkuptojmë vetëm kthimin monetar te aksionerët. Është edhe më e vërtetë nëse vlera përfshin ndjesinë e kënaqësisë që të përfshirët marrin nga puna e tyre. Disa studime kanë treguar se anëtarët e brezit që ka ardhur në epokën e mijëvjeçarit të ri janë më të interesuar të lënë një impakt në botë sesa të fitojnë para për hir të tyre. Ky është brezi që ka nxjerrë “Altruizmin efektiv”, që inkurajon lëshimin e parave, për sa kohë bëhet me efikasitet.

Pra, ne kemi baza të shpresojmë se teksa fëmijët e këtij mijëvjeçari fillojnë tejkalojnë në numra ata që ende drejtojnë Volksvagenin dhe korporata të tjera, etika do të futet në themel si një përbërës kyç për maksimalizimin e llojeve të vlerës që kanë vërtetë rëndësi. Të paktën mes korporatave të mëdha, skandalet si ai i Volksvagenit do të bëhen gjithnjë e më të rralla.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Volkswagen and the Future of Honesty

Etiketa: AustraliabesimBiznesmenEtikaFushagazetaGjobatKanadaKarburantetMakinandikimpaktParapresidentProject SyndicatePunaPunëSHSHBAshkollashtatorShtetet e BashkuarastudentTregu
Tjetri
Ish-luftëtari i UÇK-së ndalohet për krime në Shqipëri

Ish-luftëtari i UÇK-së ndalohet për krime në Shqipëri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.