AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Prova e Putinit në Siri

Richard N. HaassngaRichard N. Haass
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti rus Vladimir Putin. Foto: (Alexei Nikolsky, RIA-Novosti, Kremlin Pool Photo via AP)

Ndërhyrja e Rusisë në krizën e Sirisë mund të jetë një lojë shahu ose një lojë e artit marcial. Loja e preferuar e rusëve dhe e Putinit mund të sjellë ose paqe në Lindjen e Mesme ose një këmbëngulje të dëshpëruar për të mbajtur në pushtet regjimin e Assad.

Sulmi rus në Siri. Foti: (AP Photo/ Russian Defense Ministry Press Service)
Sulmi rus në Siri. Foti: (AP Photo/ Russian Defense Ministry Press Service)

Nuk kanë munguar vështrimet hetuese të asaj që presidenti rus Vladimir Putin po bën në Siri dhe përse. Shumica e analizës, megjithatë, është përqendruar ngushtësisht në term afatshkurtër dhe mund të jetë shumë negative në vlerësimin e pasojave të veprimeve të tij në term afatgjatë.

Ç’ka dimë është se Putin ka vendosur t’i vijë në ndihmë regjimit të sulmuar të Bashar al-Assad. Bombat dhe raketat ruse tani po bien si shi mbi disa grupe të armatosura që kanë luftuar forcat qeveritare siriane, gjë që i ka dhënë regjimit hapësirë frymëmarrjeje ashtu siç kishte qëllim  ndërhyrja e Rusisë.

Po aq e keqe sa është qeveria e Assadit, dhe po aq sa i duhet të japë llogari, ky rezultat është diskutueshëm i preferuar në term afatshkurtër për kolapsin e regjimit. E vërteta e hidhur në Siri sot, është se një shkatërrim i qeverisë nga brenda do të çonte në një gjenocid, në miliona njerëz të tjerë të zhvendosur dhe në krijimin e të ashtuquajturit kalifat në Damask i Shtetit Islamik.

Arsyet e Putinit janë çështje spekulimi, por duket se ai nuk do të shohë aleatin afatgjatë të Rusisë në Lindjen e Mesme të bjerë. Për më tepër, ai nuk humb kurrë një mundësi për t’i kujtuar botës se Rusia mbetet një fuqi madhore, në gjendje dhe me vullnet për të vepruar sipas interesave të saj. Është gjithashtu e mundur që ai kërkoi të shpërqendrojë vëmendjen e brendshme nga një ekonomi në tkurrje dhe një kosto në rritje e ndërhyrjes në Ukrainë. Rritja e pëlqyeshmërisë ndaj tij sugjeron se ai mund të jetë duke ia dalë.

Shumë kanë frikë se aktivizmi i fundit i Rusisë jo vetëm që do të zgjasë luftën civile brutale në Siri, por gjithashtu do të forcojë Shtetin Islamik. Ky mund të jetë rasti, pasi regjimi i urryer i Assadit është një mjet i rëndësishëm rekrutimi. Dhe, deri më tani, Shteti Islamik duket se është një prioritet i ulët për ushtrinë ruse, që duket se po sulmon kryesisht grupet anti-Assad.

Në fakt, ka pasur raportime se Shteti Islamik po lëviz në zonat që të tjerët kanë braktisur pas sulmeve ruse. Rusia duket se po luan të njëjtën lojë cinike si Assadi: ta bëjë luftën të duket si një zgjedhje mes Shtetit Islamik dhe një regjimi që, ndonëse me të meta, meriton ende mbështetjen e botës.

Disa kanë frikë gjithashtu se ky demonstrim i këmbënguljes ruse paralajmëron një valë të re ndërhyrjesh, madje një Luftë të Ftohtë të re. Por kjo ka pak gjasa, ngaqë Rusia nuk ka mjetet ekonomike dhe ushtarake për t’i zbatuar përpjekje të tilla në fronte të shumta. Nuk është e qartë se populli rus është i përgatitur të paguajë çmimin e lartë për një politikë të tillë të jashtme.

Ndaj e gjitha kjo thjeshtohet te Putini, i cili shijon një shkallë autonomie në vendimmarrjen në Kremlin, që nuk është parë që prej periudhës së Stalinit. Putin njihet gjerësisht si një entuziast i arteve marciale dhe veprimi i tij në Siri është në përputhje me shumë nga parimet e disiplinës, përfshirë rëndësinë e goditjes vendimtare që neutralizon fuqitë e kundërshtarit dhe shfrytëzon dobësinë e tij.

Por forca ka limitet e saj. ndërhyrja e Rusisë në Siri nuk mund të ketë sukses nëse suksesi përcaktohet si dhënia e mundësisë së qeverisë së Assadit të rifitojë kontrollin në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Politika e Putinit, mundet, së shumti, të krijojë një enklavë relativisht të sigurt.

Edhe ky synim modest do të ketë koston e vet, sepse Shteti Islamik po bëhet gjithashtu i fortë. Dhe mund të rezultojë i shtrenjtë për Rusinë: është thjesht çështje kohe derisa bombat e vetëvrasjes (si sulmi i fundit në Ankara) të ndodhin në Moskë.

Pyetja e vërtetë, atëherë, është nëse Putini e sheh fuqizimin e qeverisë së Assadit si një fund në vetvete ose si një mjet për një fund. Nëse është kjo e dyta- nëse Putini po mendon si në shah, lojën e preferuar të rusëve dhe po planifikon disa lëvizje në vazhdim – një proces diplomatik në të cilin Assad del nga loja në një pikë, është e besueshme. Rusia mund të mbështesë një proces të tillë; mbi të gjitha, Putin nuk njihet për sentimentalizma. Në fakt, ai mund të përqafojë një proces politik që i jep mundësinë të tregojë rolin qëndror të Rusisë në formësimin e të ardhmes në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë duhet të ndjekin një politikë me dy rrugë. Njëra duhet të kanalizojë hapat për të përmirësuar balancën e pushtetit në terren në Siri. Kjo do të thotë se duhet bërë më shumë për të ndihmuar kurdët dhe të zgjidhen fise suni, si dhe të vazhdohet sulmi nga ajri ndaj Shtetit Islamik.

Enklava relativisht të sigurta duhet të shfaqen nga kjo përpjekje. Një Siri enklavash ose kantonesh mund të jetë rezultati më i mirë i mundshëm për tani dhe për të ardhmen e afërt. As SHBA-ja dhe askush tjetër nuk ka një interes kombëtar në kthimin e një qeverie Siriane që kontrollon të gjithë territorin e vendit; çfarë ka rëndësi është sprapsja e Shtetit Islamik dhe grupeve të ngjashme.

Rruga e dytë është një proces politik në të cilin SHBA dhe qeveritë e tjera mbeten të hapura ndaj pjesëmarrjes ruse (madje edhe iraniane). Synimi është të largohet Assadi nga pushteti dhe të krijohet një qeveri pasardhëse që, minimalisht, gëzon mbështetjen e bazës  alevite dhe idealisht të disa sunive.

Një proces i tillë mund t’i sjellë prestigj Putinit. Ky do të ishte një çmim për të cilin ia vlen të paguash nëse kontribuon në një dinamikë që me kalimin e kohës pakëson vuajtjen si të popullit sirian, ashtu edhe rrezikun nga Shteti Islamik.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Testing Putin in Syria

Etiketa: AnalizëekonomigjenocidkostoKremlinMetapaqeProject SyndicatePutinQeveriaRusëRusiashahSHBAShtetet e BashkuaraShteti IslamikSirisirianVladimir Putinzgjedhje
Tjetri
Serbia i reziston presionit për të hapur dosjet sekrete

Serbia i reziston presionit për të hapur dosjet sekrete

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.