AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Serbia i reziston presionit për të hapur dosjet sekrete

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Në Fokus
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pavarësisht një dekade premtimesh dhe presioni nga BE-ja, shumica e dosjeve të sigurimit të shtetit të Serbisë të mbeten të mbyllura, kryesisht për arsye politike, edhe pse vendet e tjera të Ballkanit po i hapin arkivat e tyre.

BIA files Photo courtesy of Archives of Serbia
Disa dokumente shtetërore tani ruhen në Arkivat e Serbisë. Foto kortezi e Arkivave të Serbisë.

Pas më shumë se dy shekujsh, Turqia ka vendosur të hapë arkivat e saj shtetërore për të lejuar shtetasi serbë të kenë akses në dokumentet që kanë lidhje me jetën e serbëve nën sundimit e Perandorisë Otomane, e cila sundoi në Ballkan për më shumë se pesë shekuj.

Kreu i arkivave shtetërore turke, Ugur Unal, tha për gazetën serbe Vecernje Novosti se Ankaraja dhe Beogradi nënshkruan një protokoll javën e kaluar, duke bërë të mundur qytetarëve serbë aksesin në arkivat turke pa nevojën e ndonjë leje të veçantë, vetëm duke pasur një pasaportë të vlefshme.

Megjithatë, vetë dosjet sekrete të Serbisë mbeten të mbyllura, ndryshe nga shtetet e tjera të Ballkanit siç janë Kroacia dhe Shqipëria, të cilat të dyja po fillojnë t’i hapin ato.

Në shtator, Kroacia i dha dokumente të shërbimeve sekrete të krijuara në mes të viteve 1937 dhe 1990 arkivave të shtetit, gjë e cila do të lejojë që ato të shihen nga publiku kroat, nën kufizime të caktuara.

Dokumentet vijnë nga shërbimi sekret jugosllav, UDBA, si edhe shërbimet sekrete të Mbretërisë së Jugosllavisë dhe të regjimit kukull fashist të Luftës së Dytë Botërore të quajtur Shteti i Pavarur Kroat.

Këtë javë, parlamenti Shqipëria filloi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të zyrës shtetërore, e cila do të merret me hapjen e dosjeve sekrete të policisë të grumbulluara nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës.

Dosjet personale mbeten ende të fshehta

BIA files 2 Photo courtesy of Archives of Serbia
Aksesi në dosjet sekrete është shumë i kufizuar. Foto kortezi e Arkivave të Serbisë.

Në Serbi, ndërsa disa dokumente nga epoka komuniste janë deklasifikuar, ato nga luftërat e viteve 1990 janë ende të mbyllura.

Aksesi në dosjet sekrete në Serbi mbetet shumë i kufizuar si për shtetasit e saj ashtu edhe për të huajt. Nga shkurti i vitit 2004 e në vazhdim, Agjencia e Sigurimit dhe Informacionit, BIA, e cila mban të gjitha dokumentet e sigurimit të shtetit, vendosi se do t’i japë arkivave të shtetit vetëm disa dokumente, shumica e tyre nga periudha komuniste pas Luftës së Dytë Botërore.

Deri më tani, arkivat shtetërore kanë marrë rreth 80,000 dosje dhe 350,000 faqe dokumente të tjera. Në muajt në vazhdim priten edhe më shumë, tha për BIRN Marija Miloshevic nga Arkivat e Serbisë.

Shërbimet e sigurimit të shtetit në Serbi, njësoj si në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë, kryen një sërë operacionesh mbikëqyrje, duke spiunuar njerëzit që i konsideronin të dyshimtë dhe duke interceptuar komunikimet. Si rezultat, ata grumbulluan dosje personale për pjesën më të madhe të njerëzve që ata monitoruan.

Këto dosje, të cilat tani ruhen në arkivat e shtetit, janë të hapura vetëm për gjykatat më të larta të Serbisë, të cilat po i përdorin ato në çështje të paraqitura nga njerëz që kërkojnë rehabilitim pasi janë dënuar pa të drejtë nga autoritetet e epokës komuniste.

Por edhe pse njerëzit mund të dërgojnë një kërkesë duke pyetur nëse një dosje specifike ruhet apo jo në Arkivat e Serbisë, atyre nuk u lejohet të shohin dosjet e tyre ose dokumentet në të cilat ata përmenden.

“Duke pasur parasysh faktin se nuk ka ende asnjë ligj që do të rregullonte menaxhimin e dosjeve që janë bërë nga shërbimet e sigurimit shtetëror, nuk është e mundur që qytetarët të përdorin dosjet që Arkivat morën nga BIA (Agjencia e Sigurimit dhe Informacionit),” shpjegoi Milosevic.

Sipas Milosevicit, vetëm gjatë vitit të kaluar, arkivat morën më shumë se 4500 nga gjykata publike dhe ajo e lartë.

Dokumente të rëndësishme për kërkimet me abuzimet e të drejtave

Archives of Serbia Wikimedia Commons
Ndërtesa e Arkivave të Shtetit në Beograd. Foto: Wikimedia Commons.

Edhe pse dosjet janë të mbyllura për publikun e gjerë, studiuesit dhe ekspertët mund të shikojnë disa prej tyre nëse ofrojnë dokumentacion që vërteton se kjo është thelbësore për punën e tyre.

Por edhe studiuesit e kanë të ndaluar të shohin dosjet e tyre personale.

Srdjan Cvetkovic, një historian në Institutin për Historinë Bashkëkohore me bazë në Beograd dhe një ish-anëtar i komisionit shtetëror për gjetjen e varreve të të vrarëve gjatë sundimit komunist, është një nga ata që ka parë disa prej dokumenteve.

“Ato janë të vetmet materiale relevante për të bërë kërkime mbi sigurimin, represionin dhe të drejtat e njeriut duke qenë se policia sekrete ishte një nga shtyllat e regjimit komunist,” tha Cvetkovic për BIRN.

“Përdora studime, korrespondencë, dokumente të krijuar për nevojat e shërbimeve të sigurimit të shtetit të cilat kanë të bëjnë me çështje të rëndësishme siç është Goli Otok (një burg politik i epokës komuniste) dhe listat e njerëzve të vrarë,” shpjegoi ai.

“Falë këtyre arkivave, krijuam një bazë të besueshme të dhënash të atyre që u vranë dhe u qëlluan dhe kemi lista individuale me emrat e tyre të plotë, mbiemrat, vendlindjet dhe informacione të tjera,” shtoi ai.

Cvetkovic tha se deri tani janë ekzekutuar një total prej 59,000 personash të ekzekutuar të cilët janë identifikuar për bazën e të dhënave – burimi i parë i tillë i hartuar në Serbi që nga rënia e komunizmit.

Ai u shpreh se publiku i përgjithshëm ka nevojë të ketë akses në këto dosje në mënyrë që shoqëria të mund të përballet me të vërtetën mbi të kaluarën e vendit.

“Është e nevojshme t’i lejojmë njerëzit t’i shohin ato. Kjo është një normë e nevojshme për të ndërtuar një shoqëri demokratike,” tha ai.

 ‘Nuk ka vullnet politik’ për të hapur dosjet e viteve 1990

Kostunica, Djindjic, Pesic fb demokratska stranka
Lideret e opozitës në një protestë kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit në vitet 1990. Foto: Demokratska Stranka.

Cvetkovic tha se arkivat e mbajtura nga policia, ushtria dhe shërbimet e tjera të sigurimit duhet të hapen për publikun në mënyrë që njerëzit të mund t’i kuptojnë di duhet konfliktet më të fundit në ish-Jugosllavi.

“Do të ishte e dobishme në mënyrë që ne të mund të shohim se kush ishte në cilën anë, çfarë roli kishin ata … sidomos për të parë njerëzit që morën pjesë në veprat penale,” tha Cvetkovic, duke shtuar megjithatë se ende nuk ka vullnet politik për ta bërë këtë.

Me ndihmën e informacioneve nga dokumentet e sigurimit të shtetit, Cvetkovic dhe ekipi i tij lokalizuan një numër të madh varresh masive nga epoka komuniste.

Më shumë se 10,000 njerëz janë ende të zhdukur nga luftërat e viteve 1990 dhe hapja e dosjeve sekrete të Serbisë konsiderohet e rëndësishme për të hedhur dritë mbi fatet e tyre, thonë ekspertët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut. Por shumica e dosjeve nga ajo periudhë mbeten të mbyllura brenda Agjencisë së Sigurimit dhe Informacionit.

Disa dosje të sigurimit të shtetit në lidhje me vitet 1990 u bënë publike pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë me bazë në Hagë i kërkoi autoriteteve të Beogradit t’u siguronte atyre dokumentet e nevojshme për gjyqet e krimeve të luftës të zyrtarëve nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Kosova. Ato dosje tani janë gjithashtu pjesë e bazës së të dhënave në internet të Gjykatës së Hagës e publiku mund të ketë akses në to.

Në vitin 2000, pasi presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç u rrëzua nga pushteti, qeveria e re u zotua se do të hapte dosjet dhe do të nxirrte zyrtarët e dyshuar se ishin përfshirë në abuzime me të drejtat e njeriut gjatë sundimit të tij autoritar prej një dekade.

Por ata që kanë mbetur nga regjimi i Millosheviçit që ishin ende aktivë në ushtri, polici dhe organet e tjera të sigurimit të shtetit e përdorën vonesën midis premtimit dhe ngritjes së institucioneve të afta për të përmbushur atë,  për të shkatërruar disa nga të dhënat e tyre të luftës.

“Nuk është sekret që arkivat e sigurimit të shtetit u shkatërruan pas ndryshimeve demokratike (që pasuan rrëzimin e Millosheviçit) me qëllim të fshihnin krimet e luftës, dhe nuk është gjithashtu sekret që një pjesë e strukturës aktuale shtetërore ndihet përgjegjëse për disa krime lufte dhe se ata nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë,” tha zv/prokurori i krimeve të luftës Bruno Vekaric për BIRN në vitin 2013.

Në vitin 2004, u ndërmor një iniciativë për të miratuar legjislacionin që do të lejonte hapjen e dosjeve sekrete, por ligji nuk u miratua kurrë nga parlamenti i Serbisë.

Figura të njohura ‘i tremben ekspozimit’

EP people by European Parliament Flickr
Parlamenti Europian ka nxitur Serbinë të hapë dosjet sekrete. Foto: Parlamenti Europian/Flickr.

 

Si një vend kandidat i BE-së, Serbia është nxitur së fundmi nga parlamenti Europian “për të hapur arkivat e Ushtrisë Popullore Jugosllave për të përcaktuar të vërtetën e ngjarjeve të kaluara tragjike dhe për të përfutar informacione”.

Rezoluta Parlamenti Europian e miratuar në mars të këtij viti gjithashtu i kërkonte autoriteteve “të hapin dhe lehtësojnë aksesin transparent në ato arkiva që kanë të bëjnë me ish-republikat e Jugosllavisë dhe në dokumentet e ish-agjencisë së inteligjencës (UDBA), si edhe t’ia japin ato qeverive përkatëse në vendet e tjera ish-jugosllave”.

Disa ligjvënës serbë kanë sugjeruar se parlamenti duhet të miratojë një deklaratë anti-komuniste. “Një nga linjat më të rëndësishme në deklaratë është se ne duam të miratohet Ligji për Hapjen e Dosjeve Sekrete. Ato dosje duhet të jetë në dispozicion të publikut,” tha për BIRN në muajin mars Aleksandar Cortic nga partia opozitare Lëvizja Serbe për Ripërtëritje.

Por pavarësisht të gjithë presionit për të hapur dosjet, Djordje Pavicevic nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, tha për BIRN se ai ishte pesimist në lidhje me mundësitë që kjo të ndodhë.

Pavicevic citoi mungesën e fondeve për të trajtuar si duhet dokumente të tilla të ndjeshme.

“Më pas do të duhet të punësonit njerëz të rinj për ta bërë këtë. Për shembull, gjermanët i transferuan dosjet e tyre sekrete në një ndërtesë të re në mënyrë që ato të mos ngatërroheshin. Dosjet duhet të sigurohen, por edhe njerëzit që supozohet të merren me to do të duhet të zgjidhen me kujdes,” tha ai.

Një tjetër faktor i rëndësishëm që e bën të pamundur hapjen e dosjeve është mungesa e vullnetit politik, tha ai.

Shumë prej atyre të cilët përmenden në dosje ose kanë qenë të përfshirë në përpilimin e tyre, janë ende aktivë në jetën politike ne Serbi.

Disa nga ata që tani mbajnë poste të larta në të dy partitë e koalicionit qeverisës në Serbi – Partia Progresive dhe Partia Socialiste – ishin gjithashtu figura të shquara gjatë viteve 1990 nën regjimin e Millosheviçit.Është e pamundur që ata do të donin që ndonjë sekret i turbullt nga e kaluara e tyre të bëhet publik, sugjeroi Pavicevic.

“Disa njerëz do të paguanin çfarëdolloj çmimi që ajo që përmbajnë ato dosje të zbulohet,” tha ai.

Etiketa: aktivistBallkanBEBeogradBIRNBosnjaBurgdosjeGjykataGjykatësish-JugosllaviJugosllaviKosovaKrimekrime lufteKroaciakufizimeLigjLufteMillosheviçParlamenti EuropianPartiaPartia SocialistepoliciPoliciaProkuroriPunëQeveriasekretSerbiSerbiaSHshqipShqipëriashtatorSllobodan Millosheviçtë zhdukurTurqiaushtriUshtria
Tjetri
Aktivistët kërkojnë standarde të reja për energjinë dhe klimën në Ballkan

Organizatat mjedisore i dorëzojnë peticion BE-së kundër qymyrit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.