AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Bashkëpunëtorët nazistë të Serbisë theksojnë injorimin e Holokaustit

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Faqja e pare, Intervista, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Milan Nedic, kryeministër i Serbisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa Serbia merr në konsideratë nëse të rehabilitojë ose jo liderin pro-nazist Milan Nedic, profesori britanik Jovan Byford rikujton sesi qeveria e Luftës së Dytë Botërore në vend ishte e përfshirë për të ndihmuar në dërgimin e hebrenjve drejt vdekjes.

Milan Nedic, kryeministër i Serbisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Milan Nedic, kryeministër i Serbisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Procesi i rehabilitimit për Milan Nedic, lideri i qeverisë kukull të mbështetur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili është quajtur një kriminel lufte nga komunistët jugosllavë, është caktuar të fillojë më 7 dhjetor në Beograd.

Por paraqitja e kërkesës për rehabilitimin e Nedic nga familja e tij, shkaktuar një protestë në vend.

Jovan Byford, një lektor në Open University në Londër dhe ekspert mbi holokaustin, tha për BIRN se edhe pse qeveria e Nedic nuk u përfshirë direkt në vrasjen e hebrenjve në Serbi, ajo punoi për nazistët për t’i dërguar ata drejt vdekjes.

“Sot nuk ka asnjë pretendon se bashkëpunëtorët serbë ishin drejtpërdrejt përgjegjës për vrasjen e hebrenjve,” tha Byford në një intervistë.

Edhe Dimitrije Ljotic, një lider politik gjatë Luftës së Dytë Botërore i cili bashkëpunoi ngushtë me Gjermaninë naziste dhe udhëhoqi një skuadër famëkeqe ushtarake përgjegjëse për vrasje të shumta të jo serbëve, nuk ishte përgjegjës për vrasjen e hebrenjve të vendit, shtoi ai.

“Ata që urdhëruan vrasjet dhe ata që vranë, kjo ishte politika naziste gjermane dhe askush nuk mund të thotë se Nedic dhe Ljotic ishin përgjegjës,” tha ai.

Por bashkëpunëtorët serbë morën pjesë në një sërë aktivitetesh që çuan në vrasjet e hebrenjve, vazhdoi ao.

“Ata merrnin pasuri, përgatisnin lista të hebrenjve në vend, ndërmerrnin masa kundër hebrenjve që filluan nga momenti kur gjermanët hynë në Serbi,” shpjegoi ai.

[fact title=”Kryeministri polemik serb gjatë Luftës së Dytë Botërore”]Milani Nedic kryesoi të ashtuquajturën Qeveria e Shpëtimit Kombëtar, një qeveri kukull në Serbi gjatë Luftës së Dytë Botërore, që veproi nga gushti i vitit 1941 deri në tetor 1944.

Më parë, ai kishte luftuar në Luftërat Ballkanike dhe më pas në Luftën e Parë Botërore, kur u bë kolonel më i ri në Shtabin e Përgjithshëm të Serbisë.

Pasi pushtimit nga Gjermania, Nedic u emërua si udhëheqës i vendit. Ai mbajti një fjalim në radio duke pretenduar se dëshiron t’i shpëtojë jetën serbëve “duke pranuar pushtimin dhe u bëri thirrje njerëzve të mos bëjnë rezistencë, pasi nazistët do të vrisnin 100 serbë për vdekjen e çdo ushtari gjerman”.

Gjatë sundimit të tij, Beogradi ishte qyteti i parë në Europë që u shpall ‘Judenfrei’ – pa hebrenj. Në fund të luftës, rreth 90 për qind e popullsisë hebreje në Serbi ishte vrarë.

Përveç kësaj, rreth 80,000 serbë u vranë në kampet e përqendrimit. Rreth 300.000 njerëz u vranë në të gjithë vendin.

Megjithatë, qeveria e Nedic e pranoi shumë refugjatë nga rajoni i Ballkanit, kryesisht me prejardhje serbe.

Në fund të luftës, ai u arratis në Austri. Autoritetet Komuniste Jugosllave që erdhën në pushtet pas Luftës së Dytë Botërore e akuzuan atë për bashkëpunim me gjermanët dhe për tradhti, por çështja u mbyll para kohe pasi ai kreu vetëvrasje në një qeli të burgut në shkurt të vitit 1946.[/fact]

Administrata e Nedic monitoronte gjithashtu punën e detyruar dhe ofronte siguri në kampin e përqendrimit Banjica, Beograd. Mendohet se 24,000 persona janë mbajtur në kampin në Banjica nga viti 1941 deri 1944 dhe deri më tani 4,200 të burgosur që u vranë janë identifikuar në mënyrë të besueshme. Mijëra të tjerë gjithashtu u transferuan nga Banjica në kampe të tjera në të gjithë Europën.

“Në një mënyrë, kjo është pjesë e politikës ndaj hebrenjve e cila arriti kulmin në Holokaust,” Byford Said.

Por rehabilitimi i propozuar i Nedicit nuk është problematik vetëm nga pikëpamja e Holokaustit, shtoi ai.

“Ai ishte një udhëheqës i administratës që ishte kundër partizanëve komunistë dhe policia e të cilit kishte një kamp ku ndodhën torturime dhe ekzekutime,” tha ai.

Një problem arsimi

Gjatë qëndrimit të tij në Serbi javën e kaluar, Byford mori pjesë në një program të organizuar nga “Shoah Memorial” me bazë në Paris që ka për qëllim t’i japë mësuesve serbë më shumë njohuri mbi Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin.

Problemi në Serbi, argumentoi ai, është se nxënësve nuk u mësojnë shumë gjëra mbi Holokaustin.

“Ekziston një konsensus midis profesorëve me të cilët bisedova se ai nuk studiohet mjaftueshëm, duke qenë se në shkollat e mesme ka vetëm një ose dy mësime mbi të. Studimi i tij nuk është prioritet,” shpjegoi Byford.

Nëse nxënësit do të mësojnë më shumë mbi Holokaustin në përgjithësi dhe krimet kundër hebrenjve gjatë kohës së luftës në Serbi, kjo është në dorë të mësuesve, të cilët individualisht zgjedhin të eksplorojnë temën, tha ai.

“Ka shembuj të bukur kur nxënësit organizojnë ekspozita mbi këtë temë, por gjithçka është në një nivel jozyrtar,” vuri në dukje ai.

Mungesa e mësimdhënies për Holokaustin në shkollat në Serbi mund të shihet si pjesë e një fotoje më të gjerë, në të cilën memoralizimi i Luftës së Dytë Botërore keqpërdoret ose manipulohet për avantazh politik.

“Mendoj se politikanët në rajon shpesh i përdorin përkujtimoret për të folur për të tashmen. Ajo që ata rikujtojnë nga ato ngjarje ka gjithmonë lidhe me politikën e përditshme,” tha Byford.

Vendet ku u ekzekutuan hebrenjtë në Beograd janë ende gjysmë të braktisura pavarësisht premtimeve nga ana e autoriteteve për të krijuar përmendore të përhershme.

Që nga rënia e Jugosllavisë, disa administratat kanë thënë se do të ndërtojnë një qendër përkujtimore në vendin e ish- kampit Judenlager Semlin, i njohur gjithashtu si Staro Sajmiste, ku u vranë më shumë se 7,000 gra dhe fëmijë hebrenj. Premtimi më i fundit u bë në prill, por deri më tani s’është bërë asgjë.

Sipas Byford, përpjekjet për ta përdorur Staro Sajmiste për qëllime politike filloi në fund të viteve 1980, kur nacionalistë nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Artit bënë një fushatë për të ndërtuar një përkujtimore në nder të serbëve që vdiqën aty.

Edhe pse nacionalistët nuk kishin për qëllim të mohonin se aty u vranë gjithashtu hebrenj, ata po kërkonin të theksonin më shumë viktimat “e tyre” mbi gjithçka, u shpreh ai.

“Rikujtimi i Holokaustit në Serbi është në fakt një mënyrë për të kujtuar viktimat serbe,” tha ai.

Etiketa: AdministrataArsimiAustriBeogradBIRNGjermaniagrahebrenjHolokaustkampkriminel lufteLondërLufteMasanazistnazisteParaPoliciaPunëPunëtorPunëtorëQeveriarajonrajoniSerbiSerbiavrasje
Tjetri
Kosova është vendi më homofob në Ballkan

Kosova është vendi më homofob në Ballkan

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.