AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Kosova është vendi më homofob në Ballkan

Donjeta MejtaningaDonjeta Mejtani
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese për të drejtat e LGBT | Foto nga : Gazeta Jeta në Kosovë

Bazuar në një hulumtim të kryer në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova ka shoqërinë më homobofike në rajon. Hulumtimin e ka kryer kompania e njohur franceze IPSOS.

Foto ilustruese për të drejtat e LGBT | Foto nga : Gazeta Jeta në Kosovë
Foto ilustruese për të drejtat e LGBT | Foto nga : Gazeta Jeta në Kosovë

Stikerët me mesazhin “Lshoje zonin” u janë drejtuar personave LGBT, kurse mesazhi “Pranojne fminë” i është drejtuar publikut të gjerë.

Stikerët përmbajnë edhe hashtag-un #LequZemer, slogan ky i cili u përdor vitin e kaluar nëpër kryeqytet.

Sivjet po përdoret nëpër rrjetet sociale shoqëruar me njërin nga mesazhet nxitëse.

Kjo është kampanja që pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Agim Margilaj është aktivist dhe koordinator i projektit në Qendren për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore.

Ai thotë se kampanja e nisur në ditën e “Daljes Hapur”, do të vazhdojë.

“Mesazhet janë goxha domethenëse dhe secili mesazh i kampanjës ka një kuptim të veçantë, sepse në prapaskenë paraqet situaten reale me të cilën ballafaqohet komuniteti LGBT në Kosovë”, tha Margilaj për Gazetën Jeta në Kosovë.

Ai thotë se në vazhdimin e fushatës priten mesazhe tjera si: “S’je veç ti”, “Pranoja vetes” drejtuar komunitetit dhe “Mos paragjyko”, “Mos u tut, jena t’jujtë”, “Pse s’po mundohesh me e kuptu?”, drejtuar publikut.

Por Kosova, vendi ku Margilaj përpiqet të punojë për të drejtat e komunitetit LGBT, llogaritet që ka shkallën më të lartë të homofobisë në Ballkanin Perëndimor.

Ky konkludim është nxjerrë nga një kompani franceze.

Rezultatet e hulumtimit të kompanisë franceze

IPSOS, me bazë në Francë, e cila rradhitet e treta në industrinë globale të hulumtimeve, gjatë muajve qershor dhe korrik të vitit 2015, ka kryer një hulumtim në Ballkanin Perëndimor, mbi çështjen e komunitetit LGBT.

Hulumtimi që është bërë në formë anketimi ka përfshirë opinionin publik por edhe vetë pjesëtarët e komunitetit LGBT.

Rezultatet janë mjaft shqetësuese në lidhje me shkallën e homofobisë dhe stereotipeve që kanë shoqëritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku Kosova prin me shkallën më të lartë.

Gazeta Jeta në Kosovë ka siguruar raportin e kësaj kompanie.

Bazuar në këtë raport, vetëm tre për qind e kosovarëve do të mirëkuptonin fëmijën e tyre kur do të zbulonin se është homoseksual.

Ndërsa 30 për qind të të anketuarve kanë deklaruar se do ta ndëshkonin fëmijën, nuk do t’i flisnin dhe do ta detyronin të iknin nga shtëpia.

Po ashtu një pjesë e madhe e të anketuarve janë përgjigjur se nuk do të mirëprisnin lajmin se një mik i tyre është homoseksual.

Tridhjetë për qind e të anketuarve kanë pohuar se do të ndihmonin mikun e tyre për t’u shëruar në rast se do të zbulonin se ai është homoseksual.

Kosovarët kanë dhënë përgjigje se nuk do të shoqëroheshin me persona që i përkasin komunitetit LGBT.

97 për qind e të anketuarve janë përgjigjur negativisht kur janë pyetur nëse do të shoqëroheshin me një person të këtij komuniteti.

Po ashtu 81 për qind e njerëzve që i përkasin këtij komuniteti në Kosovë e që janë anketuar nga IPSOS-i kanë pohuar se ndihen të diskriminuar për shkak të orientimit të tyre seksual.
Kosova e para renditet edhe për faktin se prindërit nuk janë të parët që informohen se fëmija i tyre i përket komunitetit LGBT.

Raporti i IPSOS-it thotë se në Kosovë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor pjesëtarët e këtij komuniteti janë më të ekspozuarit ndaj abuzimit psikologjik, dhunës verbale, komenteve përbuzëse, fyerjeve dhe kërcënimeve me dhunë fizike.

Sipas hulumtimit, në Kosovë diskriminohen më së shumti edhe për sa i përket arsimimit, zhvillimit professional dhe qasjes në shërbimet publike.

Rajmonda Sylbije, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Barazi dhe Liri, tha se ky hulumtim vërteton që komuniteti LGBT diskriminohet në çdo fushë të jetës, duke filluar nga familja, shoqëria, edhe çka është më keq edhe nga institucionet shtetërore.

“Dhuna e vazhdueshme psikike si dhe ajo fizike e cila i ushtrohet komunitetit, ndikojnë shumë në mirëqenien e secilit anëtar të komunitetit, të cilët shumë shpesh rezultojnë në një izolim dhe frikë nga të dalit hapur në familje dhe shoqëri. Vetë fakti që deri më tani kemi vetëm 13 raste të raportuara në polici si shkelje e të drejtave për shkak të perkatësisë së orientimit seksual, është një indikator i asaj se sa pak besim ka komuniteti në institucionet vendore. Kjo dëshmohet me atë qe asnjë rast nuk është trajtuar nga gjykata deri më tani,” tha Sylbije.

Sipas Sylbijes, krahasuar me vitet e kaluara, organizatat të cilat avokojnë dhe mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT janë më të zëshme dhe më të dukshme, por kjo rritje e prezencës ka si pasojë rritjen e rrezikshmërisë ndaj aktivistëve për të drejtat LGBT, por në disa raste edhe për të tjerët të cilën përkrahin këtë kauzë.

Sociologia Linda Gusia tha për Gazetën Jeta në Kosovë se disa nga faktorët e nivelit të lartë të homofobisë në shoqërinë tonë janë seksizmi, konzervatizmi dhe patriarkaliteti i shoqerisë sonë.

Sipas saj të drejtat e komunitetit LGBT kanë filluar të artikulohen së voni në shoqërinë tonë dhe një ndër arsyet e refuzimit është edhe mungesa e informatave dhe ndjenja se mund të kërcënohen nga pranimi i këtij ndryshimi.

“Mendoj që shoqëria jonë duhet ta pranojë se ekziston dhe se gjithmonë ka ekzistuar komuniteti LGBT. Kërkesat për pranim dhe qasje jodiskrimnuese janë të reja,” tha Gusia.

Marrë nga Gazeta Jeta në Kosovë

Etiketa: aktivistAktivistëBallkanbesimdhunaDhunëFamiljegazetaGjykataIpsosizolimKosovaLGBTMjaftParapolicirajonraportRaportiRrjetet socialeSeksizmiSH
Tjetri
Majlinda Kelmendi, kampionia që mund ta braktisë vendlindjen [Video]

Majlinda Kelmendi, kampionia që mund ta braktisë vendlindjen [Video]

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.