Ndryshimi që po kërkon Europa Qendrore në mënyrën e ekzistencës së saj mund të vijë nga ndjesia e brendshme që do të lindë për krizën e refugjatëve në Europë, por nuk mund të imponohet nga jashtë, argumenton Michael Zantovsky.
Pesëmbëdhjetë vjet më parë, pushtetari çek Vaclav Havel vuri re se disa politikanë çekë “njihnin dy lloje të ndryshme dhune, gjenocidin, terrorin dhe mafiat: një që është më e mirë dhe një që është më e keqe. Lloji më i mirë është pan-sllav dhe lloji më i keq është islamik”. Përgjigjja ndaj fluksit aktual të shumicës së refugjatëve dhe migrantëve jo-europianë sugjeron se kjo pikëpamje – e formuar nga frika e të panjohurës – mbetet e qëndrueshme në Europën Qendrore të sotme.
Urrejtja, racizmi i hapur dhe kampet e refugjatëve rrethuar nga tela me gjemba që është shfaqur, është mes të tjerash, rezultat i një tolerimi afatgjatë të intolerancës në Europën Qendrore. Një intolerancë e tillë nuk është e verbër, është e drejtuar te njerëzit e një rrace të ndryshme, bindjeve apo opinionit që përfaqëson në rastin më të mirë një lloj entiteti abstrakt ose në rastin më të keq, një kërcënim.
Kjo tolerancë intensifikohet me injorancën. Mungesa e ekperiencës direkte me njërëzit e një kulture, race apo feje tjetër lë hapësirë për paragjykim, mit dhe thashetheme, të forcuara nga pasqyrimi apokaliptik i medias.
Por injoranca nuk është justifikim. Ne kemi një përgjegjësi, të diktuar nga tradita, të ofrojmë të paktën ndihmë emergjence, mbrojtje, ushqim dhe strehim për refugjatët. Detyrimi që të ndihmohen të tjerët, pranë ose larg, është qendra e të treja feve monoteiste, po ashtu është pjesë e kulturës sonë, pjesë e identitetit tonë.
Është tunduese t’i japësh fund diskutimit në këtë pikë dhe t’i jepet një apel qytetarëve që të ndihmojnë refugjatët. Por ka edhe më shumë punë në këtë histori dhe Havel – për të cilin përgjegjësia nënkuptonte më shume sesa retorikë pasionante – mund të na ndihmojë të kuptojmë përse.
Qeveritë e Bashkimit Europian dhe institucionet duhet të pyesin veten jo vetëm nëse e kanë mbajtur përgjegjësinë për të ofruar ndihmë të menjëhershme te refugjatët sot. Ata duhet të pyesin gjithashtu veten nëse kanë bërë mjaftueshëm për të parandaluar situatën aktuale, si për shembull duke ndërhynë për të përmbajtur konfliktin në Siri. Po ashtu, ata duhet të konsiderojnë nëse e kanë përmbushur përgjegjësinë e tyre për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të BE-së nga migrimi në shkallë të madhe që ka penguar dallimin midis atyre që po i largohen vdekjeve dhe atyre që kërkojnë mundësi ekonomike.
BE-ja duhet gjithashtu të bashkërendojë dallimet që ka midis shteteve anëtare rreth faktit nëse përgjegjësitë e saj përfshijnë banimin e përhershëm apo shtetësinë për disa apo shumicën e refugjatëve. Për këtë pyetje, gjithashtu, disa shtete të Europës Perëndimore kanë një pikëpamje më pozitive sesa shumica e Europës Qendrore. Por do të ishte e lehtë t’i atribuohet kjo papjekurisë së demokracive të Europës Qëndrore.
Kërkimet tregojnë se shumica e europianëve qëndrorë nuk janë armiqësor ndaj migrantëve në përgjithësi. Në dekadat e fundit, një numër i madh imigrantësh kanë hyrë në rajon; me disa përjashtime, ata nuk janë përballur me racizëm apo diskriminim. Ekonomitë në zhvillim të rajonit dhe popullatat në pakësim janë po aq të uritura sa Gjermania për krah pune të re dhe pa shpenzime.
Megjithatë, nuk ka ngazëllim në Europën Qëndrore mbi perspektivën e numrit të madh të migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Nën Sahariane; në fakt, shtetet e Europës Qëndrore kanë kërkuar jo vetëm të zgjedhin se sa refugjatë do të lënë të hynë, por edhe se cilët. Ky qëndrim ka nxitur akuza për “diskriminim” dhe “mungesë solidariteti”; çdo shtet europian, iu tha europiano-qëndrorëve, duhet ta ndajë përgjegjësinë për refugjatët që po mbërrijnë, në mos me vullnt, atëherë me presion diplomatik ose me urdhër. Është sikur përplasja midis shovinizmit mendjembyllur dhe humanizmit zemërhapur të ketë lënë jashtë mirëkuptimin.
Po të mendosh më qartë, do të bënim mirë të merrnim në konsideratë pikëpamjen e Havelit mbi këtë subjekt. Instinkti i tij i parë do të ishte të ndihmonte, prej besimit të tij se të pranosh dikë “që i largohet luftës, varfërisë dhe vuajtjes” është çështje e solidaritetit thelbësor, human, universal.
Por Havel nuk shkon më larg gjestit të përqafimit të të gjithëve atyre që duan të vendosen në Europë. Disa arsye janë praktike: ne mezi mund t’i ngjeshnim të gjithë njerëzit e pakënaqur me regjimet e tyre në Europë.
Një arsye tjetër buron nga parimi i përgjegjësisë. “Nuk mendoj se bën keq të rikujtohen njerëzit që jetojnë në shtete totalitare, se ndoshta mund të bëjnë diçka rreth totalitarizmit të tyre në vend, në vend që të largohen prej tij”, argumentoi Havel në vitin 1986, atëherë disidenti anti-komunist më i famshëm i Çekoskllovakisë. “Nëse kërkoj që perëndimorët të mos mendojnë vetëm në interesin e tyre të ngushtë dhe të sillen siç duhet, atëherë nuk shoh arsye përse të mos i kërkoj të njëjtën gjë edhe njerëzve që jetojnë në regjime totalitare.
Havel e pranon se ky urdhër që mund të aplikohet te atë që i largohen formave të tjera të regjimeve është i “ashpër”; tre dekada më vonë, megjithatë, nuk e ka humbur rëndësinë. Qe më e lehtë të thuhej se të bëhej, por problemet e një vendi apo të një rajoni – politike apo ekonomike – mund të zgjidhen vetëm në atë vend.
Kur vjen puna të Europë Qendrore, ka një tjetër faktor që pengon vullnetin për të pranuar refugjatët: rajoni nuk e ka barrën e fajit perandorak. Për Havelin, ndjenja e ish-fuqive koloniale të Europës se ato duhet të bëjnë ndryshime te të shtypurit e dikurshëm çoi në një “rrugë intelektuale pa krye”. Siç thotë dhe ai, “ne të gjithë e ndihmojmë një tjetër më mirë nëse nuk shtiremi, mbetemi vetja dhe thjesht respektojmë dhe nderojmë tjetrin, ashtu siç jemi”.
Duke konsideruar të ardhmen e Europës, Havel shpesh ndalej në kërkim të një tipari që do të drejtonte integrimin. Kriza aktuale e refugjatëve mund të jetë fara nga e cila një karakter i tillë europian rritet dhe përhapet. Havel, megjithatë, nuk do të ishte i sigurt nëse mund të mbillet, jo më të zërë rrënjë, me një dekret.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Refugees and Responsibility in Central Europe