AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria u heq tarifën e skanimit fasonistëve, ua ngarkon taksapaguesve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjate nje aktiviteti ne doganen e Morinit

Kuvendi i Shqipërisë nisi procedurat për të hequr pagesat e shumëfishta të skanimit doganor për disa industri duke thjeshtëzuar procedurat doganore, por diferencën në të ardhura do ta paguajë drejtpërsëdrejti buxheti i shtetit.

Kryeministri Edi Rama gjate nje aktiviteti ne doganen e Morinit
Kryeministri Edi Rama gjate nje aktiviteti ne doganen e Morinit

Kuvendi i Shqipërisë filloi sot diskutimin për një propozim të qeverisë, i cili synon të shkarkojë barrën e krijuar nga skanimi doganor për një kategori biznesi, të cilët, për shkak të dinamikës së punës, iu duhej të paguante tarifë skanimi dy apo tri herë për të njëjtin mall. Por pavarësisht se biznesi u shkarkua nga detyrimi i shumëfishtë, paratë që do të mungojnë do të mbulohen nga buxheti i shtetit, d.m.th nga taksapaguesit.

Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave thotë se bizneset që i qarkullojnë mallrat njëkohësisht për import dhe eksport, si bizneset e përpunimit aktiv të veshjeve dhe këpucëve, të cilët importojnë lëndë të parë dhe eksportojnë produkte gjysmë të gatshme ose të gatshme, do të paguajnë vetëm një herë tarifën prej 22 eurosh për deklaratë doganore. Gjatë javëve të fundit bizneset fason u ankuan për faktin se kostoja e skanimit doganor është tepër e rëndë për ta për shkak të specifikave të punës. Shumica dërrmuese e fasonistëve importojnë dhe eksportojnë mall në sasi të vogla, duke i shërbyer tregjeve të huaja me produkte me prodhim të ulët, fjala vjen, disa mijëra palë këpucë të një modeli të caktuar. Kjo gjë rrit numrin e deklaratave doganore. Sektori fason ka gjithashtu norma shumë të ulëta fitimi dhe numër të lartë të punësuarish. Rrjedhimisht detyrimi për të paguar dy apo tri herë faturë prej 22 eurosh për deklaratë doganore qe tepër i rëndë.

Skanimi doganor filloi më 7 shtator 2015 me një skaner të instaluar në portin e Durrësit. Teorikisht, skanimi do të ndihmojë qeverinë të luftojë evazionin fiskal apo duke mbrojtur vendin nga lëndët e rrezikshme përmes skanimit të shpejtë të mallrave dhe automjeteve të importuara. Por ndërkohë, bizneset detyrohen të paguajnë edhe në rastet kur skanimi nuk ekziston. Në Shqipëri ka 27 pika doganore ndërsa Rapiscan do të instalojë dy skanera fiks dhe tre të lëvizshëm.

Paguan taksapaguesi

Projektligji i qeverisë do ta ulë koston e skanimit për një kategori biznesesh, por nuk do të ulë përfitimet e kompanisë shqiptaro-amerikane. Sipas kontratës së nënshkruar nga qeveria aktuale, koncesionari do të përfitojë 11.3 milionë euro në vitin e parë dhe pagesa e saj do të rritet me 1.03 për qind në vit deri në vitin e pesëmbëdhjetë, pavarësisht nëse skanimi do të kryhet apo jo apo nëse qeveria do t’i marrë këto para nga bizneset apo jo.

Koncesioni i skanimit u nënshkrua nga qeveria e kaluar e cila përcaktoi një tarifë skanimi prej 39 eurosh për deklaratë doganore, por paratë do të merreshin drejtpërsëdrejti nga biznesi. Qeveria aktuale u përpoq të mos e vërë në zbatim kontratën e koncesionit dhe punësoi zyrën e Cherie Blair, bashkëshortes së ish-kryeministrit britanik Tony Blair, për t’u përballur në arbitrazh, ku Rapiscan kërkonte një dëmshpërblim prej 359 milionë euro.

Pasi shpenzoi 495 mijë euro për konsulencë, qeveria ra dakord me Rapiscan që ta rishqyrtonte marrëveshjen. Sipas qeverisë, kostoja e përgjithshme e koncesionit u ul nga 316 milionë euro në 216 milionë. Por kontrata e re, ndonëse mbart kosto më të ulëta, mbart edhe pagesë fikse për kompaninë koncesionare pavarësisht numrit të faturave. Rapiscan duket se rinegocioi uljen e përfitimit për një pagesë të sigurt mujore për 15 vitet e ardhshme, për një shërbim që nuk dihet se çfarë përfitimesh do t’i sjellë vendit.

Etiketa: ArbitrazhbuxhetiBuxheti i ShtetitCherie BlairEdi RamaEurofasonimportKoncesionikostoKryeministri Edi RamaKuvendiMinistria e FinancaveParaprodhimProjektligjiPunëQeveriaRamaSHshqipShqipërishtatorTony Blair
Tjetri
Banka Botërore rrëzon Shqipërinë në të bërit biznes

Banka Botërore rrëzon Shqipërinë në të bërit biznes

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.