Taksat, lejet e ndërtimit dhe energjia elektrike shkatërrojnë renditjen e Shqipërisë në indeksin e Bankës Botërore për lehtësinë e të bërit biznes të ri. Humbasim 35 vende në renditjen botërore.
Bllokimi i lejeve të ndërtimit, rritja e taksave dhe zgjatja e kohës së lidhjes me rrjetin e energjisë elektrike qenë shkaqet e rënies së Shqipërisë në renditjen botërore Doing Business 2016, e cila përgatitet nga Banka Botërore.
Raporti i publikuar sot (27 tetor) thotë se Shqipëria renditet në vend të 97 mes 189 vendeve të vlerësuara, ndërsa renditej vitin e kaluar në vend të 62.
Banka Botërore vlerëson lehtësitë apo vështirësitë e të bërit biznes çdo vit në dhjetë tema të ndryshme. Këtë vit, temat e përfshira janë: të nisësh biznes, marrja e lejeve të ndërtimit, marrja e lidhjes me rrjetin e energjisë elektrike, regjistrimi i pronës, marrja e kredisë bankare, mbrojtja e investitorëve minorancë (investitorët që kanë paketa të vogla aksionesh), pagesa e taksave, tregtia përtej kufijve, zbatimi i kontratave dhe zgjidhja e paaftësisë paguese.
Shqipëria bëhet njëkohësisht vendi më i keq në Ballkan në të bërit biznes, në një distancë të konsiderueshme nga vendi tjetër më i keq, Bosnja dhe Hercegovina, e cila renditet në vendin e 79.
Goditjen më të rëndë Shqipëria e mori te tregtuesi i lehtësisë së marrjes së një lejeje ndërtimi. Shqipëria u rendit këtë vit në vend të 189 për këtë vit, nga vendi 122 që qe vitin e kaluar. Si për ironi, Shqipëria ka marrë të njëjtën renditje në këtë drejtim me tre vende të tjera të botës: Eritrean, Libinë dhe Sirinë. Eritrea është një vend i izoluar diktatorial në Afrikë në brigjet e Detit të Kuq ndërsa Libia dhe Siria janë efektivisht në luftë civile dhe rrjedhimisht, vështirë se mund të mendohet për leje ndërtimi. Të renditura pak para Shqipërisë, janë Afganistani dhe Zimbabve. Vendimi i qeverisë për të ndaluar lejet e ndërtimit duket se solli edhe këtë renditje. Banka Botërore i shqyrton lejet e ndërtimit duke parë se sa procedura dhe sa ditë pune kërkohen për të marrë një të tillë. Në Shqipëri për vitin e fundit nuk ka praktikë, rrjedhimisht jemi renditur në vend të fundit.
Shqipëria u rendit shumë keq edhe në treguesin e lehtësisë së lidhjes me rrjetin e energjisë elektrike kur je biznes i ri. Sipas Bankës Botërore, në Shqipëri kërkohen gjashtë procedura dhe 177 ditë kohë për lidhjen e energjisë elektrike, (afërsisht gjashtë muaj). Në krahasim me vitin e kaluar, ky tregues ka ardhur në përkeqësim për shkak se kostoja e lidhjes me rrjetin është rritur ndjeshëm. Sipas BB, në vitin e kaluar, pagesa për lidhje të re me rrjetin e energjisë qe e barabartë me 474 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto për Frymë ndërsa këtë vit, kostoja është rritur në 492 për qind.
Në përkeqësim është edhe treguesi i lehtësisë së regjistrimit të një prone. Në Shqipëri kërkohet 22 ditë për të regjistruar një titull pronësie, kohë kjo e pandryshuar në krahasim me një vit më parë, por ndërkohë, kostoja e regjistrimit të pronës është rritur ndjeshëm nga 9.9 për qind e çmimit të pronës vitin e kaluar në 10.2 për qind këtë vit.
Goditja tjetër e rëndë në renditjen e Shqipërisë është te pagesa e taksave, ku kemi rënë nga vendi 130 që ishim një vit më parë në vendin 142. Numri i procedurave tatimore nuk ka ndryshuar, bizneset shqiptare bëjnë 34 pagesa në vit dhe shpenzojnë 357 orë pune për pagesën e taksave. Por barra e taksave si përqindje e fitimit të kompanive është rritur nga 31 për qind vitin e kaluar në 36.5 për qind këtë vit.
Të Bërit Biznes është një raport i Bankës Botërore që publikohet çdo vit që prej dhjetë vjetësh dhe që synon t’i vërë vendet në garë për të lehtësuar krijimin e bizneseve të reja dhe operimin e bizneseve ekzistuese sa më shumë që të jetë e mundur. Por njëkohësisht Doing Business është kritikuar për probleme metodologjike si dhe për faktin se shumë nga treguesit nuk kanë kuptim në vende të ndryshme. Për shembull, Banka Botërore vlerëson kostot e ligjshme të regjistrimit të një prone por në shumë vende, korrupsioni është kostoja më e rëndë në shumë ndërveprime të biznesit me qeverinë dhe rrjedhimisht, kostot ligjore nuk kanë shumë rëndësi.
Problemi tjeter qe vazhdon te haje Shqiperine qe nga 97-ta e sot e kesaj dite si cancer eshte ai i rendit publik. 600 vrasje ne vlore, 200 vrasje ne burrel e qindra te tjera jete te pafajshme te humbura te Shqiptareve, ndoshta me shume se 3000 dhe qindra aksidente te ndodhura ne rruget tona nacionale nuk e shqetesojne aspak Ramen dhe Tahirin, e as Meten me Veline. Jeta e Shqiptareve kushton shume pak per keto lloj palo politikanesh qe skan turp te nxjerrin fytyrat e korruptuara ne TV e cdo 4 vjet duke shkuar der me der e duke perseritur mashtrimet ne popullin e vet.
Keta qe dogjen shqiperine dhe pastaj i vune shqiptaret kunra njeritjetrit nuk duan tja dine as per femijet as per te moshuarit, as per emigrantet as per malsoret, as per laberine, as per malsine, as per jugun e as per veriun.
Keto hajdujte, te poshter, te pander e iman, e kane kthyer shqiperine ne nje kosh plehrash, vend pa shprese, vend pa te ardhme, vendin ku te trashet dhe te pashkollet kaperdisen dhe ku policet fshihen.
Kur nje vrasje ndodh dhe syte e familjareve, shokeve, te afermve, emigranteve mbushen me lote me patupsine me te madhe felliqesirat qe punojne ne televizionet e korruptuare dalin e thone se viktime keshte pas konflikte!!! a thua ti se ku palo shtet nuk ekziston, kjo palo polici nuk ekziston!!!.
Mjer shqiperia, mjer femijet qe e shohin perdite se e ardhmja e tyre nuk ka shprese me keta poshtersina, me keta te mefshet politikane qe te shesin per dy pare.
Shqiptari, ka vuajtur por kurre me pare ne histori se ka pa veten te rene kaq poshte se sot.
Ne kohet e turqise rezistoi dhe mevone me kanunin e Lek Dukagjinit mbijetoi duke denuar cdokend qe bente turp ne mes te fshatit, apo krahines me nje ze.
Kurse tani ska as ligj as gjykate as polic se qeveria i krijon konfliktet dhe i ngaterron shqiptaret me njeri tjetrin perdite qe duke perdorur idene perca e sundo.
Kjo qevery e ndyre po inkurajon krimin ndaj emigranteve, biznesmeneve, intelektualeve dhe po perkrah perdite e me shume trashamanet, hajdutet, kontrabandistet dhe po i shton radhet e policeve te korruptuar perdite e me shume.