AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Fatmir Limaj përndiqet përsëri nga akuzat për krime lufte

Marija RisticngaMarija Ristic
11 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: BETA

Guerilasi i shndërruar në politikan, Fatmir Limaj, mund të përballet me gjyqin e tij të tretë për krime lufte për abuzime brutale në kampin e burgimit në Kleçkë të UÇK-së pasi një gjykatë vendosi të dëgjojë mocionin për rigjykim.

Fatmir Limaj. Foto: BIRN
Fatmir Limaj. Foto: BIRN

Komandant Çeliku”, siç ai thirrej nga shokët e tij gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, ka bërë një rrugë të gjatë nga një luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një politikan kryesues dhe dikur zyrtar qeverie.

Limaj, i cili për vite me radhë ka qenë krahu i djathtë i ish-kryeministrit të Kosovës, tani ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, vitin e kaluar vendosi ta prishur këtë partneritet që kishte zgjatur që nga koha e luftës dhe të krijonte një parti të re, NISMA për Kosovën.

Tani ai është ndër kritikët më të ashpër të qeverisë aktuale në Kosovë dhe një prej politikanëve që kryeson protestat kundër marrëveshjes së fundit të Prishtinës me Beogradin, marrëveshje kjo e ndërmjetësuar nga BE-ja, – protesta që kanë parë deputetët e opozitës të hedhin vazhdimisht gaz lotsjellës në parlament.

Por karriera e suksesshme Limajt si politikan është errësuar nga një sërë gjyqesh gjatë këtyre 15 viteve të fundit. Ai është akuzuar për krim të organizuar, korrupsion dhe krime lufte, edhe pse nuk është dënuar kurrë.

Por nëse një gjykatë e Kosovës vendos të marrë në konsideratë mocionin e prokurorisë, ai tani mund të gjykohet për herë të tretë për krime lufte që dyshohet se janë kryer në kampin e burgimit Kleçka në vitin 1999.

Sipas “Koha Ditore” në Prishtinë, gjykata e apelit në Kosovë do të mbajë seanca dëgjimore më 1 dhe 2 dhjetor për të diskutuar një kërkesë të prokurorisë për anulimin e vendimit të vitit 2013 i cili e liroi Limaj nga akuzat për krime lufte kundër civilëve dhe të burgosurve të luftës dhe ta shpallë të pandehurin fajtor. Çështja mund të dërgohet gjithashtu për rigjykim.

Lirimi nga akuzat në Hagë

Akuzat për krime lufte në Kleçka nuk janë të vetmet me të cilat është përballur Limaj. Shumë kohë para se ai të gjykohej në vendin e tij, ai ishte një nga shqiptarët e parë të Kosovës që doli në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY.

Limaj u akuzua për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte që dyshohet të jenë kryer në vitin 1998 në kampin e ndalimit të Llapushnikut, kamp i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në komunën e Drenasit.

Për shkak se nuk kishin burgje të vërtetë, UÇK-ja përdorte qendra të improvizuara ndalimi ku ata mbanin jo vetëm civilë serbë, por gjithashtu edhe shqiptarë të Kosovës që besohej t’i bënin rezistencë luftës së tyre guerile.

Prokuroria e ICTY-së besonte se Limaj “ushtronte kontroll de juro dhe de facto mbi anëtarët e UÇK-së që vepronin në kampin e burgimit në Llapushnik” dhe tha se ai duhet të mbahet përgjegjës për krimet e kryera atje, duke përfshirë vrasjen e më shumë se 30 personave.

Por gjykatësit nuk ishin të bindur nga provat dhe vendosën ta lironin Limajn në vitin 2007, i cili u prit si hero kur u kthye në Prishtinë.

Të njëjtin vit, ai zuri gjithashtu vendin e tij të parë në kabinet si Ministër Transporti në Kosovë.

Vitet që pasuan ishin tepër të ngarkuar për Limaj. Sipas ministrisë së tij, rreth 1,000 km rrugë u ndërtuan në vitin 2008 dhe 2009, dhe u shpenzuan rreth 170 milion euro.

Një dëshmitar gjendet i vdekur

Foto: BETA
Foto: BETA

Jeta e rehatshme Limajt si ministër u trondit në mars të vitit 2011, kur ai dhe tetë të tjerë u arrestuan nga misioni i sundimit të ligjit të BE-së në Kosovë, EULEX-i, nën dyshimin se ishin të përfshirë në vrasjen dhe torturimin e të burgosurve në kampin Kleçka gjatë luftës.

Aktakuza pretendon se Limaj dhe të tjerët “dhunuan integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të paspecifikuar civilësh serb dhe shqiptarë të burgosur lufte” të cilët mbaheshin të burgosur në burgun e improvizuar në Kleçkë.

Vitin që pasoi nuk kishte më supozime kur EULEX-i e akuzoi atë për krim të organizuar dhe pastrim parash ndërsa mbante postin e ministrit.

Por gjyqi për Kleçkën, njësoj si gjyqi i Limajt në ICTY, u shoqërua me pretendime se dëshmitarët ishin kërcënuar.

Çështja e prokurorit të EULEX-it u dëmtua rëndë kur prova e saj kryesore u hodh poshtë nga e gjykatësve.

Aktakuza u bazua kryesisht në ditaret sekrete dhe dëshminë e një zyrtari në burgun e Kleçkës, Agim Zogaj, i njohur si “Dëshmitari X” – një ish-aleat i Limajt që siguroi informacione në lidhje me vrasjet e disa prej të burgosurve që mbaheshin atje.

Por gjykatësi vendosi se provat nga ditarët e “Dëshmitarit X” ishin “jo konsistente dhe kontradiktore” dhe ndonjëherë “trillim i pastër”.

Zogaj nuk ishte i disponueshëm që të dëshmonte personalisht. Ai ishte gjetur i vdekur në një park në Gjermani. Para vdekjes së tij, ai kishte pohuar se ai dhe familja e tij ishin kërcënuar disa herë.

Limaj u lirua më në fund nga akuzat në vitin 2013. “Me këtë proces, u vërtetua edhe një herë pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,” tha kryeministri Hashim Thaçi në atë kohë.

Prokurorët e BE-së këmbëngulin

Foto: BETA
Foto: BETA

Prokuroria e EULEX-it nuk u dorëzua dhe arriti ta çonte çështjen e Kleçkësnë Gjykatën e Apelit në vitin 2014.

Por ajo u ndërpre pas vetëm dy javësh, kur mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjykatësve sepse tha se ata ishin të njëanshëm dhe po silleshin si prokurorë. Gjykata e Apelit në Prishtinë pranoi argumentet e mbrojtjes dhe i përjashtoi ata nga çështja.

Megjithatë, akuzat kanë vazhduar.

Limaj aktualisht nuk po hetohet vetëm në vendin e tij, por edhe në Serbi, ku prokurorët për krime lufte dyshojnë se ai ishte një nga 28 luftëtarët e Brigadës 121 të UÇK-së të përfshirë në vrasjen e 22 serbëve dhe shqiptarëve në fshatrat e Lipjanit, Shtimes dhe Drenasit të Kosovës në vitin 1998.

Prokuroria serbe thotë se këto krime nuk u përfshinë në padinë nga ICTY-ja, kështu që ai do të mund të ndiqej penalisht cilido të ishte vendimi i ndjekjes penale nga ana e EULEX-it.

Megjithatë, Serbia nuk ka më autoritet mbi ish-provincën e saj dhe nuk mund të bëjë arrestime, ndërsa ekstradimi nuk ka gjasa të ndodhë duke qenë se kërkon bashkëpunimin midis dy shteteve.

Disa nga këto prova u dërguan gjithashtu në grupin special të punës të BE-së i cili aktualisht po heton krimet e UÇK-së që do të gjykohet në dhomat speciale që pritet të ngrihen për këtë qëllim vitin që vjen në Kosovë dhe Holandë.

Nën një presion të madh nga BE-ja, deputet në Prishtinë votuan këtë verë për një ligj që do të lejojë krijimin e dhomave speciale.

Por për shkak të krizës së vazhdueshme politike në Kosovë, nuk është bërë ende ndonjë progres, dhe mbetet ende e paqartë se kur ato do të fillojnë punën ose nëse Limaj do të jetë një nga ata që do të përballet me akuza.

Etiketa: Agim ZogajAkuzaarrestimeBEBIRNburgjedeputetdëshmitarëEULEXEuroFatmir LimajgazGjermaniGjykataGjyqiHashim ThaçikampKorrupsionKosovëKrimKrimekrime lufteLigjLuftemarrëveshjeMbrojtjanismaParaparlamentPastrim parashprogresprokurorProkuroriaProtestaProtestatSeancaSerbiSerbiaSHVendimi
Tjetri
Shqiptarët e refuzuar në Gjermani provojnë fatin në Holandë

Shqiptarët e refuzuar në Gjermani provojnë fatin në Holandë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.