AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Më 2014, u ulën “vrasjet” dhe “vrasësit”, por u rritën “të vrarët” (Infografik)

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ekspertë anti-eksploziv dhe forca të policisë po hetojnë një vendngjarje në Tiranë pas një atentati me eksploziv kundër një personi,më 4 mars 2015. Foto ilusruese. Foto: LSA

Numri i vrasjeve në Shqipëri ka qenë prej kohësh një temë debati politik, ku palët janë përpjekur të përdorin statistikat për të treguar suksesin apo dështimin në sektorin e rendit publik. Statistikat vjetore të publikuara nga Instituti i Statistikave së fundmi tregojnë një panoramë më neutrale; më pak atentate me një numër më të madh viktimash. Dhe zbulueshmëria në dy vitet e fundit ka qenë në nivelin më të ulët në shumë kohë

Ekspertë anti-eksploziv dhe forca të policisë po hetojnë një vendngjarje në Tiranë pas një atentati me eksploziv kundër një personi, në këtë foto të datës 4 mars 2015. Foto: LSA
Ekspertë anti-eksploziv dhe forca të policisë po hetojnë një vendngjarje në Tiranë pas një atentati me eksploziv kundër një personi, në këtë foto të datës 4 mars 2015. Foto: LSA

Në Shqipëri, vrasjet janë ulur me 22 për qind, deklaroi kryeministri Edi Rama pak ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, pa treguar se për cilën periudhë kohore po flet. Ndërsa më herët, në një postim ne Facebook, kryeministri publikoi disa shifra, të cilat tregonin se në vitin 2014, policia ka regjistruar 98 vrasje, nga 107 të regjistruara më 2013 dhe 125 në vitin 2012.

Numri i vrasjeve është bërë një temë e nxehtë debati, pasi ky tregues po interpretohet gjithnjë e më shumë si njësi matëse për aftësinë e policisë për të bërë punën e vet dhe suksesin apo dështimin e drejtimit politik të Ministrisë së Brendshme. Rrjedhimisht, në një numër të madh rastesh, kryeministri Rama dhe ministri i brendshëm Tahiri i janë referuar statistikave të vrasjeve për të mbështetur idenë se menaxhimi i rendit publik prej tyre ka qenë i suksesshëm.

Por një raport vjetor i publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave jep një panoramë më komplekse të situatës. Raporti, i cili gjendet në faqen zyrtare të internetit të INSTAT jep tri statistika të furnizuara nga policia për këtë temë. Statistika e parë është vepra penale e vrasjes. Për vitin 2014 ka pasur 98 ngjarje të regjistruara si krime vrasjeje, nga 104 në vitin 2013 dhe 124 në vitin 2012.

Statistika e dytë lidhet me autorët. Për veprën penale vrasje, më 2014 thuhet se ka pasur 110 autorë, nga 123 në vitin 2013 dhe 162 në vitin 2012.

Statistika e tretë është “të dëmtuarit”. Këtu nga vepra penale vrasje, kemi 134 “të dëmtuar” në vitin 2014, nga 121 më 2013 dhe 156 më 2012.

Numri i të vrarëve më 2014 ka pësuar një rritje me 10 për qind, por këto viktima janë shkaktuar nga një numër më i vogël ngjarjesh të klasifikuara nga policia si vepra penale të vrasjes.

Një problem tjetër është se zakonisht, numri i vrasjeve për t’u krahasuar në kohë, matet si vrasje për njëqindmijë banorë. Në Shqipëri, ky tregues më 2014 është zyrtarisht 3.9 vrasje për njëqindmijë banorë. Problemi është se Shqipëria nuk ka statistika shumë të sakta për popullsinë reale banuese në vend. Shifra prej 3.9 vrasjesh për 100 mijë banorë sugjeron se popullsia aktuale është 3.4 milionë njerëz. Por vetë fakti se në Gjermani, gjatë këtij viti, 50 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil politik në Gjermani, sugjeron se popullsia është në rënie të ndjeshme dhe rrjedhimisht, numri i vrasjeve për 100 mijë banorë supozohet se është më e lartë se sa shifra zyrtare e shpallur.

Nga ana tjetër, pavarësisht defekteve, shifra prej 3.9 vrasjesh për 100 mijë banorë është aktualisht më e larta në kontinentin europian.

Zbulueshmëria minimale

Statistika tjetër e rëndësishme e publikuar nga INSTAT me të dhëna të hartuara nga Ministria e Brendshme është shkalla e zbulueshmërisë. Për vitin 2013, zbulueshmëria ra në 80 për qind në krahasim me 85 për qind që qe më 2012. Por në vitin 2014, zbulueshmëria ra në 72 për qind. Norma e zbulueshmërisë së krimit ndikohet edhe nga distanca kohore nga kryerja e krimit deri te hartimi i statistikave dhe sugjerohet se një vrasje e ndodhur vonë ka më pak gjasa të zbardhet në krahasim me një vrasje të ndodhur më herët. Rrjedhimisht, norma e zbulueshmërisë nga 2013 më 2014 nuk është e krahasueshme pa rezerva. Megjithatë, norma e ulët e zbulueshmërisë lidhet edhe me llojin e krimit. Gjatë viteve të fundit, në Shqipëri sugjerohet se ka pasur një rritje të vrasjeve të kryera nga vrasës profesionistë, vrasje për larje hesapesh mes bandash, të tilla që klasifikohen zakonisht si vrasje mafioze. Këto vrasje shpesh përdoren si indikatorë të shkallës së pranisë së krimit të organizuar në një vend dhe natyrisht, janë shumë më të vështira për t’u zbardhur.

Etiketa: AtentatiazilEdi RamaFacebookGjermaniINSTATInstituti i StatistikaveKrimeKryeministri Edi RamaMatMinistria e BrendshmePoliciaPunëRamaraportRaportiSHshifra zyrtareshqipShqipëriShqipëriaStatistikatviktimavrasje
Tjetri
Të varfërit e Beratit shtojnë radhët në mensën që shpërndan ushqim falas

Të varfërit e Beratit shtojnë radhët në mensën që shpërndan ushqim falas

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.