Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Rajoni

Bosnja e trazuar, 20 vjet pas Dejtonit

Srecko LatalNgaSrecko Latal
10:29 | 20/11/2015
Në Rajoni
Kohe leximi: 11 minuta
A A
0
Bosnja e trazuar, 20 vjet pas Dejtonit

Nënshkrimi i marrëveshjes së Dejtonit.

Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë në vitet 1992-1995, mbetet ende një çështje debati i nxehtë nëse kjo marrëveshje ishte një sukses apo dështim.

Nënshkrimi i marrëveshjes së Dejtonit.
Nënshkrimi i marrëveshjes së Dejtonit.

Një sërë konferencash dhe tavolinash të rrumbullakëta janë organizuar ose do të organizohen ende për të shënuar 20 vjetorin e Marrëveshjes së Paqes e Dejtonit kanë shpalosur këndvështrime të kundërta nga aktorët vendas dhe ndërkombëtarë të kaluarës mbi të tashmen dhe të ardhmen e Bosnjës.

“Dejtoni përfaqëson një themel të fortë për të ardhmen,” tha Përfaqësuesi i Lartë i komunitetit ndërkombëtare, Valentin Inzko, në forumin “Dejtoni 2.0 – Rruga përpara 20 vjet më pas” më 6 nëntor.

Në një tjetër event në Sarajevë në të njëjtën ditë, vetëm pak kilometra më larg, ish-Përfaqësuesi i Lartë, Paddy Ashdown, shprehu shqetësim të thellë për të ardhmen e Bosnjës dhe paralajmëroi se ai as që mund ta mendonte një rikthim në një konflikt të armatosur.

“Drama e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Dejtoni filluan si një tragjedi dhe vazhdon në të njëjtën mënyrë,” tha ai në konferencën “20 vjet pas zbatimit të Dejtonit: Sfidat dhe perspektivat,” të organizuar nga Universiteti Amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Ajo filloi si një tragjedi horrori. Tashmë është shndërruar në një tragjedi mundësish të humbura dhe nëse ne, komuniteti ndërkombëtar dhe politikanët boshnjakë, nuk e ndryshojmë shpejt rrjedhën, do të shndërrohet në një tragjedi të ardhmesh të dëmtuara dhe ndoshta edhe diçka më keq,” tha ai.

Ashdown po i referohej liderëve politikë të tri blloqeve ento-politike në Bosnje të cilët – që kur ndërhyrja ndërkombëtare përfundoi në mënyrë efikase në vitin 2006 – kanë përmbysur progresin e bërë deri atëherë dhe kanë kryesuar një krizë të thellë politike, ekonomike dhe sociale.

Kjo krizë duket të ketë kulmuar në vitin 2015 me rritjen e incidenteve etnike, një krizë likuiditeti, bllokimi politik dhe një iniciativë kontroversiale nga lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, për të mbajtur një referendum mbi autoritetin e sistemit gjyqësor shtetëror dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, OHR.

Shumë druhen se ky referendum mund të pasohet nga një tjetër – për ndarjen e entiteti serb në Bosnjë, Republikës Srpska, nga pjesa tjetër e vendit, gjë e cila mund të çojë në dhunë të re.

Ky ishte mjedisi që rrethon 20 vjetorin e Dejtonit, i cili shkaktoi debate të shumta mbi qëllimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe nevojën për shqyrtimin e saj.

“Dejtoni është një nga fjalët e përdorura më shpesh në lajmet e mbrëmjes në Bosnjë. Është një emër, mbiemër – sinonim i inercisë, neglizhencës dhe dëshpërimit,” shkroi Julian Borger në një artikull, “Marrëveshja e hidhur dhe e metë e paqes e Bosnjës, 20 vjet më pas”, në UK Guardian më 10 nëntor.

“Një nga çështjet më të mëdha në politikën boshnjake është si të hapësh prangat 20 vjeçare – nëse Dejtoni mund të vritet,” shtoi ai.

Rruga e përgjakshme drejt Dejtonit

Një zyrtar perëndimor që mori pjesë në bisedimet e Marrëveshjes se paqes së Dejtonit theksoi se nëse Dejtoni shikohet nga këndvështrimi i 20 vjetorit të saj, kjo krijon një imazh me të meta.

“Marrëveshja duhet të shikohet nga këndvështrimi i vitit 1995, nga këndvështrimi i konfliktit dhe kaosit të madh që mbizotëronte në atë kohë në Bosnjë,” tha ai për BIRN. “Kushtetuta dhe Anekset e Dejtonit u shkruan brenda një periudhe tri javore në aeroportin e Dejtonit dhe kjo marrëveshje s’mund të ishte pa të meta,” tha ai.

Diplomati rikujtoi se marrëveshja u zhvillua ndërsa dhuna në Bosnjë arriti një kulm të ri pas rënies së “parajsës së sigurt” të OKB-së në Srebrenicë më 11 korrik 1995, dhe vrasjen e mijëra boshnjakëve në qytetin lindor të Bosnjës.

Tri zyrtarë amerikanë, Robert Frasure, Joseph Kruzel dhe Nelson Drew, u vranë më 19 gusht kur automjeti i tyre i blinduar u  përmbys në përpjekje për të hyrë në kryeqytetin e rrethuar boshnjak. Në fund, pati edhe një masakër të dytë në tregun Markale të Sarajevës më 28 gusht, kur mortajat vranë 45 persona dhe plagosën 75 të tjerë.

Zyrtarët theksuan se dy elemente kyçe që kontribuuan në suksesin e bisedimeve të Dejtonit ishin mandati i fortë negociues që presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, i dha kryenegociatorit të tij, Richard Holdbrooke, si edhe fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s mbi qendrat komanduese dhe komunikuese të serbëve të Bosnjës dhe pozicioneve të artilerisë pasi liderët e tyre refuzuan kërkesat e OKB-së dhe NATO-s për të tërhequr artilerinë e tyre nga përreth Sarajevës.

Kombinimi i sulmeve ajrore, i cili zgjati nga 30 gushti 1995 deri më 20 shtator, me operacionet ushtarake të koalicionit ri-themeluar të Ushtrisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Këshillit Kroat të Mbrojtjes, HVO, dhe Ushtrisë Kroate, së shpejti ndryshuan balancën e pushtetit në vend.

Nga rreth 70 për qind e territorit të Bosnjës që ata kishin gjatë luftës, shpërndarja e tokës midis serbëve të Bosnjës nga njëra anë dhe boshnjakëve dhe kroatëve nga ana tjetër u bë pothuajse e barabartë në fund të shtatorit 1995. Në fund, kjo vërtetoi që ishte një nga elementet më të rëndësishme për përfundimin e një marrëveshje.

Përgatitjet për bisedimet e paqes vazhduan në një mjedis operacionesh konstante ushtarake dhe tensioni të lartë të shkaktuara nga armiqësitë e mbetura midis Ushtrive Boshnjake dhe Kroate dhe shqetësimeve se Serbia mund të hynte në luftë në anën e serbëve të Bosnjës.

Nën presion nga sulmet e NATO-s, sanksionet ekonomike dhe diplomacia amerikane, presidenti serb Sllobodan Millosheviç në emër të Ushtrisë Serbe të Bosnjë nënshkroi një marrëveshje armëpushimi në Beograd më 4 tetor 1995.

I njëjti dokument u nënshkrua nga presidenti i presidencës boshnjake, Alija Izetbegoviç, në Sarajevë më 5 tetor 1995. Kjo shënoi fundin e rrethimit të Sarajevës dhe fillimin e përgatitjeve të fundit për negociatat e paqes që filluan në bazën ajrore Wright-Patterson në Dejton, Ohajo, më 1 nëntor.

Pasi pothuajse u prishën për shkak të qëndrimeve kontradiktore dhe armiqësive personale të pjesëmarrësve, bisedimet më në fund rezultuan më në fund në një kompromis mbi çështjen problematike – ndarja e fundit e territorit.

Pasi serbët e Bosnjës morën 49 për qind të Bosnjës për entitetin e tyre, Republikën Srpska, dhe boshnjakët dhe kroatët ndanë pjesën tjetër, një marrëveshje paqe e përbërë nga 12 anekse u hartua në Dejton më 21 nëntor dhe u nënshkrua në Paris më 14 dhjetor.

“Objektivi kryesor i Dejtonit ishte të ndalonte luftën. Teksa kthen kokën pas, tani është e lehtë të gjesh gabime, por gjatë procesit të përgatitjes së saj, por gjatë procesit të përgatitjes së saj, ishte më e mira që kushtet në skenën vendase dhe ndërkombëtare lejonin në atë kohë,” tha për BIRN një diplomat i lartë amerikan.

Por Marrëveshja e Dejtonit themeloi një administratë të rëndë dhe mekanizma të komplikuara vendimmarrje dhe proceduara të projektuara për të parandaluar mbivotimin e ndonjë prej tre grupeve kryesore etnike.

Marrëveshja gjithashtu presupozonte rikthimin e refugjatëve për të rivendosur karakterin e mëparshëm multi-etnik të vendit, por kjo nuk ndodhi kurrë plotësisht. Për shkak të shqetësimeve politike, ekonomike dhe mbi sigurinë, më pak se  gjysmë milioni nga 2 milion refugjatë boshnjakë, kroatë dhe serbë që u larguan nga shtëpitë e tyre gjatë luftës u rikthyen përgjithmonë në shtëpitë e tyre.

“Nëse njerëzit do të ishin rikthyer në shtëpitë e tyre, Bosnja tani do të ishte një vend krejt ndryshe. Kjo ishte premisa kryesore e Dejtonit, e cila, fatkeqësisht, nuk ndodhi. Për këtë nuk mund të fajësojmë vetëm serbët duke qenë se edhe liderët kroatë dhe boshnjake kanë një pjesë të madhe të përgjegjësisë,” tha një nga zyrtarët ndërkombëtarë.

Evolucionet e shumta të Dejtonit

Ndryshimet në Marrëveshjen e Dejtonit filluan që ditën që ajo u zbatua.

Një sërë dobësish dhe dykuptimësish të këtij dokumenti dolën në dritë edhe në muajt e parë të zbatimit të saj ndërsa elitat politike, të trashëguara që nga lufta, mbanin qëndrimet e tyre radikale, duke bllokuar kompromisin edhe për çështjet më themelore.

Duke qenë se procesi i vendimmarrjes kishte ngecur, komuniteti ndërkombëtar kuptoi se ai do të duhej të angazhohej në mënyrë më aktive. Ndryshimet e para madhore u vënë pasi forcat paqeruajtëse të NATO-s fituan një mandat për të ndjekur në mënyrë aktive personat të dënuar për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në ish-Jugosllavi, ICTY-ja.

Arrestimet e para të personave të akuzuar për krime lufte, që filluan në mes të vitit 1997, ndihmoi në largimin e disa prej elementeve më radikale nga strukturat politike, ushtarake dhe policore.

Edhe zbatimi civil u vu në një shkallë më të lartë pas Këshillit për Zbatimin e Paqes – dhe organ i përbërë nga 55 vende dhe organizata që mbikëqyrin punën e Përfaqësuesit të Lartë – në një konferencë në Bon, Gjermani, më 9-10 dhjetor 1997, i dha kompetenca më të mëdha Përfaqësuesit të Lartë.

Këto “fuqi të Bonit” i bënë të mundur Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të impononte “masa të përkohshme të cilat hyjnë në fuqi kur palët e tjera nuk janë në gjendje të bien dakord” dhe të ndërmarrin “masa kundër personave që mbajnë  poste publike”. Gjashtë ditë më vonë, më 16 dhjetor, Përfaqësuesi i Lartë Carlos Westendorp përdori kompetencat e tij të reja për të imponuar një ligj të shumë debatuar mbi nënshtetësinë. Më 4 mars 1998 ai përdori të njëjtat kompetenca për të hequr zyrtarin e parë nga puna, kryebashkiakun e qytetit jugor të qytetit të Stolacit, Pero Raguz.

Vendimet e vendosura nga Përfaqësuesit e Lartë ose ato të miratuara nga aktorët vendas kanë ndryshuar ndjeshëm që prej Marrëveshjes së Dejtonit dhe Bosnja më shumë se kushdo tjetër kishte pritshmëri të linte pas gjakderdhjen dhe kaosin e viteve 1990.

Të dy entitetet kanë shpërbërë ushtritë e entiteteve dhe shërbimet sekrete dhe krijuan një forcë të përbashkët të armatosur dhe disa agjenci sigurie shtetërore.

Përgjegjësitë e qeverisë shtetërore, Këshilli i Ministrave, janë zgjeruar dhe vetë qeveria u zgjerua nga vetëm dy ministri në nëntë të tilla.  Përveç një monedhe të përbashkët të konvertueshme, Bosnja krijoi gjithashtu një sistem të përbashkët taksimi.

Ndërsa këto ndryshime në Dejton e tejkalojnë në mënyrë të konsiderueshme projektin origjinal, në disa pjesë ata mendonin se mungonte ajo që ishte parashikuar, kryesisht falë qasjes selektive të komunitetit ndërkombëtar dhe Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, OHR-së.

Disa nga dispozitat e Dejtonit, të cilat komuniteti ndërkombëtar i ka injoruar sepse ai i konsideroi ato më pak të rëndësishme, pas 15 apo 20 vjetësh kanë pasur pasoja serioze negative.

Një rast është shtojca 9 e marrëveshjes, mbi themelimin e ndërmarrjeve të përbashkëta publike, e cila mbetet kryesisht e pazbatuar, pasi OHR vendosi se ajo kërkon shumë përpjekje dhe sjellë pak përfitime.

Si rezultat i kësaj, pjesa më e madhe e ndërmarrjeve publike kanë mbetur të ndara dhe nën monitorimin e blloqeve etno-politike.

Falë të ardhurave të tyre të mëdha, aftësisë për të punësuar shumë njerëz dhe kontrollit të tyre mbi çmimet e shërbimeve, këto kompani janë bërë burime të rëndësishme pushteti për sistemin e patronazhit politik.

OHR ndërkohë ndryshoi taktikë në vitin 2002, duke imponuar vendime edhe më të gjera të projektuara për të mundësuar që Bosnja të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të lejojë tërheqjen eventuale të mbikëqyrësve ndërkombëtarë.

Në vitin 2003, OHR reformoi dhe përqendroi gjithashtu policinë, por kjo reformë ndau të dyja komunitetet, atë vendas dhe atë ndërkombëtar.

Në përpjekje për të dhënë një shtysë të fundit të madhe para se pushteti i tij ekzekutiv në Bosnjë të përfundonte, në vitin 2004 komuniteti ndërkombëtar filloi reformimin e kushtetutës së Bosnjës.

Ndërsa ky parim u pranua përgjithësisht nga shumica e partive në pushtet, kjo paketë nuk arriti të fitojë një shumicë votash në parlament për shkak të votave të dy partive më të vogla që përfituan nga kjo çështje për të promovuar veten në zgjedhjet e përgjithshme të atij tetori.

E ashtuquajtura “Paketa e prillit” ishte një mundësi e rrallë për të ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme kushtetutën e Dejtonit. Marrëdhëniet politike u radikalizuan në mënyrë dramatike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të vitit 2006. Klima politike është përkeqësuar që atëherë.

Kjo u bë e qartë kur dy përpjekje të mëvonshme për të ndërmarrë ndryshime më të kufizuara kushtetuese – të ashtuquajturën “paketën Butmir” të tetorit 2009 dhe negociatat mbi reformën kushtetuese të kryera në vitin 2012 në lidhje me vendimin Sejdiç-Finci – nxorën në pah një distancim dramatik të pozicioneve politike.

“Duke kritikuar dhe reformuar kushtetutën e Dejtonit, ne i kemi hapur derën liderëve vendas, në mënyrë që ata tani mund të kërcënojnë thelbin e Dejtonit,” tha një zyrtar ndërkombëtar.

Ndërkohë, pavarësisht dështimit të “paketës prill” dhe radikalizimit të situatës politike, SHBA në vitin 2006 ia transferoi BE-së përgjegjësinë kryesore për zbatimin e marrëveshjes së paqes.

Duke u mbështetur te mjeti kryesor i reformës – procesi i para-anëtarësimit – BE-ja pothuajse brenda natës e modernizoi vendin dhe e bëri atë një kandidat potencial për anëtarësim në BE, por nuk arriti të ndalojë erozionin e qëndrueshëm të marrëveshjes së Dejtonit, i cili ka vazhduar deri më sot.

Dejtoni dhe versionet e tij të shumta në ditët e sotme

Pasiviteti i komunitetit ndërkombëtar nuk ka inkurajuar vetëm nxitur vetëm Dodik por politikanë të tjerë boshnjakë.

Disa udhëheqës kroatë të Bosnjës  – për herë të parë që kur komuniteti ndërkombëtar veproi për të ndaluar përpjekjet për të ri-krijuar një entitet më vete kroat të Bosnjës në vitin 2001 – kanë riparashtruar kërkesat e tyre për autonomi, për shembull.

Në vitet e mëvonshme, kriza e Bosnjës është përshkallëzuar pavarësisht të gjitha përpjekjeve të BE-së. Në korrik 2015, Asambleja e Republikës Srpska miratoi nismën e Dodik për të mbajtur një referendum i cili sfidon autoritetin e sistemit gjyqësor shtetëror dhe atë të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë.

Pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi, dhe madje edhe nga Serbia, Dodik duket i vendosur për të vazhduar para me referendumin. Të shqetësuara nga sulmi i fundit terrorist në Paris dhe kriza e vazhdueshme e migracionit, BE-ja dhe SHBA-ja duken të gatshëm për të marrë çdo masë konkrete kundër referendumit, i cili mund të mbahet në fillim të vitit 2016 – në kohë për fillimin e zgjedhjeve lokale të planifikuara për në tetor të vitit 2016 .

Dodik ka thënë se është i gatshëm ta anulojë referendumin, por vetëm nëse Republika Srpska rimerr kompetencat që i janë transferuar më parë sistemit gjyqësor në nivel shtetëror dhe nëse zyrtarë të tjerë të Republikës Srpska marrin garanci se ata nuk mund të preken nga policia e shtetit dhe organet gjyqësore.

“Ne e kemi lejuar Dodikun të krijojë një marrëveshje alternative të Dejtonit, sepse prisnim që komuniteti ndërkombëtar të nxiste një kushtetute të re. Sot, është ky Dejton alternativë, por përpjekjet për reforma kushtetuese janë braktisur,” tha për BIRN një zyrtar ndërkombëtar.

Si rezultat i kësaj, në vitet e fundit duket pothuajse sikur në Bosnjë janë në përdorim disa marrëveshje krejtësisht të ndryshme Dejtoni.

Dodik njeh vetëm Dejtonin origjinal nga dhjetori i vitit 1995. Liderët kroatë të Bosnjës duan të ndreqin ndryshimet e bëra nga OHR-ja në vitin 2002, ndërsa boshnjakët, duke ëndërruar ende për një shtet të centralizuar, këmbëngulin për një Dejton që përfshin të gjitha ndryshimet ekzistuese – si edhe premtime të tjera të bëra në të kaluarën nga ana e Perëndimit.

Me radikalizim të skenës globale politike, dallimet janë shfaqur midis disa aktorëve ndërkombëtarë dhe pikëpamjeve të tyre mbi Dejtonin, madje, edhe midis shteteve anëtare të BE-së dhe midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, madje edhe midis BE-së, SHBA-së, Rusisë dhe Turqisë, të cilët të gjithë shohin të ardhme të ndryshme për Bosnjën.

Në këtë situatë, Përfaqësuesi i Lartë – kujdestar i kësaj marrëveshjeje dhe i vendit për vite me radhë – ende pretendon se është interpretuesi i vetëm i Dejtonit, por po injorohet gjithnjë e më shumë si nga aktorët vendosë ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë.

Institucionet shtetërore boshnjake po injorohen gjithnjë e më shumë, e treguar kjo nga fakti që më shumë se 80 gjykime nga Gjykata shtetërore Kushtetuese nga viti 2005 deri në vitin 2013 nuk janë vënë ende në zbatim nga disa njësi të ndryshme administrative dhe institucione.

“Pas gjithë këtyre hapave përpara dhe shumë hapave pas, duket se Dejtoni është kthyer në pikënisjen e tij, por ku do të shkojmë që këtu?” pyeti një nga diplomatët e lartë amerikanë.

Tjetri
Refugjatët i tremben bllokimit në Ballkan

Refugjatët i tremben bllokimit në Ballkan

Më të lexuarat

Bosnja e trazuar, 20 vjet pas Dejtonit

Bosnja e trazuar, 20 vjet pas Dejtonit

10:29 | 20/11/2015
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.