AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Refugjatët i tremben bllokimit në Ballkan

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shumë refugjatë i tremben bllokimit në vendet e Ballkanit. Foto: BETA/AP

Refugjatët në Ballkan tremben se kufijtë e BE-së mund të mbyllen, duke i lënë ata në vendet që nuk mund të përballen me krizën për një periudhë të gjatë kohore.

Shumë refugjatë i tremben bllokimit në vendet e Ballkanit. Foto: BETA/AP
Shumë refugjatë i tremben bllokimit në vendet e Ballkanit. Foto: BETA/AP

“Ne jemi të trembur se ata do të mbyllin kufirin tani. Por nuk i trembemi terrorit më. Çdo fshat në Siri është më keq se në Paris… nuk kemi shumë për të humbur,” tha një 17-vjeçar sirian i quajtur Mossa për BIRN në Beogradin qëndror.

Mossa tha se ai dhe disa miq të tij sirianë do të drejtohen për në kufirin kroat dhe se shpresojnë të mund të arrijnë Europën Perëndimore.

Shumë refugjatë i tremben mundësisë së mbylljes së itinerarit të tyre në BE pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris.

Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia këtë javë vendosën të mbyllin kufijtë e tyre për të ashtuquajturit refugjatë ekonomikë.

Nga 19 nëntorit, vetëm refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku do të trajtohen si migrantë të ligjshëm.

Ata që vijnë nga Sri Lanka, Sudani, Maroku, Republika Demokratike e Kongos, Liberia dhe Pakistani nuk mund të kalojnë kufijtë shtetëror meqënëse vendet e tyre nuk janë zyrtarisht në luftë.

Më parë, më 17 nëntor, policia franceze i bëri thirrje dëshmitarëve të identifikojnë sulmuesin që hodhi në erë veten pranë stadiumit Stade de France të premten në sulmet që vranë 129 persona. Një pasaportë siriane u gjend nën emrin Ahmad al-Mohammad pranë trupit të tij por nuk është konfirmuar nëse pasaporta është origjinale.

Oficerët e policisë në Ballkan konfirmuan se burri në foton e pasaportës siriane kishte kaluar mes itinerarit të Ballkanit nga Greqia në Maqedoni, Serbi dhe Kroaci.

Politikanët e krahut të djathtë në të gjihtë BE-në të bëjnë thirrje për mbyllje të kufirit, duke thënë se kishte prova se militantët e Shtetit Islamik po fshiheshin mes refugjatëve.

Franca ka kërkuar kontrolle më strikte në kufijtë e jashtëm të BE-së. Një përgjigje për këtë kërkesë do të bëhet nga takimi ministror i BE që fillon më 20 nëntor.

Migrantët në Ballkan. Foto: Beta/AP.
Migrantët në Ballkan. Foto: Beta/AP.

OJQ-të e të drejtave të njeriut thonë se BE-ja duhet t’i rezistojë dëshirës për të mbyllur kufijtë e jashtëm do të rezultonte në abuzime me të drejtat e njeriut ndërsa do të kishte pak ndikim te siguria apo në ngadalësimin e fluksit të refugjatëve.

Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët, Antonio Guterres, më 17 nëntor tha se nuk kishte kuptim të fajësoheshin refugjatët për sulmet terroriste në Francë, duke theksuar se ata nuk mund të merrnin përgjegjësi për atë që ndodhi në Paris, Beirut dhe gjetkë.

Duke folur për Serbinë, Guterres nxiti qeveritë europiane të mos bëjnë veprime të njëanshme në përgjigje të sulmeve të fundit por të gjejnë një përgjigje të përbashkët.

Sadam Ahmed, 19-vjeç nga Afganistani, tha për BIRN se vrasjet në Paris kishin shkaktuar shumë probleme për refugjatët.

“Ne jemi në  telashe të mëdha tani… ne vijmë nga një luftë dhe ata duan të na kthejnë atje për shkak të kësaj,” tha ai.

Ahmed, që do të shkojë në Zvicër, tha se policia e BE-së duhet të krijojë një procedurë për të dalluar terroristët nga refugjatët e zakonshëm.

“Ata duhet t’i kontrollojnë disi njerëzit… të marrin shenja gishtash… të bëjnë çfarë është e nevojshme për të na dalluar, sepse nuk jemi terrorist… duam vetëm të fillojmë një jetë të re nga e para,” tha ai.

Ai tha se ishte hasur me ISIS sepse ata kanë një bazë në fshatin e tij Pekha në distriktin Achin të Afganistanit.

“Humba prindërit, dy vëllezërit dhe një motër. Nuk e di se ku janë ata në këtë moment. Ushtarët e ISIS kanë një seli në fshatin tim dhe kushdo i trembet atyre… ne gjithashtu po ia mbathim nga talebanët,” tha ai.

Itinerari i refugjatëve mund të bëhet më i ndërlikuar pas takimit të BE-së më 20 nëntor, nëse vendet përgjatë itinerarit vënë kontrolle kufiri.

Në total, shtetet e BE-së kanë ndërtuar më shumë se 235 kilometra gardh në kufijtë e jashtëm të BE-së me një kosto prej 175 milionë dollarë.

Maqedonia ka filluar të ngrejë një gardh në kufirin jugor me Greqinë, aktualisht pika kryesore e hyrjes së refugjatëve.

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov tha më 15 nëntor se qëllimi i gardhit nuk ishte të mbyllej kufiri por të kontrollohej dhe kufizohej vala e refugjatëve.

Nëse kjo ndodh, refugjatët do të përfundojnë të ngecur në shtetet e Ballkanit që nuk mund të përballen as me sasinë e refugjatëve që kanë rënë dakord në takimin e BE-së mbajtur më 25 tetor.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ra dakord atëherë me liderët e Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Bulgarisë, Rumanisë, Serbisë, Kroacisë, Hungarisë, Sllovenisë, Austrisë dhe Gjermanisë që të akomodonin 50,000 refugjatë në Greqi dhe 50,000 të tjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë kapacitetet totale të shteteve të Ballkanit nuk e kalojnë 10,000 refugjatë.

Sipas autoriteteve maqedonase që kanë rënë dakord për 2000 refugjatë, nëse më shumë se kaq qëndrojnë në vend nuk mund të garantohet trajtimi njerëzor i tyre.

Marija Ristic, Sven Milekic, Natalia Zaba, Sasa Dragojlo dhe Sinisa Jakov Marusic kontribuan në këtë artikull.

Etiketa: AfganistaniBallkanBEBIRNdëshmitarëFrancaFranceGreqiGreqiaISISKomisionerikostoKroaciKroaciaLiberiaMaqedoniMaqedoniaMarokundikimOKBPakistaniParapasaportaPoliciaSerbiSerbiashqipSiguriaSiriSiriasiriantalebanTerroristZvicër
Tjetri
Myslimanët e Shqipërisë kërkojnë ndihmën e shtetit për të kontrolluar xhamitë rebele

Myslimanët e Shqipërisë kërkojnë ndihmën e shtetit për të kontrolluar xhamitë rebele

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.