AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Tre përçarjet e Europës

Jean Pisani-FerryngaJean Pisani-Ferry
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një europian ka të pikturuar në fytyrë flamurin e Bashkimit Europian gjatë një manifestimi në Francë në vitin 2014. Foto: Serge Kalika/Flickr.

Me një krizë madhore refugjatësh dhe një sfidë të madhe sigurie në zemër të Europës, BE-ja duhet të tregojë se di të përballojë presionin e jashtëm përmes masave të nevojshme, ose ajo do të shpërbëhet në shtetet përbërëse.

Një europian ka të pikturuar në fytyrë flamurin e Bashkimit Europian gjatë një manifestimi në Francë në vitin 2014. Foto: Serge Kalika/Flickr.
Një europian ka të pikturuar në fytyrë flamurin e Bashkimit Europian gjatë një manifestimi në Francë në vitin 2014. Foto: Serge Kalika/Flickr.

Dhjetë ose njëzetë vjet më parë, pyetja ekzistenciale me të cilën përballej Bashkimi Europian ishte nëse kishte ende një qëllim në një botë të globalizuar. Pyetja sot është nëse BE-ja mund t’i përgjigjet efektivisht shokeve madhore që vijnë nga jashtë.

Vendet që e rrethojnë Europën janë të varfra dhe të rrezikshme. Në jug, Xhibraltari ka të ardhura për frymë që zbresin 5-fish. Lufta ka shpërthyer së fundmi në Ukrainë. Konflikti Izrael Palestinë ka vazhduar për më shumë se 50 vjet. Dhe lufta në Irak mezi përfundoi përpara se dhuna në Siri të fillonte.

Për disa dekada pas Luftës së Dytë Botërore, Europa mund të përballonte vështrimin pa interes të asaj që ndodhte përtej kufijve të vet: siguria ishte problem i Shteteve të Bashkuara. Por gjërat kanë ndryshuar. SHBA u tërhoq nga Iraku duke sinjalizuar kufizimet e angazhimit të saj dhe problemet në lagjen e BE-së – jo vetëm në Siri, por edhe në lindje dhe jug – tani po i trokasin në derë. Ndaj duket se prioriteti kryesor i BE-së duhet të jetë mbrojtja e vetes dhe ndihma për të stabilizuar mjedisin e vet.

Megjithatë tre përçarje të brendshme e bëjnë të vështirë për BE-në të arrijë këto qëllime. Britania po pyet veten nëse duhet të largohet. Europa perëndimore dhe lindore janë në vështirësi nga kriza e refgjatëve. Dhe Franca dhe Gjermania kanë prioritete të ndryshme.

Problemi i Britanisë mbi anëtarësinë në BE i ka rrënjët në histori: në vitin 1946, Uinston Çërçill njihet se mbrojti një Bashkim Shtetesh të Europës – por pa Britaninë. Megjithëse ka një lloj eurofobie britanike asgjë thelbësore nuk e ndan Mbretërinë e Bashkuar nga pjesa tjetër e kontinentit.

Pikëpamja rigoroze e Zyrës së Jashtme Britanike për mënyrën si operon BE-ja nuk solli një axhendë për riatdhesimin e kompetencave.

E vetmja kërkesë e rëndësishme e shprehur nga kryeministri David Kamerun në letrën e tij të fundit ndaj BE-së lidhet me migrimin e brendshëm. Britania, ish-kampione e lëvizjes së forcës punëtore, është bërë tanimë e shqetësuar për punëtorët e huaj dhe do të kufizojë aksesin e tyre ndaj përfitimeve sociale. Kjo është me gjasa një pikë ngecjeje në marrëdhënien Britani-BE; por nuk mund të thuhet se është një arsye që t’i japë fund një partneriteti prej 4 dekadash.

Sondazhet tregojnë se referendumi i Britanisë mbi vazhdimësinë e anëtarësisë në BE, që Kamerun ka premtuar se do ta mbajë në fund të 2017, do të ketë një rezultat të ngushtë. Por do të jetë një tragjedi dhe gabim i madh nëse britanikët votojnë për dalje nga BE-ja si një formë e mbrojtjes ndaj trazirave të kontinentit.

Përçarja e dytë u shfaq me krizën e refugjatëve. Në vitin 2014, zgjerimi prej big bang-u i BE-së në vitin 2004 mund të vlerësohej si një histori suksesi, pasi kontribuoi në trazicionin e shpejtë dhe paqësor ekonomik dhe poliitk në Europën Qendrore dhe Lindore. Por duket se unifikimi i vërtetë europian është ende në proces.

Kriza e refugjatëve ka zbuluar se anëtarët perëndimorë dhe lindorë të BE-së nuk kanë të njëjtin koncept për një shtet. Shumica e vendeve të Europës Perëndimore kanë konverguar të paktën de fakto në një përcaktim jo-etnik dhe jo-fetar. Shumica janë shtëpi e minoriteteve të konsiderueshme etnike dhe fetare. Ky nuk ka qenë një transformim i lehtë dhe ka ndryshime në aftësinë e perceptuar të vendeve për të marrë imigrantë, por ndryshimi është i pakthyeshëm.

Shumica e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, megjithatë refuzojnë. Kryeminsitri hungarez Viktor Orban ka krijuar një retorikë të ashpër anti-myslimane. Homologu i tij sllovak, Robert Fiko lajmëroi në korrik se vendi i tij do të pranonte vetëm refugjatët e krishterë. Më herët këtë muaj, presidenti çek Millosh Zeman iu drejtua një grupi të quajtur Blloku Kundër Islamit, duke thënë te mbështetësit se nuk ishin ekstremistë. Dhe ministri i ri për çështjet europiane në Poloni, Konrad Szymanski, nuk priti as 24 orë nga sulmet në Paris përpara se t’i përdorte ato për të denoncuar problemet e Europës.

Kjo nuk është një mosmarrëveshje për politikat. Është një ndarje mbi parimet – ato parime që kanë traktatet e BE-së dhe Karta e të Drejtave Themelore. Në Gjermani, veçanërisht, çdo person i persekutuar për shkaqe politike ka të drejtën e azilit. Përkundrazi keqkuptimit të zakonshëm, kancelarja gjermane Angela Merkel veproi në bazë të vlerave të moralit, jo interesit demografik, duke lejuar hyrjen e një milionë refugjatëve këtë vit.

Gjermania nuk pret solidaritet nga partnerët e vet europianë. Në krye të krizës së migrantëve, ndoshta shpresoi të merrte pak solidaritet. Refuzimi publik dhe kategorik i thirrjes së heshtur të Gjermanisë nga vendet që vazhdojnë të përfitojnë masivisht nga solidariteti europian nuk mund të harrohen lehtë.

Përçarja e tretë ndodhet mes Francës dhe Gjermanisë. Që nga sulmet e 13 nëntorit në Paris, siguria është bërë një objektiv madhor i Francës. Megjithatë, Gjermania është e përqendruar në organizimin e pritjes dhe sistemimit të fluksit masiv të refugjatëve.

Kjo ndarje është më shumë rrethanore se thelbësore. Terrorizmi mund të përhapet në Gjermani dhe refugjatët mund të kalojnë kufijtë. Të paktën për tani, shqetësimet e publik dhe prioritetet e qeverisë janë të ndryshme.

Si Merkel dhe presidenti francez Hollande kanë shprehur zotimin për mbështetje të përbashkët. Franca do të mirëpresë disa refugjatë dhe Gjermania do të çojë ca trupa në Mali. Por gjesti simbolik nuk mjafton. Rreziku mbetet që çdo vend të ndihet sikur është lënë vetëm në këtë rrethanë kritike.

Iniciativa më ambicioze janë propozuar. Sigmar Gabriel dhe Emmanuel Macron, ,ministri gjerman i ekonomisë dhe ai francez, së fundmi bënë thirrje për një fond të përbashkët për të zgjidhur sfidat e refugjatëve dhe sigurisë në Europë dhe për të financuar politika të përbashkëta. Fondi do të shërbejë si një mekanizëm i përqendruar i ndarjes së rrezikut dhe do të jetë një hap modest por kuptimplotë për kalimin e këtij ngërçi te iniciativat e BE-së, në mos te përbashkimi i  mbrojtjes dhe sigurisë siç sugjerojnë disa studiues.

Çfarëdo forme të marrë, duhet më shumë guxim. Ndryshe dështimi për të zgjidhur rreziqet dhe sfidat e zakonshme mund të rezultojë në investimin mendor të shtetasve në shtetin komb, duke refuzuar kështu solidaritetin dhe duke bërë thirrje për rikthim të kufijve shtetëror.

Nuk është rastësi që tre përçarjet e BE-së janë shfaqur në këtë moment të përballjes me sfida të pahasura më parë. Presionet e jashtme zbulojnë dobësinë e brendshme. Europa mund t’i kalojë ato ose të thërrmohet para tyre. Krizat binjake të refugjatëve dhe të sigurinë në BE janë një moment i së vërtetës.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Europe’s Three Fault Lines

Etiketa: Angela MerkelBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBritanidhunaEmmanuel MacronEuropaFrancaGjermaniGjermaniaIrakIzraelKrizaLuftaMacronMalimbështetjeMbrojtjaMerkelmyslimanendarjeOrbanpaktParaPoloniProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëRefuzimiSHSHBASiguriaSiriTerrorizmiViktor Orban
Tjetri
NATO fton Malin e Zi të bëhet anëtar

NATO fton Malin e Zi të bëhet anëtar

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.